Mendime
Vladimir Shyti: Përsëri votime koti
E diele, 23.04.2023, 07:14 PM
Përsëri votime koti
Nga
Vladimir Shyti
Për
popullin tonë shqiptar është tepër e dukshme, që e kanë humbur cilësitë e tyre
të vyera.Mendojnë sikur të ishin të barabartë me të tjerët, që do të ishte një
vlersim naiv.Dua t'u them atyre që mbahen sikur zotërojnë cilësi të larta dhe
reale, pra tërësisht personale, të kujtohen dhe t'i vënë në dukje;përndryshe do
të ndodh, ose më saktë po ndodh, që "derri të dënojë Dajën"Pra, po
bëre shaka me skllavin ai do të kthej prapanicën.Dhe, ky proverb i shkëlqyer
arab, po duket qartë në vendin tonë, ku njerzit po marrin arratinë nëpër
botë.Thonë;që virtyti modestisë është një shpikje, që u shërben vetëm budallenjëve;sipas
saj secili duhet të flasë sikur të ishte në rrafshin e të tjerëve.Kështuqë,
duke u rrafshuar të tërë do të kishim veç teveqel.
#Atëhere,
si duhet vepruar, që të kapërxejmë format e krenarisë në krenari kombëtare?Dhe
kjo e ka një përgjigje;barazi, liri dhe demokraci, që ne në vendin tonë ende
s'e kemi të realizuar.Po, përse!?
Kemi
mbi pesqind vjet që jemi udhëhequr gjithmonë nga princa, që mbanin vulat e
vilajetit të tyre në brez dhe në unazat e gishtave të dorës pa nuk pasur
asnjëherë një mbret, pra, pa një shtet të mirëfilltë, ku udhëhiqeshin nga një
perandori turke dhe tërësisht të nënështruar.Përjashto njëzet e pësë vjet që
udhëhoqi princi Gjergj Kastrioti, por edhe ai nuk arriti të ndërtoj një shtet
solid.Më pas një mbret të vetshpallur pa yndyr, që s'e pati jetën e gjatë.Mbas
luftës së dytë botërore, një diktator që udhëhoqi në formën e diktatit.Dhe më
pas, mbas viteve nëntëdhjet të shekullit të kaluar morëm porropinë dhe
përfunduam në udhëheqjen e kriminelave.
Pra,
përgjithmonë pa shtet, vetëm me sy nga Europa dhe Amerika.
Kush
ka veti të rëndësishme personale, do t'i kuptojë shumë qartë të metat e kombit
të vet, sepse i ka gjithmonë para syve.Por një fukara, që nuk ka asgjë në këtë
jetë për të cilën të krenohet kapet pas mbështetjes së fundit, të një kombi
tjetër dhe do t'i jetë mirënjohës, ndërsa do të flasë me përçmimin e duhur për
marrëzinë dhe fanatizmin shkurajues të kombit të vet, gjithsesi, ky njeri do ta
ketë mendjen, vesh e sy nga kombi tij.Megjiëse ai shitet lirë dhe tregon që është
i prekur prej saj, ruan një farë krenarie dhe mbahet prej saj.
Ndaj,
mendoj përfundimisht se Shqipëria duhet të thërrasë nevojën e një bashkimi
intelektual më se të domosdoshëm, ku në zgjedhjet e ardhshme të mbizotroj;liria
zgjedhore, bashkimii mendimit demokratik, jo më me akte-marveshje në letër, por
me mendimin e pjekur patriot me plot fjalën shqipëtar, ku ne të udhëheqim vet
vendin tonë dhe, t'i bashkohemi denjësisht europës së bashkuar.
Njerzit
zakonisht kanë një gjykim të vetin, ashtu si edhe unë, janë të paaftë të çmojnë
veprat me vlera të mëdha, kur luftojnë për bukën e gojës;ndaj ata dëgjojnë
gjithmonë një autoritet të jashtëm dhe lavdia pastaj bazohet vetëm në
besueshmërinë dhe në mirëbesimin e të huajve.Kjo arsye e gabuar duhet të
ç'rrënjoset nga masat e gjera popullore, që të kuptohemi, ne e kemi ende
nevojën e miqëve tanë.Ky fakt i tillë nuk duhet përligjur, por jo
përsosmërisht, këtë vend duhet t'a bëjmë ne shqiptarët.Por, jo të mrekullohemi
nga fjalët e bukura, sepse ata që mbajnë fjalime para turmave janë të kënaqur
me veten, kujtojnë se janë më të bukurit:të bukur i duken qetë kaut, qentë
qenit, gomerët gomarit dhe po ashtu derrat derrit.Ata janë superior me
autoritetin e fituar nga mënyrat e fëlliqura përdorura deri më sot.
Nga
këndvështrimet e politikës, duke rrahur gjokset për një shtet të së drejtës, ku
faktet nuk tregojnë asgjë, kur popullit i mungon dhe minimumi jetik.Jeta jonë
është aq e varfër, saqë duhen shpërndarë të mirat më shumë kursim, por jo të
vuajmë skamjen e mjerimin, ku ne ecim përditë mbi një tokë të bekuar nga
natyra.Dhe, ata që shijojnë lavdin supreme jetojnë në lumturinë e artë, falë
zotrimëve të atyre cilësive që u dhanë atyre lavdinë e pamerituar dhe, të një
populli ende të pafituar mirë kulturën njerzore në rrangun ndërkombtarë.Ata e
kanë kthyer jetën e tyre në një gjueti të shfrenuar ndaj lumturisë pozitive, që
si e tillë përbëhet prej kënaqësish pozitive.Ky gjah ndaj një preje që ekziston
në forma të ndryshme, mbart me vete, si një pasojë normale, fatkeqësi si
kurrëndonjëherë me reale dhe pozitive , të cilat paraqesin të gjithë llojet e
fatkeqësive të njeriut të thjeshtë dhe, kur mashtrohesh, është tepër vonë.Ndaj,
vota e lirë për ata që e meritojnë do të jetë plumbi për të poshtrit,
rrëmujaxhinjtë që mendojnë se janë të pazevevdësueshëm.Cdo individ jeton dhe
ekziston për vetveten.Ajo ç'ka ai është, pamvarsisht nga forma apo lloji dhe
vendi ku banon varen të gjitha nga ai vet.Dhe nëse tek ai s'ka asgjë të denjë,
çdo ndihmë nga jashtë do të vlejë fare pak.Ky mendim është diçka dytësore, që i
nënështrohet momentit dhe duhet të përballet me faktorin thelbësor e parësor, e
cila mbështetet në forcat e tua të ekzistencës