E enjte, 09.02.2023, 07:04 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Ҫeliku: Kafene pas buke

E marte, 08.11.2022, 07:55 PM


KAFENË PAS BUKE

NGA KALOSH ҪELIKU

Hoxhë Nazimi i Bukureshtit, pas disa viteve në kurbet, kthehet në vendlindje (Kërçovë). Asaj kohe, përderisa kishte qëndruar në Rumuni, ai ishte miqësuar edhe me poetin e madh shqiptar Asdrenin. Autorin e Himnit Kombëtar për Flamurin Shqiptar. Poetin, i cili edhe asaj kohe e kishte vizituar vendlindjen e Hoxhë Nazimit, Kërçovën.

Pas kthimit nga Rumunia, Hoxhë Nazimi shërbeu si hoxhë në fshatin Livadhi të Strugës. Dhe, Malësinë e Kërçovës me kësulën e bardhë në kokë të Bajram Currit, në vend të çallmës turke. Kësulë, që deri në fund të jetës, nuk e hoqi nga koka ta zëvendësojë me çallmë turku.

Një ditë, përderisa ai shërbente si hoxhë në një fshat malor të Kërçovës, ktheu edhe në fshatin Cërvicë, në konakun tonë Ҫelike, si mik shtëpie. Ende, ishte gjallë Babai. Asaj kohe, unë isha student në  Universitetin e Prishtinës, po rastësisht u ndodha në shtëpi, Katund.

Nusja e vëllait, sipas traditës kërçovare e pyeti mikun: Hoxho, a do ta pish një kafe? Jo, u përgjgiigjë Hoxha. Kafen, pas buke. Vëllai, nuk priti, po ndërhyri:  Budallaqe, Hoxha vjen nga një fshat i largët malor i Kërçovës. Nuk ka nevojë për kafe, por për bukë. Ҫohu, dhe shtroja sofrën kërçovare me bukë Hoxhës!

Pasi u shtrua sofra për bukë, Nusja e Vëllait Madh, hyri në bisedë me mikun: Hoxho, lopa ka shterë, nuk ka tambël. Mirë, do të ishte t’i bësh një hajmali. Hoxha, iu përgjigjë: Nuse, jepi lopës një thes me krunde, nuk ka nevojë për hajmali. Atëherë, do të shohësh, sesi: lopa do ta mbushë kusinë me tambël. Edhe, do të derdhet jashtë kusisë.

Asaj kohe, unë isha në lidhje edhe me mbesën e tij, dhe pata mjaftë probleme për martesë. Shkaku, se: Unë isha ndarë nga gruaja e parë me të cilën pata edhe një djalë, që e mora me vete në Katund. Përmëtepër, Unë isha edhe me flokë të gjata, mjekër dhe gunë të zezë deri ë fund të këmbëve: Prishtinë e Kërçovë. Jetë, jo “normale” për atë kohë.

Nëna, me prejardhje hoxhollarësh me tituj shkecor të teologjisë: që, kishin studiur edhe në Kajro, përpiqeshte të ma gjejë një vejushkë shterpë. Shkaku, se: Asaj kohe, askush nuk martoheshte me një burrë me djalë?! Mbesa e Hoxhës, dhe unë një ditë u pajtuam: që, mos dërgojmë njerëz të tjerë si shkuesë, po vetëm Babain tim dhe Vëllain e Madh.

Ashtu, edhe ndodhi. E dërgova Babain dhe Vëllain e Madh, si shkuesë te familja e Hoxhës Bukureshtit. Babai, gjatë pajtimit për martesë, u kishte thënë miqëve: Unë e kam një arë, fillim e fund mes dy rrugëve të Katundit. Nuk e qetë matanë as plumbi i pushkës. Edhe, ajo arë për çdo vjet e mbjellur me gërtok (misër), kashta e së cilës i bënë nga dy kallinj misëri. E, ato kallinj, sikur të jenë cuca, unë një cucë  nuk ia jap Kaloshit. Ti, si të kesh “haram” cucë, jepja për grua.

Babai i vajzës (mësuesi im i artiti figurativ) në shkollën fillore, nga kjo përgjigje e papritur kishte dalë jashtë në oborr, t’ia rrëfejë së bijës ecjen e ngjarjes martesore. Ajo, ishte përgjigjur shkurt, se: unë e kam vendosur, dhe atë do ta marr për burrë. Mirë, i kishte thënë babai (mësuesi im dhe piktori), ti do të jetosh me të, dhe jo unë si mësues.

Nuk ka problem, përsëri ishte përgjigjur e bija. Vetë, do ta marr përsipër “gabimin jetësor”. Nuk do t’ia hudhë askujt mbi shpinë. Ngjarje e asaj kohe, që ditë më vonë “muslimanët e Allahut”, kur e takonin në rrugë e ngacmonin Hoxhë Nazimin: A bre hoxho, si e dhatë cucën te ai shka me flokë të gjata e mjekër të zezë?! Hoxhë Nazimi, u përgjigjej plumb: Edhe, pejgamberi Muhamedi a. s. ka pasur mjekër. Gunë të zezë. Edhe, ka pi shirrë (verë), mes shtatë grave.

Dhe, u martova me mbesën e Hoxhës Bukureshtit. I kaluam vitet me borë bashkë të dy si mësuesë në malësinë e Shkupt, gjatë të cilëve Ajo edhe lindi dy djem, sot burra. I publikova disa libra mes atyre maleve. Unë si dhëndërr, hyja dhe dilja në familjen e Hoxhës. Një natë, përderisa unë dhe nipi i tij Agimi (vëllai i gruas) e kishim shtruar tavolinën me verë të kuqe dhe çonim dolli për Vitin e Ri, paprtitmas hyri në dhomë edhe Hoxhë Nazimi me kësulën e bardhë të Bajram Currit. E rrëmbeu gotën e verës duke thënë: Ju qerratatë, pini borovnicë pa mua, ë?!

E çoi gotën e verës me fund. Dikur, pasi na shikoi neve, sesi reaguam: Po, e mirë që paska qenë kjo borovnicë! Dhe, e rrëmbeu shishen. E mbushi plot me grykë gotën.

Natë e Madhe, kur Hoxha i Bukureshtit na e piu gjithë shishen e verës...

Nga libri: “Kali Shemës” pas porte (publicistikë letrare, Shkup 2022).



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora