E diele, 27.11.2022, 11:17 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Bashkim Saliasi: 50 vjet Maturë e Parë Pedagogjike në Fier

E hene, 31.10.2022, 06:58 PM


50 VJET MATURË E PARË PEDAGOGJIKE ’73 FIER

Reportazh

“Brezat ikin dhe pas lënë gjurmë, po nuk u shkruan, vjen një ditë që humbasin”. B. Saliasi

Nga Bashkim Saliasi

Hyrje

Një libër me vlera historike iu shtua biblotekës tonë.

Porsa e mer në dorë librin me titull "HIJEZIM I BUKUR", me autor Bashkim Balani dhe Hana Hoti me një herë çdo pedagogjikas i maturave 1974-1978 përfshihet në rrjedhën e kujtimeve të moshës së rinisë. Nuk janë pak, por 752 maturant të cilët erdhen si dallëndyshet në pranverë dhe u ulën në çerdhen e diturisë në shkollën e mesme pedagogjike Fier. Bazuar kjo shifër në saj të punës së Profesor. Dr. Bektash Mema, rektor i Universitetit Gjirokastër. Nxënësit e kësaj shkolle sipas studimit të Profesor Dr. Bektash Mema erdhën nga 18 rrethe të vendit tonë. Këtu në çerdhen e diturisë Fier e mësuan, u edukuan dhe morën formimin e përgjithshëm si misionar në degën e mësuesisë dhe dhanë kontributin e tyre për mbi 40 vjet në sektor të ndryshëm të zhvillimit në të gjithë Shqipërinë.

Puna këmbngulse një vjeçare e Bashkim Balanit dhe Hana Hotit me bashkëpunimin e gjithë kolegëve të tij bëri të mundur që një numër i konsiderueshëm nga maturat gjithpërfshirës të ishin pjesë e event në datën 15 tetor 2022, datë e cila do mbetet në kujtes te të gjithë pjesëmarrsit në ambjentet e shkollës ku të gjithë ne pedagogjikësit e maturave ’73-’78 morëm bazat e para të mësuesis. Në këtë event dominonte matura e vitit ’73.

Në saj të punës këmbngulse të profesorve tanë metodist dhe me një përgatitje të lartë shkencore mundësoi që shumë nga maturantët e kësaj shkolle të vazhdojnë studimet e larta në të gjitha Istitutet si;  në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan apo edhe në Universitetin e Tiranës.

Një pjesë e jona dhanë kontribut me vlera në shumë sektor të zhvillimit të vendit tonë apo dhe punuan si profesor në universitetet që përmenda më lartë. Libri hapet me një falenderim që ju bëhet të gjithë bashkëpuntorëve që kontribuan me referenca apo kujtime ( Esse) sipas viteve qe studjuan pranë kësaj shkolle. Ajo që është për t’u theksuar, është falenderimi i grupit nismtar Fatmira Gajta, Fatmir Mane, Petrit Velaj Sulejmani që nisën rrugën me ne, shkruan autori librit Bashkim Balani, por jeta i ndau… U prefshin në paqe…!

Në parathënien e tij, autori Bashkim Balani midis të tjerash thekson.."Do ishte bukur...fëmijët, nipstërnip të gjenin emrat tanë... apo ta kenë një libër në biblotekën e tyre". Më posht tregon: "nismëtarët", u bënë erë e bletë e pjalmin mbartën e shpërndanë në lulet e tjera"... "Libri është si fëmija do kujdes të vazhdueshëm dhe unë e kam treguar këtë kujdes"., thekson autori Bashkim Balani.

Faleminderit bashkëautorve Bashkim Balani dhe Hana Hoti që na bëtë këtë dhuratë të bukur gjithë armatës së pedagogjikasve Fier në moshën e pensionit dhe të gjithë ne kemi çfarë t’u lëmë si kujtesë fëmijëve tanë.

Kujtim i pa harruar për profesorët tanë të mrekullueshëm që nuk jetojnë më si  nëndrejtori Anastas Pogaçe, Fan Gjini, etj. I pa harruar kujtimi i shokve dhe shoqeve tona që kanë ndërruar jete, si Ylli Qorri, Xhovalin Hidri, Kalem Avdullai, Vjollca Bano etj.

Në këto shënime nuk kam si të lë pa përmendur punën e mirë të grupit organizator që eventi kaloj shumë bukur. Ju uroj gjithë pedagogjikasve të maturave ‘73-‘78 jetë e shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre. Porosia ime është: "Nxiteni te niprit dhe mbesat tuaja dashurine për librin". Respekte dhe lumturi në familjet tuaja.

Nuk kam ndermend të bëjë recensë të librit edhe pese e lexova faqe për faqe, por të jap një informacion për ata pedagogjikas që nuk patën mundësi të vijnë në këtë event mbresëlënës. Libri përbëhet nga 13 kapituj dhe çdo kapitull ka veçoritë e veta. Një falenderim i veçantë shkon për mësuesit tanë pjesëmarrës Mirka Çala dhe Mareglen Panda dhe për të gjithë profesorët që kanë përshëndetur në pa mundësi për të qenë të pranishëm në këtë ditë historike për ne pedagogjikasit e maturave ‘73-‘78, veçanrisht zonjën e nderuar Drita Sara, mësuesen e lëndës së kimi-biologjis dhe bashkëshortin e saj Minella Sara.

Ja çfarë shkruan në përshëndetje profesoreshë DRITA SARA:

PËR TË GJITHË JU PEDAGOGJIKËSIT QË KENI LËNË GJURMË TË MREKULLUESHME NË ZEMRAT TONA!

Vlerësoj në maksimum gjithë punën me aq kujdes dhe vemëndje të organizuara nga ju për një vlerësim të një pjese të jetës në qytetin e Fierit për ju pedagogjikësit, por edhe për gjithë ekipin pedagogjik të mësuesve e punonjësve në shkollën pedagogjike.

Vemëndja e të gjithë ish nxënësve për ne të dy ka qenë dhe do mbetet një dhuratë që na ka mbushur një mungesë shumë të madhe për jetën tonë. Për ne të dy është një kënaqësi e pa fund.

Jeni pa përjashtim të mrekullueshëm dhe e kemi të vështirë të përmendim në veçanti, sepse keni të gjithë një emër shumë të bukur…Pedagogjikasit e gjithë maturave në vite në qytetin e Fierit.

Vlerësimi dhe respekti që keni ruajtur deri sot tregon se themelet e asaj që ju dhe ne mësuesit tuaj patëm fatin të punonim së bashku e gjurmët e lëna janë me vlera. Jeni një plejadë që vut në vlerë atë që dhamë e vlerësuam gjithë dëshirat tuaja dhe bashkëpunuam së bashku.

Kjo është bukuria e bashkëpunimit që ruhet në zemrat tona si çift mësuesish Drita dhe Minella. Gjurmët tuaja janë të arta dhe ju falenderojmë pa masë. E pa mundur për ne të jemi midis jush. Ju urojmë një takim me shumë mbresa. Kujtimet tuaja do kenë vlerat që meritoni në vite. Ju falenderojmë për gjithçka. Përqafime nga ish mësuesit tuaj Drita dhe Minella Saro.

LAJMËRIM SHOQËROHEJ ME PROGRAMIN E ZHVILLIMIT TË EVENTIT

Festë gjithëpërfshirëse me maturat ’73-’78 Fier… tek ish shkolla pedagogjike Fier datë 15 tetor 2022, ora 09 00-12 00.

Programi eventit

1. Pritja festive, ora 09 00-10 00

2.Cermonia… ora 10 00-11 00

a) Hapja

b) Përshëndetjet

c)Interpretime

d)Dhënia e çertifikatave dhe shpërndarja e librit

3. Coctail…

Konfirmo pjesmarrjen…

PËRFAQËSUESIT E MATURËS’74

Grupi organizator dhe kryesisht autori librit “HIjezim i bukur”, Bashkim Balani vuri në lëvizje gjithë maturantët e shkollës pedagogjike Fier për maturat ’73-’78. Nga matura’74, klasa e IV E në këtë event ishin të pranishëm;  Pëllumb Bajraktari, Gëzim Ismaili, Zagoll Gjoni, Kujtim Ibrahimaj, Bashkim Saliasi, që jetojmë në Tiranë, Bilbil Idrizaj që banon në Fier dhe dy shokët tanë që jetojnë në Athinë, Hekuran Duçka dhe Petrit Zeqaj.

H Duçka, K Brahimaj, B Saliasi, A Saliasi, P Zeqaj, B Idrizaj dhe G Ismailaj

Së bashku me ne u bashku edhe imeshoqe nxënëse e maturës ’75, Angjelina Bardhi Saliasi. Në ambjentet e shkollës ishte i pranishëm dhe Dashnor Sinani pjestarë i maturës tonë. Pra nga matura jonë morën pjesë gjithësej nëntë vetë.

Për tu theksuar është se matura ’73 kishte një pjesmarrje shumë të mirë.

50 VJET MATURË E PARË PEDAGOGJIKE ‘73

Data 15 tetor 2022 hyri si një datë historike për ish shkollën e mesme pedagogjike Fier. Një nismë e nxënësve të maturës 1973 mundësoi që në themelet e kësaj shkolle të vendoset një libër thesar me vlera për brezat që vazhduan këtë shkollë dhe kujtesë për brezat që vijë. (Përvojë). Po ju sjell disa mendime nga thesari i këtëj libri.

Profesor Dr. Bektash Mema: - “Është tregues domethënës që të diplomuarit pedagogjikas po prezantohen me një botim për t’i dhënë vlerat kësaj shkolle mësuesie dhe vendin që ajo ka në historinë e arsimit shqiptar”…

Pedagogjikas i parë Fier, 1964 Ndue Preçi  shprehet: - “Bukur nisma juaj me këtë libër kujtimesh, përjetësoni kohën e rinisë,…i vështirë bëhet ky mision nga vitet…plot 50 vjet kanë kaluar, por besimi që shoh e dëgjoj te sytë e fjala juaj them se do t’ia arrini…

Në falenderimin e tij autori librit Bashkim Balani shkruan: -ju pedagogjikas jeni zemra, ndjeshmëria, drita e tingulli librit “Hijezim i bukur”…emrat tuaj janë skalitur në më shumë se dyqind shkrime.

Është e lehtë të bësh monografin e një personi, por shumë e vështirë të hartosh dhe të skalitësh një vepër monomentale me dyqin autor?! Por autorët e librit Bashkim Balani dhe Hana Hoti mundën që me një punë kolosale një vjeçare t’i sillnin dhurat në këtë takim pas 50 vitesh secilit pjesëmarrës këtë libër me vlera të rralla që gjithkush nga ne ka se çfarë tu lërë brezave pasardhës në biblotekën e tyre apo edhe në arkivin e biblotekës së Fierit.

Largësia në kohë dhe harresa n vite e kanë bërë punën e vet. Por, shkrimet vinin e shtoheshin, … na besuat… libri sot ngjan me trendafilishte magjepëse që jetësohet nga fryma e shpirtit rinor dhe ngjyrat që ndrisin, shkruan në falenderimin e tij autori librit Bashkim Balani.

Së fundi autori e mbyll falenderimin e tij me fjalët lapidare:

-“Libri është sinqeriteti rinor, është shoku ynë i hershëm, me ëndërra mbushur, është aromë moshe me hijeshinë e bukurinë e saj, me dëshirat e pengesat, dashuritë e paragjykimet. Libri ka frymën e kohës, kohartën rinore”…

JU ERDHËT SI DALLANDYSHET NË VERIM!

Mëngjesi i 15 shtatorit 2022 mblodhi si dalëndyshet në kthim pas një verimi të gjatë prej 50 vitesh në çerdhen e diturisë, në oborrin e shkollës ish pedagogjike Fier, sot shkolla e muzikës “Jakov Xoxa”,( por për ne do mbetet pedagogjikja jonë), ish pedagogjikësit e maturës ’73 dhe përfaqësues nga maturat e tjera të maturave ’74-‘78. Erdhën në këtë takim të ngrohtë e vëllazëror të thinjur dhe të kërrusur, por me zemër rinore të përmalluar ku në sytë e tyre shprehnin dashuri dhe dhimbje për vitet e shkuara.

Flokthinjur dhe mbi barrën e viteviteve takoheshin të përmalluar, ku kishte lot gëzimi dhe të qeshura midis tyre, por njëkohësisht shikoje zonja dhe zotrinj të nderuar që mburreshin me fëmijët e tyre dhe nipërit e mbesat që ndiqnin rrugën e arsimimit dhe formimit mbi bazën e një kulture të trashëguar nga prindërit dhe gjyshrit e tyre shëmbullor.

