E shtune, 05.10.2024, 10:25 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: “Më provoni njëherë”! Rama ngatërron Shkodrën me Dalinën!

E marte, 02.05.2023, 07:58 PM


“Më provoni njëherë”! Rama ngatërron Shkodrën me Dalinën!

Nga Enver Bytyçi

Ndoqa nga lajmet çfarë Edi Rama u tha shkodranëve në një takim që kishte organizuar dje në atë qytet! “Më provoni njëherë dhe do ta shihni se unë bëj më shumë se ata që ju i votoni”! Ka 23 vite në pushtet! Prej dhjetë vitesh është kryeministër dhe Shkodrën e ka rrënuar! Tani thotë “Më votoni në Bashki që unë të bëj për ju”!

- Edhe të rrënon, edhe të mashtron.

- Edhe të varfëron, edhe të gënjen.

- Edhe të poshtron, edhe të thotë “Më voto”!

- Edhe të vjedh e të shkatërron, edhe ka fytyrë të vijë e të thotë “ndërro kalin”!

Ky është kryeministri i Shqipërisë. Në fushatë elektorale një lloj pule hileqare e tri vite e dhjetë muaj të tjerë gjel mbi Shkodrën e qytetarët e saj! Dhjetë vjet në pushtet i ka dhënë Shkodrës me gati 200 mijë banorë aq fonde sa i ka dhënë Rroskovecit me tri mijë banorë. Megjithatë nuk skuqet as zverdhet kur u del përpara shkodranëve dhe u thotë “Më provoni njëherë”! Sikur Shkodra të ishte Dalina Fico që Rama ta provonte e pastaj t’ia jepte shokut të ngushtë të tij, Çuçit!

Rama shkodranëve dhe shqiptarëve në dhjetë vjet u dha urinë në vend të bukës, batërdinë në vend të jetës, llaftarinë në vend të gjumit, poshtërsinë në vend të nderit, pabesinë e tradhtinë në vend të besës, kafshërinë në vend të njerëzillëkut, errësirën në vend të dritës, bashkimin me krimin në vend të paqes, burgosjen në vend të familjes dhe djallin në vend të Zotit! Shqiptarët ikin nga ky vend, sepse kryeministri ofron drogë, krim dhe errësirë, në vend të dritës! Tani u kërkon “ta provojnë edhe njëherë”!

Pas gjithë asaj që i ka bërë Shkodrës bashkë me Becin e KESH, duke e përmbytur për hakmarrje me hapje digash, të dy këta shkojnë dhe u thonë shkodranëve “Na provoni njëherë”! Pasi Edi Rama u ka treguar shumë herë shkodranëve gishtin e mesit, tani shkon dhe u lutet ta provojnë njëherë! Shkodranët akoma i kanë plagët e përmbytjeve aty dhe u dashka t’i provojë këta perversë! Shkodranët ende vuajnë pasojat e hakmarrjes politike të kryeministrit të vendit, të implikuar me trafikantë dhe kriminelë të shumtë deri te Tom Doshi, dhe po ky kryeministër u thotë “Më provoni njëherë”!

Pastaj, ngaqë i djeg, kthehet  e u thotë se “Nuk po ju këkroj të më bëni dhëndërr, se jam i martuar dhe nuk dua ta ndërroj gruan”! Kujton se shqiptarët nuk e dijnë se ai u martua me ultimatum, si kusht për të ardhur në pushtet! E më tej thotë se “jam pak shkodranë”! Shkodra e di se çfarë përfaqëson Edi Rama, se sa shkodran është ai! Shkodra e ka provuar në kurrizin e saj dhunimin e shkatërrimin që i ka bërë asaj Edi Rama bashkë me bashkëpunëtorët e tij të gardhit të byrosë politike me të cilët drejton rilindja.

Pa le kur u thotë njerëzve se „Ça ka Zvicra më shumë se ne”?! O Zot! Tmerr! Ne të gjithë e dimë se Zvicra ka shumë më tepër se ne! Sepse Zvicra nuk ka një kryeministër dallkauk, që vetë vendos e vetë vulos, pa pyetur asnjë person tjetër! Zvicra të gjitha vendimet i merr me referendum dhe jo me urdhëra politikanësh, ministrash e kryeministrash! Zvicra është demokracia më e zhvilluar e globit tokësor, ndërkohë Shqipëria e Edi Ramës është getoja e kleptokracisë, që grabit pasuritë e vendit, duke ushtruar një pushtet të një regjimi totalitar!

Mark Tëin shkruan se “është më e lehtë t’i mashtrosh njerëzit, sesa t’i bindësh se kanë qenë të mashtruar”! Por edhe mashtrimi ka një kufi! Pas dhjetë vitesh mashtrim, askush nuk e bën më “dhëndërr” Edi Ramën!  Mjaft është mjaft!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora