Mendime
Nue Oroshi: Ta mbijetosh kohën në befasinë e heshtjes
E shtune, 06.05.2023, 07:55 PM
Ta mbijetosh kohën në befasinë e heshtjes
(Në
shenjë kujtimi të 618 vjetorit të lindjes se Gjergj Kastriotit më, 06 maj 1405)
Nga
Nue Oroshi
Në
heshtjen e kohës kur gjërat sillën në një hark të përkryer i cili është i
përqendruar në kohën e kaluar dhe lidh dy kohërat mes përmes një vijëzimi të
hollë dhe të përqëndruar në një mbijetim kohor pa e befasuar heshtjën.
Befasia
e heshtjës është e lidhur ngushtë me lajmin e Ilirisë ku mbretrit dhe
mbreterëshat ilire i qonin fatit të diellit peshqeshët për të mbrrimat
duke e përzier fatin diellor me dritën e
rrokaqiellit që sillej vërdallë Ilirisë. Atëherë në Iliri jetonin Ilirët që
ishin të ndarë në fise të ndryshme por kishin një trung të përbashkët.E prej
përshkrimeve të kahmotshme ku pjesët e trupit ndahën përgjysmë edhe pas Ilirisë
erdhi Arbëria. Arbërit apo arbëroret kishin shkallë të lartë të civilizimit ata
kishin shkolla e fakultete ishin të emancipuar
dhe pjesë e botës së qytetruar.Nganjëherë kur ndalët heshtja dhe kur diellin e
mbulon errësira si në kopërtinën e librit të shkruar paraqitën palimpsestet
diellore me fjalët: “Shkoi drita , erdhi terri gjithë Arbërinë e mbuloj
tmerri“.
Dhe
si në balada të lashta kur bëhet shkëmbimi i balozëve të detit erdhën
karpatianët dhe aziatikët që e mbuluan me pëlhurën e zezë dhe me anë të
demonëve të tyre filluan nxirjen, shkatërrimin dhe tjetërsimin e Arbërisë. Ata
e përkrahën njëri- tjetrin dhe Arbërinë e ndanë e masakruan,e copëtuan ,e
asimiluan por si feniksi që ngjallët nga hiri Arbëria gjithmonë dikund të
fshehura i mbajti gjallë gacat që gjithmonë e ndiznin zjarrin e rezistencës për
ruajtjen e truallit arbëror.Edhe në kohërat më të reja sa herë që armiqtë e
Ilirisë,Arbërisë e më vonë edhe të Shqiptarisë fillonin vrullin e tyre për të
pirë gjak shqiptari dikund thellë në malet dhe shkrepat e Arbërisë ngjallnin
dhe rritnin shtatin djem dhe vajza sy shqiponjë e shtat selvi që lidheshin në
besën e Zotit në gjakun e Gjergj Kastriotit dhe në gjuhën e Fishtes që kurrë
nuk do të shkatërrohet Arbëria.
E
si në balada të lashta dilnin edhe djem dhe vajza tinzare që në bashkëpunim me
armikun e goditnin Arbërinë. Ata edhe sot e kësaj dite janë në shërbim të
agjenturave të huaja për shkatërrimin e shqiptarisë.Veprojnë hapur edhe sot dhe
nuk ndëshkohen siç ka qenë në traditën
shqiptare për tradhtarët dhe atdhe mohuesit.Sot kurë Shqiptaria e sotshme Arbëria e djeshme dhe Iliria e hershme janë
në një rrëzik të qeniës dhe mosqenies shqiptarët numërojnë në vendodhje pa
lëvizur asnjë gur së paku për ti ra kokës atyre që na kanë sjellë në këtë
gjendje.
Të
mbijetosh kohën në befasinë e heshtjës nuk do të thotë se do ta pranosh kohën
në heshtje por do ta fillosh një lëvizje të fortë e cila nuk duhet asesi të
jetë hermetike, e mbyllur por e hapur dhe stoike që duhët t´iu qëndroj kohërave
ashtu siç ishte edhe rrëfimi i plakut të kohës se kaluar se ne shqiptarët nuk
duhet të bëhemi si sagji që ftofët dhe nxehët shumë shpejt por duhet të jemi si
hekuri i cili kur skuqët nuk dinë të ftohët asnjëherë.
Buzë
një gremine gjithmonë paraqitet një dritë e cila e ndalon terrin që mos të bjen
në heshtjën e kohës satanike. Jetojmë një kohë e cila ndahet në dy pjesë: koha
e përbuzjes dhe koha e përgamenes se shkruar. Koha e përbuzjes i takon shumicës
kurse ajo e pergameneës së shkruar vetëm një grupi të vogël që shpësheherë
gjatë historisë sonë shqiptare e ka mbajtur të ndezur flakadanin e
atdhetarizmës ilire,arbërore dhe shqiptare.Trinia e shenjtë kombëtare duhet ti
ndaloj dallkaukët,kopukët e tregtarët e flamujve që edhe ata mos ta kryejnë
punën e tyre antikombëtare.
Por
të kryhet puna duke i shërbyer armiqëve shekullor është djallëzi, hipokrizi dhe
tradhti që nuk falët kurrë.E valët e heshtjës shpeshherë hakmerrën ndaj atyre
që heshtën kur ishte nevoja të flasin.Të flasësh dhe shkruashë në mes të zërit
të bilbilit dhe britmave të kukuvajkave nuk është e njëjtë.Nuk është e njejtë
për faktin së shpeshherë ne shqiptarët historikisht fajin gjithmonë e kemi
kërkuar tek të tjerët. Asnjëherë nuk jemi ndalur e të ulemi dhe të mendojm se
pse na ndodhin neve këto gjëra!?
Pse
në harkun kohor të përgaditjes së një strategjie kombëtare nuk ulën
intelektualët të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe ta shkruajnë një strategji
kombëtare që duhet të futët në veprim.Rruga për të arritur të mbërrishmën dhe
pëngesat për ta bërë këtë rrugë të pambërrishme janë dy botëra dhe një kufi i
madh që i ndan në mes. Iliria, Arbëria e Shqiptaria nuk u ndanë vetëm në mes as
nuk u ndanë përgjysmë por u ndanë në shumë pjesë.Këto pjesë të ndara dhe
shpirtrat pa varre na thërrasin që të jemi të bashkuar dhe të mblidhemi tok si
në kohën e Gjergj Kastriotit për ta shpëtuar atë që ka mbetur të shpëtohet.
E
loti i lëshuar i nënave Ilire,Arbërore e Shqiptare ende na sillët tej për tej
kokave tona për të reflektuar pozitivitetin ndaj njëri -tjetrit dhe për të
gjetur rrugën e bashkimit të shqiptarëve në një Besëlidhje Kastriotase.Ata që
janë kundër Gjergj Kastriotit janë edhe kundër Zotit.Se Gjergj Kastrioti është
zoti i shqiptarisë se vetë Zoti në qiell e krijoj që ta mbroj diellin,tokën,
detin dhe ajrin shqiptarë për të frymuar
mushkëritë tona sot e kësaj dite.