Në bisedat midis tyre rrëfenin për vitet e punës, shkollimin e mëtejshëm dhe profilizimin në degë të ndryshme të mësuesisë. Unë kam mbaruar për biologji tregonte dikush, po… unë kam mbaruar për histori,… unë kam mbaruar për matematikë-fizikë, e… unë kam mbaruar për oficer, unë kam mbaruar për pilot,… etj, profesione që kërkonin dije të sakta shkencore dhe ne pedagogjikasit e atyre viteve i fituam në saj të punës vetmohuse të profesorëve tanë metodist dhe me një përgatitje të lartë shkencore dhe konkuruam në shkollat më me emër të vendit tonë, ku disa nga ne dolën profesor me titull si Profesor Dr. Bektash Mema, Neshat Hyka, etj, që për momentin nuk më ndihmon kujtesa dhe nuk kam pasur informacionin e duhur për të shënuar emrat e tyre.

Në përgjithësi në këtë even prodominonin pedagogjikasit e maturë ’73 dhe përfaqësues nga maturat pasardhëse ’74-‘78..

MATURA ’74, NISMËTARJA E TAKIMEVE NDËRVITE

Si nismëtar të takimit para disa vitesh shërbeu nisma e shokëve e shoqeve tanë Pëllumb Bajraktari, Fatbardha Demaj dhe Margarita Shehu Malaj që hapën siparin e takimeve të maturave ndërvite.

Një meritë e veçantë që shërbeu si “katalizator” dhe vuri në lëvizje grupet organizatore të secilës maturë nga vitet ’73-’78 ishte hapja e faqes së shkollës në facebook nga shoku ynë i klasës Pëllumb Bajraktari. Kjo nisëm e maturës shtetërore ’74 u pasua nga maturat e tjera ndër vite.

Matura ’74 përfaqësohej nga nismëtarët e hapjes së faqes së shkollës, ku në vitet pasardhëse rrodhën si lumenjtë kujtimet e maturave pasardhëse të cilët do realizonin takimet midis tyre në vitet pasardhëse dhe do mundësonin dhe nxisnin dy autorët e librit “Hijezim i bukur” Bashkim Balani dhe Hana Hoti të grumbullonin material nga gjithë dashamirësit pedagogjikas, sidomos nga maturantët e maturës ’73, që u treguan të gatshëm të shkruajnë mbresa dhe kujtime nga jeta shkollore e viteve të rinisë.

Kjo nisëm e ish pedagogjikasve të maturës ’73 le të shërbej si shtysë që çdo maturë ndër vite të ketë thesarin e vet ashtu sikundër veproi matura e vitit’73.

Kalasë iu hodhën themelet dhe tani na takon ne pasardhësve të maturave ’74-’78 të vazhdojmë punën e nisur nga matura “73. Libri “”Hijezim i bukur”, është një ditar me vlera ku secili nga ish pedagogjikasit e maturës ’73 gjen vetveten.

PAK HISTORI NGA LIBRI “HIJEZIMI I BUKUR”.

Është puna vetmohuse mbi baza shkencore e profesor Dr. Bektash Mema në kryekapitull me titull: Vështrim përgjithësues për Shkollën pedagogjike, bazuar vetëm në të dhënat dekumentare, kryesisht te amza.

Profesor Dr. Bektash Mema e nis shkrimin e tij në këtë libër: -Amza e shkollës është dokumenti më i rëndësishëm dhe me ruajtje të përhershme. Bukur…

Por çfarë ndodh?! Nga leximi dhe studimi që ju bëra këtyre faqeve të punës vetëmohuese të profesor Bektashit më rezultoi se sekretaria e shkollës I. Kryeziu dhe mësuesit kujdestar nuk kanë punuar me përkushtim dhe pothuajse një pjesë e viteve nuk janë shënuar në faqet e amzës.

Të gjithë nxënësit e pedagogjikes janë administruar në dy amza: amza numër I me 493 nxënës dhe amza numër II me 259 nxënës. Në këto amza shkruan Profesor Dr. Bektash Mema nuk gjenden nxënësit që janë diplomuar në vitin akademik 1977-1978, pra nxënësit që kanë filluar shkollën në vitin akademik 1974-1975. Puna e shkëlqyer që ka bërë Profesor Dr. Bektash Mema shërben si bazë historike e këtij thesari me vlera kulturore.

Nuk po zgjatem në detaje sepse gjithkush nga ne ka aftësin dhe profesionalizmin e duhur për të nxjerr konkluzionet e duhura për vitet që ne qëndruam pranë kësaj shkolle ku u përgatitëm nga ana metodike dhe profesionale për të qenë të aftë që të përballemi me sfidat e jetës.

NË AMBJENTET E SHKOLLËS “JAKOV XOXA”

DHURATË DY LIBRAT E MI,  kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit Viron Kona

Andi Bakiaj dhe Bashkim Saliasi  B Mema, P Çobo, A, Saliasi dhe B Saliasi

Në ambientet e shkollës në foto drejtori Andi Bakiaj dhe Bashkim Saliasi me rastin e përurimit të librit “Hijezim i bukur” me autor Bashkim Balani dhe HANA HOTI, në 50 vjetorin e ish shkollës Pedagogjike Fier. Fier 15.10.2022

Një kujtim i bukur me drejtorin e shkollës Artistike: "Jakov Xoxa", Fier, të cilit i dhurova për bibliotekën e shkollës dy librat e mi "Parnasi sheh më bisht të syrit" dhe "Kur librin e shkruan zemra", kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit Viron Kona dhe dy botimet e mia të fundit "Pylli me lisa" dhe "Një buqetë me poezi". Drejtori më shoqëri në ambientet e brendshme të shkollës dhe u lumturova me kujdesin e tij dhe stafit pedagogjik për pastërtinë dhe rregullin që mbizotëronte në ambientet e brendshme dhe të jashtme të shkollës. I uroj shëndet dhe suksese nxënësve të shkollës Artistike Jakov Xoxa. E falenderuam drejtorin e shkollës dhe i uruam suksese në arritjen e treguesve për të përmbushur objektivat që shkolla dhe trupa mësimore ka vendosur të realizoj në fund të vitit shkollor 2022-2023. Së bashku me të dhe kordinatoren e eventit ish pedagogjikasen e maturës ’76 Pëllumbesha Ymeraj Çobo, drejtorin e shkollës Andi Bakiaj, timeshoqe Angjelina Saliasi dhe unë realizuam dy foto kujtim nga shkolla ish pedagogjike, dhe tani shkollë e muzikës “Jakov Xoxe”. Në ato moment në ambjentet e shkollës takuam dhe Profesor, Dr. Bekatash Mema me të cilin realizuam një foto kujtim.

U shkëputa nga drejtori shkollës dhe professor Bektashi dhe iu bashkova shokëve të mi të klasës Hekuran Duçka, Petrit Zeqaj të ardhur enkas nga Athina, Bilbil Idrizaj, Gëzim Ismailaj, Zagoll Gjoni, Pëllumb Bajraktari, Bashkim Saliasi i shoqëruar nga Angjelina Saliasi  dhe kaluam në ambjentet e konviktit ku midis të tjerash realizuam disa foto kujtim. Grupit tonë iu bashku dhe ishpedagogjiksi i klasë tonë Dashnor Sinani.

Bilbil Idrizaj, Pëllumb Bajraktari, Hekuran Duçka, Kujtim Brahimaj, Dashnor Sinani, Petrit Zeqaj, Bashkim Saliasi

NË SALLËN E AKTIVITETEVE

Kordinatorët e zhvillimit të aktivitetit na bënë thirrje që të zinim vend në sallë ku do zhvillohej aktiviteti. Nga informacioni që mora në sallë ishin 135 karrige dhe nga këto vetëm pesë mbetën bosh. Shifra tregon se në këtë event morën pjesë 130 vetë dhe më shumë ishin nga matura e vitit 1973 dhe në numër të paktë nga maturat e tjera. Në një bisedë telefonike me autorin dhe organizatorin kryesor të eventit Bashkim Balani mora vesh se nga matura ’73 merrnin pjesë 85 vetë, 20 vetë kishin ndërruar jetë dhe pjesa tjetër nuk erdhën për arsye shëndetësore apo migrimit në vende të ndryshme të globit.

