E premte, 29.03.2024, 02:32 AM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Jam e lumtur për çlirimin e Mitrovicës nga votuesit serb

E marte, 25.04.2023, 06:50 PM


Analiza dhe sinteza!

Nga Kimete Berisha

Unë jam e rritur në pjesën veriore të Mitrovicës, prandaj jam shumë e lumtur për çlirimin e qytetit nga votuesit serb.

Kam pas qejf me fitu ai kandidati shqiptar me setër pembe, të cilën e kishte kombinuar me soliterin pembe prapa shpinës.

Setra e tij pembe ishte porosi e qartë se serbët nuk i merr seriozisht.

Mitrovica ka qenë e hirtë, por pas çlirimit të Kosovës serbët e kanë bojatisur pembe.

Tash që Veriu u çlirua nga votuesit serb, kryetari i tyre, kryetari boshnjak i Vetëvendosjes mund t'ua bëj Asociacionin, dhe kështu do të përçohej porosia se serbët nuk mund t'ia bëjnë vetes Asociacionin, ka kush e bën Asociacionin, e bëjmë vet, nuk kemi mbetur shkret.

Zgjedhjet në Veri e zbuluan se Kushtetuesja 'ka gabuar' kur ka thënë se Asociacioni është njëetnik.

Njëmijë e kusur shqiptarë që votuan, do të jenë pjesë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Apo jo!

Zgjedhjet në Veri, pa dashje, e demantuan Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri e di, po Presidentes ende nuk i ka treguar.

Pasi që e kuptova hartën e jetës së tij në Zodiak, se si Hëna e tij, porsi Hëna ime është në shenjën e Luanit, tash e tutje më duhet të jem më e matur kur ia përmend emrin....rrezik!

Se po nisem prej vetes...sa më keq sillesh me mua - bëhem më e keqe.

Sa më mbrapa po kthehet Aleksandër Vuçiq, aq më larg po shkon kryeministri.

Deri te lufta jemi kthyer me fjalë.

Kryeministri e ka fituar një adut, por nuk i ka fituar zgjedhjet në Veri.

Ai e di se zgjedhjet ishin legjitime, ashtu siç ishte legjitim edhe bojkoti.

Edhe bojkoti është protestë demokratike.

Kosova u kthye mbrapa në nivel komunal por jo edhe në nivel shtetëror.

Vizat, KE e këto përfitimet e tjera në shkëmbim të Asociacionit.

Asociacionin po e shesim jo bash-bash lir? si në aksham pazar. Sado-kudo, falim tokë për të fluturuar me aeroplan.

Por, anipse kryeministri e di se Kosova nuk ka fituar asgjë me zgjedhjet në Veri, tha:

Ishin zgjedhje të lira, të sigurta, të bojkotuara nga serbët e frikësuar nga Vuçiqi.

Secila fjalë e tij bie në kundëthënie me tjetrën.

A ia mbaroi Vuçiqi qejfin Kryeministrit?

Ia hoqi serbët nga udha: hajt tash, fitoje Veriun!

Ku i ke shqiptarët?

- I kanë shitur pronat e tyre!

E kush ua bleu pronat?

- Serbët!

E ku i morën paret ata fukarenjë të rrjepur?

- Qeveria e Serbisë ua ka paguar!

Qeveria serbe e ka blerë Veriun me

pare.

Shqiptarët i kanë shitur pronat e tyre e kështu me radhë.

Qeveria e Kosovës ka premtuar bojkot të mallrave serbe, ndërsa vet përfundoi e bojkotuar nga serbët.

S'ka faj veç mbreti, por faj ka mileti. Se, as në Ramazan nuk i bojkotuan zallogat serbe.

Ne shqiptarët, as sot nuk dimë t'i bojkotojmë keksat e serbëve, lëre më serbët.

Ne s'mund të bëjmë as 'bojkot akademik' ku s'lypset hiç me hëngër, se lëre më ku bëhet fjalë me rras.

Presidentja, përveç dembelicë ështe edhe naive. Tha: Serbia s'mund të ndërhyjë në Kosovë, por serbët i ka frikësuar Serbia.

Nuk ka logjikë. Nëse Serbia i ka frikësuar serbët, Osmane, do të thotë ka ndërhyrë.

Kryeministri tha se Serbia ka ndërhyrë.

Po, a ka ndërhyrë a s'ka ndërhyrë Serbia?!

Bojkoti serb kishte sukses.

Bojkoti tërhoqi vëmendje dhe e zbuloi atë që e kemi ditur, se pushteti pa njerëz është qesharak.

Prandaj sot kryeministri duket si semafor i ndezur në rrugët e braktisura të Meksikës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora