Mendime
Enver Bytyçi: Sa paguhet e me çfarë shpërblehet Edi Rama si avokat i Serbisë?!
E shtune, 22.04.2023, 07:57 PM
Sa paguhet e me çfarë shpërblehet Edi Rama si avokat i Serbisë?!
Nga
Enver Bytyçi
Kryeministri
shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë, në të cilën sërish del në mbrojtje
të Aleksandër Vuçiçit dhe Serbisë kur bie fjala për raportet me Kosovën. Rama
ka folur për një portal shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të quajtur KDP.
Ndërkaq deklaratat e kryeministrit tonë i kanë komentuar me entusiazëm mediet e
Beogradit. Eshtë e kuptueshme se me sa patetizëm i kanë pritur ato Aleksandër
Vuçiç, Ivida Daçiç dhe politika nacionaliste e Beogradit. Aq sa presidenti i
Serbisë ka filluar ta shesë si arritjen më të madhe në karrierën e tij politike
bashkëpunimin me Edi Ramën.
Sipas
kryeministrit shqiptar, kompromiset që duhet të bëjë Prishtina, sado të
dhimbshme të jenë për ta, janë një ‘copë keku’ në krahasim më atë që duhet të
pranojë Beogradi në këtë dialog. “Është një copë keku në krahasim me atë që
duhet të gëlltisë Beogradi,” tha ai. E jo vetëm kaq! Rama sërish kërkoi që
komuniteti ndërkombëtar perëndimor të mos bëjë presione ndaj Serbisë për të
vendosur sanksione ndaj Rusisë, raportoi para dy ditësh agjencia e lajmeve
serbe, B92. Ndërsa media ruse Sputnik citoi Edi Ramën të ketë thënë: “Serbia
nuk mund ta bëjë këtë as politikisht, as teknikisht. Serbia është e mbaruar pa
gazin rus. Nuk është Gjermania që mund të presë dhe mund të hapë një platformë
tjetër për gazin çdo të shtunë, përmes të cilës ajo blen gaz shumë më të
shtrenjtë nga Katari dhe vende të tjera“. Ky deklaratë është e fundit nga
avokatia që Edi Rama i ka bërë për dekada Serbisë, pavarësisht genoocidit që
ajo ka bërë kundër shqiptarëve në Kosovë!
Në
karrierën e tij Edi Rama historikisht është orientuar nga një aleancë me
Serbinë. Kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, në pamundësi për t’iu qasur
në fushën politike, ai iu përkushtua lidhjeve përmes asaj që quhet kulturë. Të
parit që i dha Çelësin e Tiranës ishte këngëtari serb, Goran Bregoviç, një
mbështetës i zjarrtë i genoocidit serb në Kosovë dhe mik i Milosheviçit. Madje,
sipas dëshmive të tashme , ai është gjithashtu eksponent i shërbimit sekret të
Serbisë. Rama asokohe nxiti botues të ndryshëm afër tij në Tiranë që të
rehabilitonin shkrimtarin dhe diplomatin anti-shqiptatr të Serbisë, Ivo Andriç.
Sponosorizoi përkthimin e librave të tij në shqip. Dhe të gjitha këto i bëri
vetëm një-dy vite pas luftës në Kosovë.
Megjithatë
u desh që Edi Rama të bëhej kryeministër, e ne shqiptarët të shihnim qartë se
çfarë lidhjesh të ngushta kishte ai me Beogradin. Fillimisht gatoi së bashku me
Vuçiçin planin e “heroizimit” të tij, Ndodhi kjo me “sulmet” ndaj Olsit
(vëllait te Ramës) prezent në stadiumin e Beogradit në ndëshjen Shqipëri-Serbi
në tetor 2014, kur shërbimi sekret i Serbisë inskenoi dronin e Shqipërisë
Etnike mbi stadium. E fajësuan Olsin për këtë dron. Sepse fillimisht Edi,
vëllai i tij dhe gjithë familja duheshin reklamuar si “patriote” te shqiptarët!
Një
muaj më pas të dy kryeministrat, Vuçiç dhe Rama, sajuan planin e “shpalljes së
pavarësisë së Kosovës” në Beograd, gjatë një konference shtypi që ata mbajtën
aty. Njerëzia thirrën me të madhe, madje thërrasin idiotët edhe sot, se “Edi
Rama ishte i pari që ua tha në Beograd serbëve – Kosova është e pavarur”! Nuk e
menduan asnjëherë pse Edi dhe Sandri e bënë këtë akt?! Megjithatë ajo çfarë ka
ndodhur pas nëntorit 2014 ka zbuluar tashmë gjithçka edhe çfarë intrige qe ajo
deklaratë në ndihmë të imazhit të Edi Ramës te shqiptarët. Pas saj ka ndodhur
ajo që ishte e pamendueshme dhe e pashpjegueshme. Edi Rama në mënyrë
kontinuive, prej fillimit e derisa të jetë gjallë, e mbron e do ta mbrojë
Serbinë në raport me Kosovën. Gjithmonë do t’i jepte e do t’i japë të drejtë
Serbisë në konfliktin e saj me Kosovën. Aq sa ka mbërrit ta paraqesë Serbinë si
viktimë, ndërkohë që Kosovën si „agresore“ kundër serbëve.
Nuk
do të radhis gjithçka çfarë ka bërë kryeministri i Shqipërisë në mbrojtje dhe
në shërbim të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiç. Të gjitha këto
do të shënohen në historinë e turpshme të shqiptarëve, atëherë kur dikush të
publikojë bisedat dhe aktet që janë ndërmarrë për ndarjen e Kosovës si dhe për
Open Balkan. Ndërsa deklarata e cituar në fillim të këtij shkrimi për një
portal të Maqedonisë së Veriut është dëshmia e fundit në radhën e shumë
deklaratave dhe akteve pro-serbe e anti-shqiptare (anti-kosovare) të Edi Ramës.
Kjo deklaratë jo vetëm e forcon pozitën e serbëve dhe e dobëson atë të Kosovës
në dialogun midis tyre, por rrit shanset që Kosova të dëmtohet rëndë nga pikëpamja
e funksionimit institucional dhe integritetit territorial nga krijimi i
Asosacionit serb.
Pikërisht
ky është qëllimi dhe kuptimi i asaj deklarate. Gjithçka, çdo deklaratë dhe
qëndrim të tijin pro-Serbisë, kryeministri i Shqipërisë i bën në momentin e caktuar,
kur rritet ndikimi i tij në suksesin serb kundër Kosovës e dobia në favor të
Serbisë. Asgjë, asnjë deklaratë dhe qëndrim i tij në raport me Serbinë nuk
është i rastësishëm. Kush e merr dhe interpreton si të tillë, kërkon që ta
relativizojë përgjegjësinë e tij.
Megjithatë
është enigmë dhe e panjohur pse Edi Rama e bën këtë gjithmonë në momentet
delikate dhe të disfavorshme për Beogradin! Pse ai pikërisht kur Kosova është
në avantazh i bie bilbilit për ndonjë faull të skuadrës kosovare të dialogut?!
Pse qenkan për Kosovën kek lëshimet që mund të bëjë ajo ndaj Serbisë dhe qenka
helm zgjidhja për Serbinë?! Askush nuk e di sot e kësaj dite se sa paguhet e me
çfarë shpërblehet Edi Rama për avokatinë e tij ndaj Serbisë dhe për diversionin
që ai ia bën Kosovës. Megjithatë do të vijë një ditë e kjo do të mësohet
patjetër!
__________
Shkodraloce
është e do të jetë kështjella i lirisë, demokracisë dhe nacionalizmit shqiptar!
Faleminderit
Zot i Madh që Shqipërisë ia fale Shkodrën e Kosovën, që ajo të mos shuhet kurrë!
Edhe kur pushteti udhëhiqet nga filozofia e shuarjes së kombit! I tillë është
ky pushteti i sotëm!
Por
Shkodërlocja është etaloni i lirisë dhe nacionalizmit shqiptar, sepse ka pasë e
ka burra e gra që e lartësojnë atë! 66 përqind e shkondranëve besojnë në keto
që unë po shkruaj! Besojnë gjithashtu te kryetari aktual i Bashkisë, Bardh
Spahia!