Mendime
Aurel Dasareti: Miu i kanalizimeve fyen flamurin më të bukur në botë
E merkure, 19.04.2023, 07:57 PM
Miu i kanalizimeve fyen flamurin më të bukur në botë
Flamuri
kombëtar është një flamur që përfaqëson dhe simbolizon një komb, dhe që
përdoret si nga autoritetet ashtu dhe shoqëria civile
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Flamujt e shumë vendeve
ekzistojnë vetëm të këtij lloji, dhe përdoren gjithashtu nga autoritetet
shtetërore dhe detare, ndërsa vendet e tjera kanë flamujt e tyre (të veçantë)
që përdoren për këto qëllime. Një flamur kombëtar zakonisht dizajnohet me
kuptime specifike për ngjyrat dhe simbolet, të cilat gjithashtu mund të
përdoren veçmas nga flamuri si simbol i kombit përkatës. Dizajni i një flamuri
kombëtar ndonjëherë ndryshohet pas ndodhjes së ngjarjeve të rëndësishme
historike.
Si flamuri i shteteve të
pavarura ashtu edhe flamuri i kombeve të kuptuara si bashkësi kulturore (pakica
kombëtare, minoritete) mund të përshkruhen si flamuj kombëtarë.
Flamuri kombëtar është një simbol i rëndësishëm për të gjitha vendet e
ndryshme dhe një mënyrë e shkëlqyer për të treguar përkushtimin dhe praninë e
kombit në kontekste të ndryshme.
Rregullat për valëvitjen
e flamujve ndryshojnë nga vendi në vend, por një rregull i zakonshëm është që
flamuri duhet të valëvitet vetëm gjatë ditës kur jashtë është dritë. Nëse ka
një flamur që varet edhe natën në errësirë, ai duhet të ndriçohet.
***
Njeriu ka rrënjët e
veta, ka një gjenealogji, një kujtesë etnike, ose, me një fjalë, nuk është i
përcaktuar vetëm nga shpresat dhe nga interesat e tij. Para se t`i futet
vullnetarisht një beteje (apo një karriere), ai është përfshirë, dashur pa
dashur, në një fat kolektiv; para se të jetë i kultivuar apo i pa-kultivuar, borgjez apo proletar, ai është kulturor: i
zhytur, me trup dhe me shpirt, në thelbin e bashkësisë së tij.
Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta, gjenealogjinë, me një kujtesë
etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, historinë, traditat, me zakonet e
tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të
këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.
Prandaj (urgjentisht) duhen ligje të veçanta për hoxhallarët problematikë
antishqiptar (i sojit të leckës së pavlerë mazllam mazllami) që në bashkëpunim
me armiqtë e popullit tonë po punojnë për të na zhdukur nga faqja e dheut.
***
https://www.youtube.com/watch?v=7s8pMXrNDtY