Mendime
Sali Berisha: Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
E diele, 11.12.2022, 08:50 PM
Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Nga
Sali Berisha, Kryetar i Partisë
Demokratike
Shqipërinë
kjo ditë e gjen 53 vende apo shkallë nën Republikën e Kosovës, por edhe katër
shkallë më poshtë se sa Vietnami socialist i një diktature komuniste.
Shqiptarët
kjo ditë i gjen si vendin e dhunimit masiv të lirive dhe të drejtave njerëzore.
Të
dashur miq, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave Njerëzore në Shqipëri janë në
gijotinë sot liria e fjalës nga sulmi i Edi Ramës, bastardit të Kristaq Ramës,
xhelatit të diktaturës staliniste që firmoste varjen në litar në gusht të vitit
1988 të disidentit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar të drejtave të
njeriut.
Në
traditën e të atit xhelat, Edi Rama është i vetmi lider në Europë dhe botë që
duke mos kontrolluar urrejtjen kongenitale patologjike për mendimin ndryshe
mbyll e konfiskon televizione që nuk i nënshtrohen dhe e kritikojnë atë ose për
të njëjtat arsye hedh në erë në dhunim flagrant të Kushtetutës dhe ligjeve
Resorte Turistike të pronarëve të grupeve mediatike.
Qytetarët
shqiptarë kjo ditë i gjen pasi me psedoreformën Sorosiane të Drejtësisë, ky
sistem është kthyer në degë ekzekutivi ndaj dhe sot 95% të gjyqeve midis
qytetarit dhe qeverisë i fiton qeveria, por dhe më keq falë kësaj reforme që i
preu shtyllën kurrizore shtetit shqiptar qytetarët shqiptarë kanë humbur të
drejtën e një procesi të drejtë ligjor mbasi ata duhet të presin 10 madje edhe
gjer në 20 vite për të gëzuar të drejtën e shqyrtimit të padive të tyre.
Njëkohësisht ata vetëm për të afruar afatet e shqyrtimit në gjykata të padive
të tyre duhet të paguajnë qimet e kokës.
Qytetarët
shqiptarë kjo ditë i gjen në kushtet kur shteti ligjor për shkak të vjedhjes së
votave të tyre është zëvendësuar në Shqipëri me shtetin e drogës, krimit, pra
narkoshtetin.
Qytetarët
shqiptarë kjo ditë i gjen me burgje ferr njerëzor në të cilat vriten vetëvriten
e vdesin nga torturat të burgosur të rinj dhe qytetarë të moshave të tjera.
Vetëm në një vit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë u arrestuan në
tërësi në një vit 38 qytetarë.
Qytetarët
shqiptarë i gjen këto ditë kur në vend ka rënë Kushtetutshmëria dhe nuk
ekziston më balanca dhe kontrolli i pushteteve. Ato janë zëvendësuar me
pushtetin një partiak apo diktaturën e partisë shtet. Edi Rama duke vjedhur
votën ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë. Ai kontrollon sot të gjitha pushtetet. Madje ka
në duart e veta 10% pushtet më shumë se sa kishte diktatori i fundit komunist
shqiptar në vitin 1981.
Edi
Rama me narkoshtetin e tij përdor sot çdo mjet, përfshirë dhunën fizike, për të
zhdukur opozitën e vërtetë dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Për të
gjitha këto sipas raportit të fundit të World Justice Project, Shqipëria e Edi
Ramës për treguesin e zbatimit të ligjit, d.m.th të shtetit ligjor dhe
garantimit me ligj të të drejtave të qytetarëve renditet 53 vende nën
Republikën e Kosovës, por edhe 4 vende nën Vietnamin socialist te një diktature
komuniste. Kjo situatë dramatike, kjo rrokullisje e tmerrshme në monizëm të
plotë është një apel për ndërgjegjen njerëzore, shoqërore dhe politike të çdo
shqiptari të ngrihet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të tij dhe me moton
vdekje, vdekje monizmit, të mbrojmë liritë dhe të drejtat dhe të shpëtojmë
shqiptarët dhe Shqipërinë nga armiku i tyre Edi Rama.