Mendime
Florim Zeqa: Letër e hapur kryeparlamentarit Glauk Konjufca
E diele, 07.05.2023, 07:00 PM
Letër e hapur kryeparlamentarit Glauk Konjufca
Legalizoni
pronat, pastaj kërkojuni tatim mërgimtarëve!
Nga
Florim Zeqa
Duke
shpresuar në orientimin tuaj të pastër kombëtar, traditën e shëndoshë familjare,
integritetin tuaj personal dhe professional, veprimtarinë dhe kontributin tuaj
atdhetar, unë si mërgimtarë po ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, për
inicimin e një ligji të veçantë mbi pasuritë e patundshme të mërgimtarëve.
Të lirohen me ligj
oligimet tatimore për shtëpitë e pabanuara të mërgimtarëve
I
nderuari kryeparlamentar Konjufca, mërgimtarët janë arteria më e pastër dhe më
e shëndoshë e qenjes sonë komëtare, janë shpirti dhe fuqia më e madhe ekonomike
e dhe patriotike këtij vendi.
Të
hyrat vjetore të mërgatës në Kosovë apo ‘remitencat’ siq quhen në zhargonin
politik janë më të larta sesa gjysma apo afërsisht sa buxheti i shtetit të
Kosovës.
Secili
bashkatdhetar që vjen nga mërgata për pushime i shpenzon me mijëra euro në
Kosovë, kurse çdo familje kosovare me rastin e ardhjes në vendlindje gjatë
pushimeve verore i shpenzon me dhjetra mijëra euro apo edhe më shumë.
Andaj
është pak më tepër se paradoksale të ngarkohen mërgimtarët edhe me tatim mbi
pronë për shtëpitë e pabanuara, të cilat i shfrytëzojnë vetëm një muaj brenda
vitit e nganjëherë edhe më pak se kaq.
Nëse
vazhdohet me këtë trend të gjobitjes të mërgimtarëve me tatimet mbi pronë për
shtëpitë e pabanuara, me koston mujore të energjisë së pashfrytëzuar dhe
pagesat për lidhje të internetit të pashfrytëzuar do t’i kthehet bumerang
buxhetit të shtetit, ngase mërgimtarët do t’i rrallojnë vizitat në vendlindje,
gjë e cila do të ndikojë dukshëm në uljen e ‘remitencave’ dhe do të bien
investimet e mërgimtarëve në shtetin e tyre!
Jam
i sigurtë për këtë dhe flas me përgjegjësi morale se secili mërgimtar, në
momentin e riatdhesimit në vendlindje, me vetëdëshirë do t’ju nënshtrohet të
gjitha obligimeve ligjore ndaj shtetit.
Të bëhet vlerësim real e
jo paushall i pronave të mërgimtarëve
Meqënëse
shumica e mërgimtarëve në sistemin anagrafik dhe kadastal ende rezultojnë në
bashkësi familjare të 30 apo 50 viteve më parë dhe asnjë pronë (parcelë toke
apo shtëpi) nuk ekziston në emrin e tyre personal, madje as shtëpitë e
ndërtuara para dhe pas lufte.
Të
detyrohen shërbimet kadastale për ndarjen dhe bartjen e pronave të familjeve të
reja të cilat deri dje kanë jetuar në një bashkësi familjare. Angazhimi i
punëtorëve shtesë për matjen dhe regjistrimin e pronave nëpër çdo njësi
komunale dhe thjeshtësimi i procedurave burokratike do të ndikonte pozitivisht
në rritjen e buxheteve komunale dhe forcimin e shtetit në përgjitësi.
E
konsiderojë se ngarkimi me tatim mbi pronë përvqese i paligjshëm dhe i padrejt
në aspektin juridik, është i papranueshëm në aspektin moral përderisa
mërgimtarët nuk jetojnë në ato shtëpi dhe nuk i shfrytëzojnë pronat e tyre.
Andaj
i nderuari kryeparlamentar i Kuvendit të Repulikës së Kosovës, z. Glauk
Konjufca, në emrin tim personal dhe të qindramijëra e miliona bashkatdhetarëve,
ju lutem që këtë çështje ta ngirsni për shqyrtim në Kuvend dhe të kërkoni nga
ATK-ja dhe Qendra e Tatimit në Pronë (QTP) që të merrë në konsideratë kërkesën
për regjistrimin në mënyrë të rregullt dhe të plotë të pasurive të palujtshme
të mërgimtarëve përmes Zyrave Kadastale, gjegjësisht përmes ekspertëve
profesional për caktimin e cilësisë së tokës dhe matjeve ekzakte të shtëpive
duke i kategorizuar sipas kritereve dhe standardeve të ndërtimit e jo sipas
përkatësisë partiake apo njerëzëve që i pyesin në rrugë, “E kujt është kjo
shtëpi” dhe mbaroj puna!
Imazhet
Satelitore e vërtetojnë gjëndjen fizike të shtëpive por e nuk e vërtetojnë
kualitetin dhe pronësinë e tyre. Për shkak se pronarë faktik të shtëpive të
mërgimtarëve nuk janë baballarët, por trashëgimtarët e tyre, të cilët mund të
jenë djemtë apo vajzat, e në disa raste nipat dhe mbesat e tyre!
Ekziston gatishmëria e
mërgimtarëve për të kontribuar në shtetin e tyre
I
nderuari Kryetar i Kuvendit z. Konjufca, ne mërgimtarët jemi të gatshëm për
kryerjen e të gjitha oligimeve në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë hezitim ndaj
shtetit tonë, por jo në mënyrë klandestine dhe në formë të haraçit siq ka
ndodhur në Kosovën e pasluftës dhe po ndodhë edhe në ditët e sotme.
Janë
edhe shumë aspekte abuzive që bëhën nëpër qendrat komunale dhe zonat rurale
rreth tatimit në pronë, rrëfimi për të cilat do të ishte rrënqethës për
qytetarët e Kosovës, duke filluar nga hudhja e faturave mbi pullazet e shtëpive
e deri tek manipulimet që bëhen në qendrat kadastale komunale…
Sikurse
ky shqetësim i imi që nuk është i këndvështrimit partiak, as adresimi i kësaj
çështje ndaj ndaj jush nuk është ndaj një zyrtari partiak, por ndaj njërit prej
zyrtarëve më të lartë shtetërorë, në këtë rast ndaj kryetarit të organit më të
lartë ligjvënës në vend, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Edhe
përkundër dyfishimit të faturave të ‘tatimit mbi pronë’, gatishmëria e
mërgimtarëve për të kontrubuar në vendin e tyre është shumëfish më e madhe sesa
pagesa e tatimit në pronë, por, kur kjo bëhet në mënyrë selektive dhe
diskriminuese, atëherë rrezikon të kthehet në bumerang të keq ndaj buxhetit të
shtetit dhe shtetit në përgjithësi.
Që
kjo të mos ndodh, ju lutem të ndërmerrni të gjitha masat ligjore për
suspendimin e tatimit në pronë për të gjitha shtëpitë e pabanuara të
mërgimtarëve, derisa të kanalizohen të gjitha aspektet juridike të regjistrimit
dhe bartjes së pronësisë, pa anashkaluar borgjin moral që ka shteti ndaj
mërgimtarëve.
Sinqerisht dhe me
respekt: Florim Zeqa