Mendime
Nikoleta Kovaçi: Liria ne pranga qindarkash…
E merkure, 03.05.2023, 08:58 PM
Liria ne pranga qindarkash…
Nga
Nikoleta Kovaçi
4
vjet ma pare, nje koleg-mik, nder te paktet qe te le profesioni-pasion-mision,
ma uroj me kte foto diten e lirise se Shtypit! Kto ishin qindarkat e plotesimit
te rroges se ‘dores’ qe i perkisnin muajit mars! Te bankes nuk e dinte se kur i
merrte!
Aso
kohe kisha vendos me e braktis median: shtyp nuk kishte ma…, isha si me thane e
fundit “e çmendun” mas tij dhe dy ma te fundit u ndame ne 2018-n-une kuturu
rrugeve e ajo uli perfundimisht grilen e saj te mbajtme me shpirt nder dhambe…
Kuturu-ja jeme ngaterrohej me vesin, zinte FB jem mas çdo ngjarjeje, vjedhjeje,
abuzimi, reagimi, talljeje, percudnimi e vrasjeje! Me dukej se kisha braktis
edhe veten, jo ma ‘vesin’!
Qindarkat
e kolegut, me thernin ne tane palcen e rrugetimit jo te shkurte e plot pengesa
hajvanesh, meskinesh, servilesh, e fodullesh qe i kishin vue kazmen shtypit,
atij te vertetit, atij qe rremonte kah e drejta dhe ne krah te pamundunit!
Portalet,
online, cicmicet, showbizz-erat, incineratoret, kapot e krimit dhe te dukurise
sorosiste te zinin edhe frymen jo ma rrugen… Fjala, ajo e shkruemja, ma
gerryente sdo sekond ndergjegjen! Po qindarkat e kolegut, qe ishin dhe jane
qindarkat simbol te nje jete te punes se shumekujt prej nesh (punetoreve te
medias, ktu e kam fjalen vetem per gazetaret) ishin thujse goditja perfundimtare
e pasionit dhe misionit!
Sa
here kam lexue e lexoi raporte per lirine e medias ne vendin tone qesh me te
madhe, kudo te jem, me kedo te jem! Me shijon ai moment memecerie dhe nuk flas
me kerkend, veç me vedi: sado te mendoje bota se e njeh lirine tone te cungueme
kurre nuk e merr nepermend se ç‘a vertet ka ndodh e ndodh ne kete vend!
Ata
qe hartojne raporte, nuk munden me e perceptue fundin e asaj çka pjell
propaganda ne emen te lirise, sidomos te asaj te medias! Fale Zotit, gazetaret
nuk jane godit nga krimi, e kjo ne fakt ka ardh ne fajt fale mos te paturit
liri… E pak, krejt pak, ka mbet gja e mire nder ne ma…
Liria
do shpirt, jo stomak; gzuar te gjithe ju qe e dini, ndjeni dhe e besoni…