Mendime
Sadik Bejko: Krijimin e Partisë Demokratike e kam pritur...
E diele, 11.12.2022, 07:56 PM
Krijimin e Partisë Demokratike e kam pritur...
Nga
Sadik Bejko
Kishte
net e net që e gdhija pa gjumë. Për rreth dy vjet. Veshët i mbaja te radioja në
lajmet . Komunizmi në Europë po rroposej vend më vend. Ishte një rroposje
apokaliptike. Gjysmën e Europës po e vinte nën rrënojat e tij. Tek ne bie nuk
bie? Të shkonte në të sëmës. Tundej e nuk këputej. Kur do të ndodhte edhe tek
ne? Ankth.. Ato Plenumet e Ramizit... Ato radhët pa mish, pa miell, pa qumësht
... të merrej fryma të blije një bukë.
Më
së fundi erdhi kjo datë. Si sot më 1991
U
krijua PD.
E
dha veten monstra... komunizmi . Nuk do
të kthehej më.
Këtë
e ndieja. Dhe se frika ishte aty e fshehur në çdo qoshe rruge.
Por
ra. PD ishte jo një shenjë .Ishte një gur kufiri. Më kthim prapa nuk do të
kishte.
Kjo
ishte PD. Kjo është edhe sot. Një simbol. Datë që më thotë mua: komunizmi nuk
kthehet më.
U
përmbys.