Mendime
Jusuf Buxhovi: Kuvendi i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës
E premte, 05.05.2023, 07:53 PM
Përkujtesë historike: 5 maj 1991
KUVENDI
I PARË I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Nga
Jusuf Buxhovi
Kuvendi
i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shënoi kapërcimin historik nga kërkesa
për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, që doli në Kuvendin
Themelues të 23 dhjetorit 1989, te ajo për shtet të pavarur. Këtë ndryshim e
imponuan rrethanat që lidheshin me fillimin e luftës në Jugosllavi si dhe
vendimin e Konferencës së Hagës, që pranoi shpërbërjen e federatës jugosllave.
Kuvendi
i Parë i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”,
i mbajtur në Prishtinë më 5 maj 1991, në amfiteatrin e medresës
"Alauddin" e ku morën pjesë 350 delegatë të zgjedhur nga degët dhe
nëndegët e partisë, shënon një ngjarje të rëndësishme, meqë kërkesa për barazi të plotë në nivel të
federatës jugosllave, nga Kuvendi
Themelues të 23 dhjetorit 1989, u redifenue në kërkesën për shtet të pavarur.
Këtë kapërcim historik e përcaktuan
rrethanat e kohës dhe faktorët që krijuan realitete të reja politike, ndër të
cilat përcaktuesi ishin: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, me ç’rast
delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia si dhe vendimet
e Kuvendit të Kaçanikut në kuvendin e 7 shtatorit 1990 Kosova shpallet republikë e pavarur në kuadër
të federatës jugosllave me të drejtën e barabartë me njësitë tjera federative.
Rol të rëndësishem madje edhe vendimtar të ky përcaktim pati shpërthimi i
luftës në maj të atij viti, kur ushtria Jugosllave e dominaur nga ushtarakët
serbë, bëri agresion në Slloveni, ndërkohë që faktori ndërkombëtar reagoi me
mbajtjen e konferencës së Hagës në gusht të atij viti, federatën jugosllave e
shpalli në shpërbërje e sipër. Pra, evolucioni politik i kërkesave nga ajo për
barazi tek pavarësia dhe shteti i pavarur, që do të fillojë të organizohet pas
mbajtjeve të zgjedhjeve të para
parlamentare dhe presidenciale në prill 1992, mund të kuptohet drejt dhe mirë
në saje të vendimeve që u morën në Kuvendin e Parë të LDK-së, meqë ato ia hapën
rrugën rezistencës institucionale (me shtetin paralel që funksionoi deri në
mars të vitit 1999) si dhe asaj të armatosur, që u shfaq në nëntor të vitit
1997.
Edhe
në planin e brendshëm partiak, Kuvendi i Parë i LDK-së, që duhet dalluar nga
Kuvendi Themelues i 23 dhjetorit 1989, nxori dhe përcaktoi strukturën e re
organizative sipas Statutit të aprovuar në Kuvend - Këshillin Qendror - organ
kryesor të partisë. Këshilli Qëndror kishte dymbëdhjetë komisione qendrore.
Komisioni i sistemit politik, i arsimit dhe kulturës, i çështjeve të mbrojtjes
sociale, i shëndetësisë, i informimit, i çështjeve juridike, i vetëmbrojtjes, i
ekonomisë, i marrëdhënieve me jashtë dhe i ekologjisë, përbënin bërthamën e
filleve të shtetit paralel.
Këshilli
Qendror i LDK-së i zgjedhur në Kuvend kishte këtë përbërje:
Dr.
Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, dr. Idriz Ajeti, prof. Fehmi Agani, dr. Bujar
Bukoshi, dr. Ali Aliu, dr. Rexhep Ismaili, dr. Sabri Hamiti, dr. Gani Bobi, dr.
Ejup Statatovci, dr. Nexhat Daci, dr. Fatmir Sejdiu, dr. Faik Brestovci, Ramë
Buja, Edita Tahiri, Mehmet Hajrizi, dr. Ismet Salihu, dr. Fadil Raka, Anton
Kolaj, Mujë Rugova, Edi Shukriu, Ibrahim Berisha, Rexhep Gjergji, Skender
Blakaj, dr.Binak Kastrati, Mehmet Kraja, Fadil Hysaj, Kadri Halimi, dr. Zenel
Kelmendi, Mensur Fejza, dr. Shaqir Shaqiri, Adil Pireva, Mujë Krasniqi, dr.
Abdyl Krasniqi, Ibush Jonuzi, Engjëll Berisha, Agim Çavdërbasha, Selatin
Novosella, Xhemail Mustafa, Isa Haxhiu, Myrvete Dreshaj, Shyhrete Malaj, Agron
Dida, Milazim Krasniqi, Nexhat Krasniqi-Nekra, Basri Çapriqi, Skënder Kastrati,
Arif Bozaxhi, Naip Zeka, Irfan Pashoja, Fadil Kryeziu, dr. Simë Dobreci, Idriz
Berani, Abdyl Rama, Paulina Lumezi dhe Melihate Shala.
Komisionet
përfshinin edhe anëtarë të jashtëm, kryesisht profesionistë, të cilët merrnin
pjesë në krijimin e politikave të caktuara.
Këshilli
Qendror i LDK-së, me një përbërje të tillë ndër më reprezentativet e kohës,
deri në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në prill të
vitit 1992, luajti rolin e një kuvendi kombëtar.