| E marte, 25.04.2023, 07:50 PM |
Analiza
dhe sinteza!
Nga
Kimete Berisha
Unë
jam e rritur në pjesën veriore të Mitrovicës, prandaj jam shumë e lumtur për
çlirimin e qytetit nga votuesit serb.
Kam
pas qejf me fitu ai kandidati shqiptar me setër pembe, të cilën e kishte
kombinuar me soliterin pembe prapa shpinës.
Setra
e tij pembe ishte porosi e qartë se serbët nuk i merr seriozisht.
Mitrovica
ka qenë e hirtë, por pas çlirimit të Kosovës serbët e kanë bojatisur pembe.
Tash
që Veriu u çlirua nga votuesit serb, kryetari i tyre, kryetari boshnjak i
Vetëvendosjes mund t'ua bëj Asociacionin, dhe kështu do të përçohej porosia se
serbët nuk mund t'ia bëjnë vetes Asociacionin, ka kush e bën Asociacionin, e
bëjmë vet, nuk kemi mbetur shkret.
Zgjedhjet
në Veri e zbuluan se Kushtetuesja 'ka gabuar' kur ka thënë se Asociacioni është
njëetnik.
Njëmijë
e kusur shqiptarë që votuan, do të jenë pjesë e Asociacionit të komunave me
shumicë serbe.
Apo
jo!
Zgjedhjet
në Veri, pa dashje, e demantuan Gjykatën Kushtetuese.
Kryeministri
e di, po Presidentes ende nuk i ka treguar.
Pasi
që e kuptova hartën e jetës së tij në Zodiak, se si Hëna e tij, porsi Hëna ime
është në shenjën e Luanit, tash e tutje më duhet të jem më e matur kur ia
përmend emrin....rrezik!
Se
po nisem prej vetes...sa më keq sillesh me mua - bëhem më e keqe.
Sa
më mbrapa po kthehet Aleksandër Vuçiq, aq më larg po shkon kryeministri.
Deri
te lufta jemi kthyer me fjalë.
Kryeministri
e ka fituar një adut, por nuk i ka fituar zgjedhjet në Veri.
Ai
e di se zgjedhjet ishin legjitime, ashtu siç ishte legjitim edhe bojkoti.
Edhe
bojkoti është protestë demokratike.
Kosova
u kthye mbrapa në nivel komunal por jo edhe në nivel shtetëror.
Vizat,
KE e këto përfitimet e tjera në shkëmbim të Asociacionit.
Asociacionin
po e shesim jo bash-bash lir? si në aksham pazar. Sado-kudo, falim tokë për të
fluturuar me aeroplan.
Por,
anipse kryeministri e di se Kosova nuk ka fituar asgjë me zgjedhjet në Veri,
tha:
Ishin
zgjedhje të lira, të sigurta, të bojkotuara nga serbët e frikësuar nga Vuçiqi.
Secila
fjalë e tij bie në kundëthënie me tjetrën.
A
ia mbaroi Vuçiqi qejfin Kryeministrit?
Ia
hoqi serbët nga udha: hajt tash, fitoje Veriun!
Ku
i ke shqiptarët?
-
I kanë shitur pronat e tyre!
E
kush ua bleu pronat?
-
Serbët!
E
ku i morën paret ata fukarenjë të rrjepur?
-
Qeveria e Serbisë ua ka paguar!
Qeveria
serbe e ka blerë Veriun me
pare.
Shqiptarët
i kanë shitur pronat e tyre e kështu me radhë.
Qeveria
e Kosovës ka premtuar bojkot të mallrave serbe, ndërsa vet përfundoi e
bojkotuar nga serbët.
S'ka
faj veç mbreti, por faj ka mileti. Se, as në Ramazan nuk i bojkotuan zallogat
serbe.
Ne
shqiptarët, as sot nuk dimë t'i bojkotojmë keksat e serbëve, lëre më serbët.
Ne
s'mund të bëjmë as 'bojkot akademik' ku s'lypset hiç me hëngër, se lëre më ku
bëhet fjalë me rras.
Presidentja,
përveç dembelicë ështe edhe naive. Tha: Serbia s'mund të ndërhyjë në Kosovë,
por serbët i ka frikësuar Serbia.
Nuk
ka logjikë. Nëse Serbia i ka frikësuar serbët, Osmane, do të thotë ka ndërhyrë.
Kryeministri
tha se Serbia ka ndërhyrë.
Po,
a ka ndërhyrë a s'ka ndërhyrë Serbia?!
Bojkoti
serb kishte sukses.
Bojkoti
tërhoqi vëmendje dhe e zbuloi atë që e kemi ditur, se pushteti pa njerëz është
qesharak.
Prandaj
sot kryeministri duket si semafor i ndezur në rrugët e braktisura të Meksikës.