Mendime
Vladimir Shyti: I mituri, shpërndarës droge
E enjte, 27.04.2023, 07:52 PM
I mituri, shpërndarës droge
Nga
Vladimir Shyti
Visi
u duk në lagje para orës së caktuar.Kohët e fundit kjo gjë po i ndodhte çdo
ditë.E si çdo ditë edhe sot në vend që të luante me shokët në sheshin para
pallatit, ai vinte rrotull apartamentëve të katit të parë.Tha se ishte i sëmurë
dhe vërtetë ashtu dukej.Bëri sikur i hidhte sytë tutje-tëhu, por në të vërtetë
e kishte mendjen po në një vend;në një dritare gjysmë të hapur në krye të
pallatit.Papritur atje u dha një grua e bëshme.Visi u ngazëllye, i mbajti sytë
andej, por pastaj u detyrua t'i hiqte gjithë pezm.Bëri një rrotullim dhe shkojë
nga gruaja në dritare si gjoja rastësisht.
Gruaja
që dukej rreth të dyzetave me një fytyrë vrarëlije u përkul, duke tundur një
zarf ngjyrëblu para syve të miturit, që po e vërente me frikë.Pastaj, ai
rrëmbeu zarfin e humbi si fantazëm pas pallatit, duke lënë pas jehonën e zërave
të fëmijëve që lodronin midis tyre hareshëm.
Dielli
ishte ngritur tashmë mbi tokë dhe rrezet tij sikur bekonin qytetin e qetë në
dukje paqësor.I mituri pasi kaptoi mëhallën doli në rrugën kryesore, hapi
zarfin, ca nga kureshtja për hakun që i takonte, ca nga qejfi që së shpejti do
të pasurohej dhe i lumtur që po korrte sukses.Nxorri nga zarfi i trashë një
kartëmonedhë pesëqindshe, preku me dorë disa pako letre të vogla në formë
kapsule dhe, shpejtë futi paratë në xhepin e brendëshëm të xhakavetos, pastaj
nxitoj të fusë në gji zarfin ngjyrëblu.Zarfet ndërroheshin sipas andresave dhe
ky i përkiste zonës së plazhit, e njihte mirë portën ku do të trokiste, por
emrin e vërtetë të marrsit nuk e dinte, veç pseodonimit "Ladaku"
Pak
minuta më vonë Visi çante ujët e cekët në bregun e detit, që po pregatitej për
sezonin veror.Ky fëmijë rreth të dymbëdhetave vite ishte kredhur me rrëmbim në
rrugën e rrezikshme.Veprimi tij ishte si fitilë që merrte zjarr që në kontaktin
e parë me realitetin jetësor.Mjerimi dhe padrejtësitë njerzore që kishin
goditur patologjinë e familjes së tij e kishin hedhur të miturin në honin e
errët.Nga bregu detit hetojë rrugicën, ku ndodhesh marrsi zarfit.Shtrojë me
duar kaçurrelat kaf si gjembaç dhe shkojë nga rrugica, ku ngriheshin disa
banesa me muret e bukura e tulla të kuqe.Eci përkundrej tyre dhe ndali tek një
hyrje trekatëshe, ku pas një pishe të rrëzuar po e priste në këmbë një njeri me
mjekër pis të zezë duke pirë cigare, i cili me një buzëqeshje të hollë i
fërkojë kryet dhe rrëmbeu zarfin sapo djali e nxorri nga gjiri i tij.Më pas u
bashkua me kalimtarët, bleu diçka për të ngrënë dhe i, a dha vrapit në rrugën
që të çonte në mëhallën ku banonte me familjen e vet.
Jeta
e atij fëmije nuk ishte më si jeta e bashkmoshatarëve të vet, ajo është e tëra
vetëm rendje drejt fundit, përndjekje e frikshme, dalldi e një fidani në
rritje, një dhimbje, rrënqethje e tërë fanfarëve të kënaqësisë dhe parandjenjë
e së keqes.E gjitha një fatkeqësi pafjalë, që po vazhdon të vrapojë në këtë
vend narkotik, ku më e keqja është se po përdorin edhe fëmijët në jetën e tyre
vrastare.Përdoruesit e dinë përfundimin drejt humnerës, ndërsa ai engjëll i
gënjyer nga forcat demoniake nuk mund t'a di se po zbulon me veprimet e duart e
tij varrin e hapur, që po i'a pregatisin kufomat ende të gjalla.
Dhe
vërtet ashtu ndodhi.Aty nga ora nëntë e gjysmë apo dhjetë Visi kishte dorëzuar
në një lagje periferike të qytetit bregdetar zarfin, këtë radhe më ngjyrë të
verdhë.Nuk i bëhej të shkonte në shtëpi, babai i kishte rrahur rënd të ëmën dhe
ajo ishte larguar një natë më parë nga shtëpia.Kapërceu një gardh të rrënuar
dhe sa do të dilte në rrugën e asfaltuar, i prenë hovin dy të rinjë
adoloshent.Njëri e mbërtheu nga pas, tjetri i vendosi thonjtë në fyt dhe, i
kërkuan paratë e dy doza nga ato që i mituri shpërndante.I tmerruar Visi u tha
se nuk kishte drogë me vete, atëhere dy adoleshentët e goditën njëri në trup e
tjetri në fytyrë.U mbrojtë me sa mundi, por me pas u rrëzua përtokë i
vilanosur.Kishte rënë në shpinë dhe me duar të kryqëzuar mbi fytrën e
gjakosur.Ja, kështu do të jepte shpirt mbi dhenë e ftohtë, kurrë një dorë e
ngrohtë s'do t'ia terte djersët e akullta në ballë, kurrë një njeri s'do të
kishte dhimbsuri për të, askush nuk do t'i rrinte në kokë në çastet e agonisë
të zezë.U përmend afër mesnatës, vështroj rrobat e veta të fëlliqura, u ngrit
duke rënkua nga dhimbjet, largojë gjakun nga sytë, pastaj kontrolloj xhepet,
sulmuesit i kishin vjedhur paratë para se të merrnin arratinë.
Ky
përshkrim, gjithsesi jo i pamjaftueshëm tregon një pamje të tmerrshme që
ndodhin para syve tanë.Kaluam të gjithë para këtij fëmije e të tjerë dhe nuk e
vumë re, nuk u gjënd askush t'a fiksonte këtë tragjedi të qenies dhe
bashkmoshatarëve të tij.Pra, të gjithë duhet t'i thërrasim mendjes;duhet të
hartojmë një plan për jetën e së ardhmes të fëmijëve tanë.Dhe, përsa kohë një
njeri nuk është në gjëndje të krijojë vet një plan për jetën mbetet i paformuar
dhe, duke qenë ende fëmijë qëndron në kujdesin e prindërve, kurse i rrituri, jo
nën tutelën e fatit, por në luftë të vazhdueshme për disiplinimin e rregullave
të jetës njerzore.