E marte, 08.10.2024, 02:06 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: "Lista Serbe" - bandë terrorizuese e serbëve të Kosovës!

E diele, 23.04.2023, 07:52 PM


"LISTA SERBE" - BANDË TERRORIZUESE E SERBËVE TË KOSOVËS!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Tej një dekade sundon dhunshëm "Lista Serbe", në Veriun e Kosovës. Pluralizmi i memzi pritur në sferën ballkanike, kjo bandë monstrume politike e rrënoi, duke e rikthyer monizmin e urryer.

Bardhyl Mahmuti, i ngarkuar me politikën e jashtme të LPK-së, i afërt me Hashim Thaçin, ishte i pari që denoncoi lidhjen agjenturore në mes Hashimit dhe dhëndrrit serb, Damjan Arnaud, agjent i Shërbimit francez DGSE. Këtë lidhje agjenturore, e konfirmon edhe shefi i Shërbimit Qendror francez, Pierre Seramy, duke dhënë edhe historikun e rekrutimit. Në proceset e radhës të Kosovës, Arnaud ishte çoban i Hashimit, që nga refuzimi në Rambuje; vënien e kufirit ke Ura e Ibrit; vrasjen e dhjetra dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga Veriu, me praninë e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.

Dosjet faktike të krimeve serike të luftës dhe të pas luftës të Hashimit, me komandantët banditër të tij, përmes Arnaud, në koordinim të plotë me Serbinë, u diktua plani i Ahtisarit, Fusnota, 6 pikëshi i Baki Munit, për të vazhduar me Demarkacionin, Asociacionin dhe deri tek bashkëpunimi kontrabandist me "Listën Serbe", në këmbim të sundimit në Veriun e Kosovës, për të kulmuar me agjitimin, lobimin e paguar, për ta ndarë Kosovën.

Krstiq akuzon Thaçin dhe Ramushin: "Ndihmuan -Listën Serbe-

për shkatërrimin e pluralizmit politik të serbëve në Kosovë

Gazetari serb, nga Veriu i Kosovës, Branisllav Krstiq, i cili informon për mediet prestigjioze botërore, në dabatin ke TV-10, "akuzoi pushtetarët e Kosovës, me emër Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, të cilët bënin kontrabandë me kryekriminelët e "Listës Serbe", dhe ndihmuan ate, për shkatërrimin e pluralizmit politik partiak të serbëve në Kosovë!" Dhe, kjo e vërtetë e madhe është e dokumentuar katërcipërisht.

Pozita e sotme provoi ndërprerjen e kontrabandës, pothuaj se, zyrtare të ish-pushtetarëve të Kosovës, me kryebanditërit e "Listës Serbe" dhe vendosjen e ligjit në Veriun e Kosovës. Por, reagimi i "Listës Serbe", duke parë se po humbë privilegjet e pakufishme, në sundimin e Veriut, reagoi vrazhdësisht, deri në bojkotin total administrativ të komunave dhe barrikadimin rrugor, për një muaj radhazi!

Sulmit të "Listës Serbe", kundra Qeverisë Kurti, iu bashkua opozita e Kosovës, duke akuzuar "pozitën se humbi pushtetin që kishim në Veriun e Kosovës!" Realisht, qeveritë paraprake nuk kishin kurrëfarë pushteti në Veri. Përkundrazi, në librat shkollore, në gjuhën serbe, mësuesit e paguar nga shteti i Kosovës, shpjegonin dhe vazhdojnë të ligjërojnë për "terroristët shqiptarë", duke iu referuar luftëtarëve për lirinë e Kosovës! Sjellja destruktive e opozitës, për qëllime të errëta pushtetare, dëmtoi shumë dialogun. Ishte një tradhti e radhës.

"Lista Serbe" me përkrahjen e Beogradit dhe të pushtetarëve të djeshëm të Kosovës, u forcua dhe u ligjësua në sundimin e Veriut të Kosovës. Zëdhënësit e saj, nga mediumet e Kosovës, u forcua dhe u ligjësua në sundimin e Veriut të Kosovës, të kryesuar nga Baton Haxhiu, me lukuninë e tij, komandantët e PDK-së, Valon e Muratin e një partie që nuk ka as kryesi, Dukagjin Gorani, Dardan Molliqaj, e deri ke Pacolli, që thotë se "Veriu i Kosovës duhet të sundohet nga Serbia dhe Kosova, së bashku!"

Bojkotimi i qëllimshëm i pushtetit lokal, në 4 (katër) komunat e Veriut, për të përfituar autonomi territoriale, me qëllim të shkëputjes perspektive nga Kosova, tashmë, është, qartazi, i lexueshëm. Kushtëzimet aktuale të saj, janë provokative e kriminale. Prrallat e opozitës, të prirë nga Ramushi, për shtyerje të zgjedhjeve, na kujtojnë bisedimet dhe "marrëveshjen" për dorëzimin e Çakorrit dhe të Kullës Malit të Zi!

Qeveria Kurti, me asnjë çmim, nuk duhet të bëjë asnjë kompromis, as me "Listën Serbe" dhe as me Serbinë. Përkundrazi, duhet t`i injorojë ata dhe të komunikojë, sinqerisht, me bashkadhetarët serbë dhe minoritetet tjera, për t`i realizuar zgjedhjet e 23 prillit 2023. Favorizon fakti se precedent për mos pjesëmarrje në zgjedhje të ndonjë apo ndoca partive, ka pasur dhe do të këtë. As numri i pjesëmarrjes në

votime, nuk është pengesë ligjore.

EULEX dhe KFOR obligohen për mbrojtjen e

lirive dhe të drejtave në Veriun e Kosovës

Është rast i mirëseardhur, për ta ndihmuar rikthimin e pluralizmit politik tek serbët e Kosovës. Njëherësh, me mbajtjen e zgjedhjeve në datën e caktuar, i tregohet edhe bandës kriminale në Veriun e Kosovës, se nuk ka ndarje të Kosovës pa luftë. Siç thonë amerikanët: "Në qytet është një polic tjetër".

EULEX dhe KFOR kanë thënë e përsëritur rolin dhe obligimet e tyre, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Veriun e Kosovës. Kjo nuk duhet të mbetet vetëm në etër apo letër. Bllokimi i qendrave të votimit, nga kriminelët e "Listës Serbe", turpërojnë, madje, me fund, këto dy institucione. Për hapjen e dyerëve të lokaleve për votim, nuk duhet pyetur banditërit, të cilët maltretojnë dhe terrorizojnë serbët dhe familjet e tyre, të cilët duan të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën vendore pra, të Kosovës.

Qeveria, por edhe populli i Kosovës, pozitë dhe opozitë, duhet të solidarizohen në mbrojtjen e bashkatdhetarëve të tyre jo shqiptarë. Dhe, një padrejtësi, e bërë, qoftë edhe kundër një njeriu, duhet llogaritur si padrejtësi kolektive. Andaj, nuk duhet heshtur. Ministri për Minoritete, Nenad Rashiq thotë: "Kam informatë se tash e disa vite, (përkatësisht, nga viti 2014), janë djegë afër 200 vetura. Garantoj se kjo nuk është e zakonshme në cilindo prej shteteve!"

Kërkesat jashtë çdo logjike, për tërheqjen e Policisë Speciale, nga Veriu i Kosovës, është një provokim i radhës i "Listës Serbe" dhe Beogradit zyrtar. Përkundrazi këto forca duhet të shtohen në numër, për t`i mbrojtur qytetarët e Kosovës, në atë zonë, pavarësisht etnie e besimi fetar apo bindjeve politike. Madje, qeveria duhet të bëjë kërkesë BE-së dhe KFOR-it, për vendosjen  përgjatë kufirit shqiptaro-serb, të një force solide, kuptohet, gjithëherë, në koordinim me KFOR-in. Kjo do të ishte e shëndetshme edhe për vet komunitetin minoritatar në Veriun e Kosovës.

Ngritja bërrylore në poste e Thaçit

të shantazhuar, fatale për Kosovën!

Është fajësi e madhe e strukturave të LPK-së, e cila i ka parë ambicjet e sëmura të Hashim Thaçit dhe lejoi ngritjen e tij bërrylore, në krye të institucioneve eprore, hiç meritore. Për katapultimin dinakërisht të tij, kanë folur, publikisht, disa nga kuadrot e LPK-së, se:

1) "Hashimi nuk është themelues i UÇK-së;

2) Asnjë forum politik partiak dhe as strukturë ushtarake, nuk e kishte emëruar Drejtor Politik të UÇK-së;

3) Ishte gadi ta bojkotonte Konferencën e Rambujesë, bashkë me "luftëtarët" e tij, nëse nuk do të bëhej              kryesues i delegacionit të Rambujesë! Në fakt, nuk u bë kurrë, por bëri që delegacioni i Kosovës, të mos          këtë kryetar delegacioni. Një rol të pistë, për pretendimet e tij, luajti edhe grupimi i Qosjes, me ish-                burgaxhinjtë politikë, gjithnjë në luftim të mençurakut Rugovë;

4) Shqiptarët, tashmë, e dinë se Shpallja e Pavarësisë të Kosovës u shtye për një vit, vetëm e vetëm që                Hashim Thaçi ta lexonte Deklaratën e Pavarësisë. Edhe pse, logjikisht e ligjërisht, nuk i takonte atij, ngaqë

ky lexim i përkiste Presidentit të Shtetit apo Kryetarit të Kuvendit dhe kurrë Kryeministrit, sepse po                shpallej Pavarësia e Shtetit dhe jo e qeverisë.

5) Hashimi jo vetëm që nuk ishte pjesë e luftës, përkundrazi, e saboti luftën, bashkë me një shok që e ka në        Hagë dhe dy të tjerë, të cilët, paradoksalisht, janë ende të lirë; me krerët social-komunistë të Tiranës                zyrtare; me mikun Arnaud dhe shtetin e tij; me Serbinë, mike e Francës.

6) Rrjedhimisht, UÇK-ja e LPK-së nuk u lejua të futet në Luftën e Kosovës, me formacionet e organizuara        ushtarake. Madje, ata që hynë, ose donin të hynin në luftë në Kosovë, pa lejen e SHP të UÇK-së të LPK-        së, u spiunuan dhe u vunë në pritat e soldateskës serbo-sllave, si Zahir Pajaziti me shokë, Fehmi                      Lladrovci, Mujë Krasniqi me 42 ushtarët e tij dhe të tjerë. Faktin e sabotimit të luftës, nga Hashimi me            shokë, e kanë denoncuar, madje publikisht, disa nga themeluesit e kësaj UÇK-je, përfshirë edhe Jakup Krasniqin. Deklarata e tij është dhënë, reprizë, tre muaj më parë, në T7, emisioni PRESING i Kërçukut.

Dokrina Clausula "Rebus Sic Stantibus",

korrigjon dhe prishë marrëveshjet ndërkombëtare

Fajësia e Qeverisë Kurti ka qenë dhe vazhdon të jetë, pse nuk u referohet disa normave ndërkombëtare, që në rrethanat, drastisht, të ndryshuara, mund të prishën marrëveshjet apo kontratat, aksidentalisht, të nënshkruara. Fakti që Hashim Thaçi ishte i shantazhuari i shumëfishtë, me dosjen e begatë të krimeve të luftës dhe të pas luftës, dhe, ishte gadi të nënshkruante gjithçka që i ofronte Serbia, për të shpëtuar nga drejtësia, është shumë domëthënës.

Clausula "Rebus Sic Stantibus", është doktrinë ndërkombëtare, e cila jepë mundësi për korrigjimin dhe prishjen e marrëveshjeve, të kontratave të nënshkruara, në qoftë se rrethanat ndryshojnë, nga koha kur është nënshkruar. Për këtë doktrinë, së fundi, ka folur dhe shpjeguar me kompetencë profesionale, Prof. Mazllum Baraliu. Dhe, në rastin konkret, akuza kundër Hashimit në Hagë dhe që duhet ngritur akuza edhe në Kosovë, për bashkënënshkruesit e tij, rrjedhojat e të cilave po i vuan Kosova sot, janë arsye të mjaftueshme, për prishjen e marrëveshjeve, që kanë rezultuar me humbje të territorit tokësor dhe ndonjë tjetër që rrezikon të njëjtën gjë.

Qeveritë e Kosovës kanë neglizhuar abrogimin e të gjitha vendimeve të Millosheviqit, sidomos ato për ndërtimin e kishave dhe kadastrimin e falsifikueshëm të tokave përrreth. Kjo vlen edhe për 24 hektarët tokë, në anësore të Manastirit të Deçanit, që nuk kanë qenë asnjëherë pronë e kishës në fjalë. Për këtë çështje, ka reaguar, faktueshëm, Dr. Shkodran Imeraj, kryetar i Shoqatës të Historianëve "Ali Hadri", dega në Deçan. Ai kërkon arrestimin dhe hetimin e gjyqëtareve të Gjykatës, të cilat trajtuan këtë çështje dhe nën ndikimin e shefit të qeverisë, ia faturuan, jashtëligjshëm, tokën Manastirit të Deçanit.

Gjithashtu, duhet zhverësuar marrëveshjet fatale të Hashim Thaçit me shokë, të cilat janë nënshkruar pa përfillur as strukturat partiake dhe as ato shtetërore. Sepse, plagët nuk shërohen duke i mbuluar. Përdorimi i bisturisë, në këto raste, është mundësi reale për shërim. Amullia, hezitimi thellon krizën."Më mirë vonë, se kurrë",- thotë urtësia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora