Mendime
Eshref Ymeri: Profesor Nexhmedin Spahiu, një armik besnik i Dardanisë
E premte, 05.05.2023, 07:57 PM
Profesor Nexhmedin Spahiu, një armik besnik i Dardanisë
Nga
Eshref Ymeri
U bënë tash shumë vjetë që kur në
mjetet e informimit masiv në Dardani, u hodh në qarkullim ideja e “ekzistencës
së kombit kosovar”. Këtë ide, sa idiote, aq edhe armiqësore, e pati hedhur në
qarkullim Profesori Nexhmedin Spahiu. Asokohe pata menduar se ky farë profesori
është pjesë e aradhes së agjentë-argatëve të Serbisë në Dardani dhe në këtë mes
nuk kishte asgjë për t’u habitur. Sepse dihet që mercenarizmi, tradhtia e disa
shqiptarëve të shitur, në shërbim të armiqve tanë të tërbuar tradicionalë
serbogrekë, është një virus i mallkuar me aftësi të jashtëzakonshme mbijetese
në organizmin e tyre. Pra, edhe në rastin e Profesorit Nexhmedin Spahiu,
autorit të shpikjes së “kombit kosovar”, nuk kishte asgjë të çuditshme: ai po
kryente detyrën e vet, si agjent i Beogradit. Dhe nënkuptohet që agjentët
shqiptarë në shërbim të armiqve të huaj, domosdo që janë varrmihës të kombit të
vet, sepse për ta është shumë më e shtrenjtë ylefeja që u paguajnë armiqtë në
fjalë, sesa atdheu, kombi nga kanë origjinën.
Nuk e quaj të arsyeshme të ndalem në
dallimet mes kombit dhe shtetit, sepse këtë problem e kanë trajtuar analistë të
tjerë, si historiani i talentuar dhe specialisti i së drejtës ndërkombëtare,
Akademik Prof.dr. Mehdi Hyseni, i cili ka bërë sqarimet përkatëse sa herë që
Profesor Nexhmedin Spahiu, pasi ngopet së kulloturi në grazhdin serb, del e
pëllet breg më breg për shpikjen e “kombit kosovar”.
Me kalimin e viteve, ky profesori
Nexhmedin Spahiu, si argat i regjur i Beogradit, pati shkruar dhe botuar disa
libra-paçavure, kushtuar shpikjes së”kombit kosovar”. Me sa kam dijeni, ai
hodhi në qarkullim paçavure të tilla, si, fjala vjen, “Drejt kombit kosovar”,
Mitrovicë, 2004; “Foshnjëria e kombit
kosovar”, Prishtinë, 2014; “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më
larg njëra-tjetrës”, Prishtinë, 2021, etj.
Megjithatë, në bindjen time se
Profesori Nexhmedin Spahiu është agjent-argat i Serbisë, paskam qenë i gabuar.
Sepse e vërteta rezultuaka krejt ndryshe. Ai nuk qenka agjent-argat i Serbisë,
ai qenka armik i betuar i Dardanisë. Kisha dëgjuar dhe herë-herë edhe ndjekur
në mjetet e informimit masiv se Profesori Nexhmedin Spahiu ftohej për
intervista në studio televizive serbe. Prandaj u interesova te miku im dardan,
Profesor dr. Mehdi Hyseni, nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të
Shkencave dhe të Arteve, i cili mund të më ndihmonte me ndonjë burim nga mjetet
e informimit masiv të Serbisë, në të cilat shkruhet për Profesorin Nexhmedin
Spahiu. Dhe Profesor Mehdiu, si një intelektual tepër korrekt, më dërgoi një
artikull të gazetës serbe “Politika”, të datës 01 shtator 2007. Artikulli
titullohet:
Albanski politi?ari
s Kosova
putuju s pasošima
SAD i Unmika
Nga ky artikull kam shkëputur vetëm
dy paragrafët e fundit, ku flitet për Nexhmedin Spahiun. I jam shumë mirënjohës
Akademikut Prof.dr. Flori Bruqi për përkthimin e titullit të gazetës dhe të dy
paragrafëve të fundit. Materiali i përkthyer fillon me citimin nga ana e
gazetës të fjalëve të Nexhmedin Spahiut:
Gazeta serbe
“Politika”
1 shtator 2007
Politikanët
shqiptarë nga Kosova udhëtojnë me pasaporta amerikane dhe të UNMIK-ut
………………………………………………………
“Jam i martuar me një shqiptare dhe e
kam pasur të lehtë ta marr pasaportën. Në fund të fundit, me dokumentet e
udhëtimit të UNMIK-ut, kam kaluar tranzit kudo në botë dhe kur është
fjala për viza, duke pasur parasysh që jam në gjendje të mirë me të gjithë ambasadorët
e Shqipërisë në vendet e tjera, nuk e kam të vështirë të shkoj atje”, - thotë
Nexhmedin Spahiu, i cili kujton se dikur, në vitin 2005, kur kishte
shkuar në Beograd, ku ishte i ftuar në një emision në një televizion të
Beogradit, “ka kaluar lirshëm në vendkalimin kufitar -administrativ në Rudnicë,
sepse askush atij nuk i kërkoi dokumente…”.
Në vërejtjen e gazetës (Politika) se
nuk mund ta kalonte “kufirin” aq lehtë, më ftesën e zonjës Sonja
Biserko në Beograd, Spahiu pohon se ftesën ia kishte
dërguar ajo dhe se “ndoshta për këtë nuk i kushtohej vëmendje”.
Përkundër pretendimeve të Spahiut, i
cili përndryshe është një “përkrahës i Kosovës së pavarur”, gazeta
arriti të marrë informacionin se ky analist politik shqiptar posedon një
dokument udhëtimi të Republikës së Serbisë, të lëshuar në Rashkë, të
regjistruar me numrin e pasaportës 004607754.
Pasaporta e tij është lëshuar më 27
janar 2005. Pikërisht vitin kur ai pretendoi se “ka kaluar pikëkalimin
administrativ të Rudnicës” kur asnjë nga shërbimet e policisë dhe doganave nuk
kontrollohej nga askush”.
Pra, Profesor Nexhmedin Spahiu qenka
edhe shtetas serb. Nuk ka asgjë të keqe kur bëhesh shtetas edhe i një shteti
tjetër, duke u pajisur me pasaportë. Por Serbia nuk është shtet si çdo shtet
tjetër. Sepse ajo është armike tradicionale e mbarë kombit shqiptar në
përgjithësi dhe e Dardanisë në veçanti. Se të kërkosh të marrësh shtetësinë e
një vendi armik, do të thotë të shndërrohesh në ushtar të atij vendi dhe të
rreshtohesh kundër vendit nga e ke origjinën. Prandaj Nexhmedin Spahiu duhet të
dëbohet nga Dardania dhe të dërgohet në Serbi. Kjo për arsye se në Serbi ai nuk
do t’i shkaktojë ndonjë dëm Dardanisë, se atje do të radhitet përkrah
egërsirave fashiste serbe dhe do të vazhdojë të lehë në kor me to kundër kombit
tonë, ashtu siç kanë lehur dhe vazhojnë të lehin gjatë më shumë se një
shekulli. Por në Dardani Profesor Nexhmedin Spahiu është shumë i rrezikshëm,
sepse me propagandën e tij thellësisht armiqësore për shpikjen e “kombit kosovar”,
ai përbën një vatër shumë të rrezikshme infeksioni, me të cilin ka helmatisur
dhe vazhdon të helmatisë edhe një takëm njerëzish, të zhveshur nga çdolloj
morali dhe dinjiteti kombëtar. Pra, nëse nuk dëbohet për në Serbi, duhet të
merret në ndjekje penale për propagandë antikombëtare, proserbe.
Para disa vjetësh, Profesori
Nexhmedin Spahiu, si shtetas serb, ishte ftuar për intervistë në studion e
televizionit shtetëror serb RTS, ku kishte përballë ministrin
serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Në mjetet e informimit masiv u dha
njoftimi në vijim:
“Aty u fol rreth deklaratave të Kryeministrit shqiptar
Edi Rama, i cili kishte thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nëse
nuk pranohen në Bashkimin Europian.
Gjatë diskutimit, analisti Nexhmedin Spahiu tha se
deklarata e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë është dhënë nën
ndikimin e drogës.
Këto akuza, të cilat bënë bujë në mediumet dhe gazetat
serbe, Spahiu i bëri në RTS, televizionin shtetëror serb, te cilin e kishte
bombarduar NATO për propagandë antinjerëzore në vitin 1999 (Citohet
sipas: “Nexhmedin Spahiu në Serbi thotë se Edi Rama merr drogë” . Faqja
e internetit “lajmi.net”. 20 maj
2017).
Një sulm të tillë kundër kryeministrit Rama mund ta bëjë
vetëm një fashist serb, jo një shtetas shqiptar. Por Nexhmedin Spahiu, duke
pasur shtetësi serbe, ka veshur mantelin e një fashisti serb.
Katër vjet më vonë, Profesori Nexhmedin Spahiu pati
lëshuar deklaratën në vijim:
“Kosova duhet të japë diçka në këmbim
të njohjes nga Serbia” (Citohet sipas faqes
së internetit “ekonomia online”. 24 korrik 2021).
Edhe kjo deklaratë e ka frymëzimin në mjedisin fashist
serb, ku Profesori Nexhmedin Spahiu ndihet si në shtëpinë e vet. Se një
intelektual shqiptar, me rrënjë dhe me taban të shëndoshë kombëtar, nuk mund ta
lëshojë kurrsesi një deklaratë të tillë. Kjo për arsye se një bashkëkombas
dardan, me brumosje të shëndetshme nacionaliste, mund t’i drejtohet me pyetjet
në vijim:
“Çfarë duhet t’i japë Kosova Serbisë, ore faqezi, ore
turpi i mbarë kombit shqiptar? Harrove, ore i pafytyrë, se sa borxhe i ka
Serbia Kosovës pas gjithë atyre mizorive, shkatërrimeve, vrasjeve dhe
poshtërimeve që kreu në fundin e viteve ’90 dhe deri tani nuk është penduar për
asgjë absolutisht? Paç faqen e zezë dhe turpi të mbuloftë në jetë të jetëve, ty
dhe bashkëmendimtarët e tu!”.
Kaliforni,
04 maj 2023