Mendime
Florim Zeqa: A mundemi ta çlirojmë veriun pa ndihmën e ndërkombëtarëve?!
E premte, 16.12.2022, 07:13 PM
A mundemi ta çlirojmë veriun pa ndihmën e ndërkombëtarëve?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikur
ta kishim fituar vetë luftën më Serbinë, nuk do të dilnim humbës as në kohë të
paqes!
Por,
problemi qëndron pikërisht në faktin se ne nuk ishim të zotët ta fitojmë
luftën, andaj na u desht ndihma e SHBA-ve, përkatësisht e aleancës më të
fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.
Veriu nuk u nda sot, por
23 vjet më parë
Mirëpo,
edhe pas 78 ditë bombardimesh të caqeve serbe nga forcat ajrore, hyrja e
forcave tokësore të NATO-s u bë e mundur vetëm përmes marrëveshjes së 9
qershorit të vitit 1999 në Kumanovë.
Se
cila ishte ajo marrëveshje dhe çka përmbanë, e dinë vetëm gjeneralët e NATO-s
dhe ata serbë. Krejt çka flitet dhe përshpëritet rreth asaj marrëveshje janë
spekulime mediatike dhe të kafeneve, ngase ne shqiptarët nuk ishim pjesë e asaj
marrëveshje!
Megjithatë,
produktet e asaj marrëveshje i shijuam në vijimësi dhe po i shijojmë edhe në
ditët e sotme, filluar nga vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e Lumit
Ibër, ku nga ajo kohë dhe deri në ditët e sotme e kemi të ndarë qytetin e
Mitrovicës në veçanti dhe veriun e vendit në përgjithësi!
Nga
ajo kohë e deri më sot, nuk njihet asnjë përpjekje serioze e institucioneve
shtetërore, shoqërisë civile dhe e qytetarëve për bashkimin e pjesës së ndarë
23 vite e gjysmë më parë!
Aksionet
sporadike, përkatësisht veprimet e kohëpaskohme nga qeveritarët tonë asnjëherë
nuk ishin serioze dhe të përgatitura për ta çuar deri në fund misionin e
bashkimit të Mitrovicës dhe veriut si tërësi!
Pas
çdo aksioni policor kanë ndodhur tërheqjet nga veriu, tërheqje më pasoja fatale
(vrasje dhe plagosje të policëve) dhe dëme materiale (djegie dhe shkatërrim të
pikave kufitare), të cilat gjithnjë janë pasuar me barrikadim të pjesës veriore
nga bandat kriminale.
FSK-ja më lak në fyt
Edhe
përkundër faktit se në pushtet e kemi një qeveri me kredibilitetin më të lartë
qytetar, kemi Polici të përgatitur mirë dhe Ushtri në strukturim e sipër, prap
se prapë mbeten të pamjaftueshme për çlirimin e veriut nga bandat kriminale
serbe!
Pse?
Sepse
për kalimin eventual të Ushtrisë (FSK-së) në veri të vendit kërkohet miratimi
apo leja nga organet kompetente ndërkombëtare, përkatësisht KFOR-i (NATO).
Andaj,
edhe përkundër gatishmërisë eventuale për ndërhyrje në veri e kemi të pamundur
shkaku se në mes i kemi forcat e KFOR-it si e vetmja forcë mbrojtëse dhe
garantuese e sovranitetit të shtetit tonë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit të OKB-së!
Elitat
politike sado të ngritura dhe përgatitura qofshin, nuk janë ato që e mbrojnë
sovranitetin dhe integritetin e Republikë së Kosovës.
Janë
trupat e uniformuara të ushtrisë të cilat në rrethana normale i dalin zot
vendit.
Edhe
pse kemi President(e), ajo nuk e ka fuqinë ekzekutive të Komandanit Suprem të
Forcave të Sigurisë së Kosovës shkaku i mandatit të KFOR-it si e vetmja forcë
mbrojtëse e paqes mes palëve në konflikt!
Pra,
ruajtja e sigurisë dhe mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë
është në dorën e ndërkombëtarëve, nuk është në dorën e institucioneve të
Republikës së Kosovës, përkatësisht të FSK-së!
Nëse
liderët shtetëror e mendojnë se janë të zotët t’i largojnë barrikadat dhe ta
çlirojnë veriun e vendit në përgjithësi, duhet të kërkojnë mandatin nga KFOR-i.
Mirëpo,
paraprakisht kësaj kërkese duhet të bëhen llogaritë mirë, se a jemi vërtetë të
përgatitur për një përballje eventuale ushtarake me Serbinë! Ngase më pas,
gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht. Nuk ka më poste dhe privilegje nga
politika, ka luftë për jetë a vdekje deri në fund!
“Pataten
e nxehtë”, të bartur nga njëra qeveri në tjetrën siq duket një ditë do ta
gëlltisim të gjithë së bashku, për shkak se bashkësia ndërkombëtare është
lodhur me ne, përkatësisht me liderët kosovarë fjalëmëdhenj e punë pak, të
cilët interesin e shtetit e ndërlidhin gjithnjë me interesin personal dhe
anasjelltas! Ndërkombëtarët nuk të falin asgjë. Do të marrim atë që e kemi
merituar, do ta humbasim atë për të cilën nuk kemi punuar për 23 vjet ne paqe!