Mernin pjesë autoritete përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë  Fier, që përfaqësonin kryetarin Armand  Subashi, që për arsye subjektive nuk ishte i pranishëm në sallë, prefekti  qarkut  Fier, Lefter Shehaj; drejtoresha e qarkut Fier, Flutura Meçe  dhe  drejtoresha e ZAR-it Zamira  Gjika.  Merrnin pjesë profesoret  tanë  të  nderuar, Maringlen  Panda  me bashkëshorten  Xhuli, të  ardhur enkas  nga Amerika për  këtë takim, plot  mall. Midis nesh ishin të pranishëm  dhe  profesore  Mirka  Çala dhe  profesor  Shkëlqim  Ruçi, si  dhe intelektualë  dhe  shkrimtarë  të mirënjohur  të  qytetit  Fier, Mihal Krimçe, Neritan Boçova, Ndriçim Meçe, Enver Shehu dhe Tasi Proko, etj.

Cermonin e hapi kordinatorja e organizimit të eventit zonja Majlinda Ikonomi.  Më pas e mori fjalën autori librit Bashkim Balani.

Në fjalën e tij përshëndetëse ai theksoi: Jam me ju! Ju jeni hijezim i bukur i librit. Ju jeni frymë e librit… jeni pjesë e librit. Falenderimet janë bërë, por unë dua të bëj një falenderim të veçantë për Profesor. Dr. Bektash Mema, për drejtorin e auditit dhe kordinatoren Pëllumbesha Ymeraj Çobo. Por kam një falenderim të veçantë për kordinatoren Majlinda Ikonomi. Faleminderit ju djem e vajza që na dhatë këtë kënaqësi.

Përshëndeti ish Kryetari këshillit të konviktit Novruz Shimka dhe më pas e mori fjalën ish sekretaria e rinisë së shkollës Ilirjana Hajta Demaliaj. Në këtë cermoni përshëndet edhe profesor. Dr. Bektash Mema në cilësin e kordinatorit dhe organizatorit kryesor të eventit. Me radhë përshëndetën profesor Shkëlqim Ruçaj, profesor Mareglen Panda etj.

Përshëndeti të pranishmit në sallë në emër të kryetari Bashkisë Fier Armand  Subashi përfaqësuesi Bashkisë, prefektja e Fierit zonja Flutura Meçe, dhe më pas grupi artistik i shkollës së muzikës “Jakov Xoxa” përshëndetën të pranishmit me një program artistik të përgatitur nga mësuesja e muzikës nën kujdesin e drejtorit të shkollës artistike, Andi  Bakiaj. Një ndihmesë të konsiderueshm në organizimin e këtij eventi kanë drejtori shkollës Andi Bakiaj, dhe ish maturantja e shkollës pedagogjike, matura ’76, Pëllumbesha Çoba Ymeraj etj.

Për gjithë kontribuesit në hartimin e librit “Hijezim i bukur” u ndan çertifikata të akorduara nga Bashkia Fier.

***

REFLEKSIONE NGA ISH PEDAGOGJIKASIT NË FAQET E FACEBOOKUT

Bashkim Saliasi

SI DALLËNDYSHET NË PRANVERË

Si dallëndyshet në pranverë,

drejt teje fluturuam,

me një valixhe në dorë,

në çerdhen e diturisë vërshuam.

Se njhnim qytetin,

të gjithë ishim misionar,

këtu mësuam të ecnim,

u edukuam si qytetar.

Vitet kaluan shpejtë,

ne dolëm arsimtar,

anë e kand vendit,

për 40 vjet s’u pamë.

Sot në këtë tubim,

gëzojmë si fëmijët,

zbardhur e kërrusur,

plot me emocione mbushur…

Ju  përshëndes  të  gjithë  pedagogjikas  të  maturave ‘ 73 -  ‘78  - Fier  dhe  Ju  uroj  shëndet  dhe  të  mira  paçi  familjarisht!  Gëzofshi. ditë  të bukura  dhe  të gëzuara   me  fëmijë  e  niper  dhe  mbesa  si  prinder  dhe gjyshër  në  këtë stad  që jemi  të  gjithë!

Uroj  të  takohemi, në  takime  të  tilla  për  t'u  çëmallur  dhe rifreskuar  kujtimet  në  këtë  tempull  që  nisëm  fluturimin....tonë  në  të  katër  anët e  vendit  për  të  përçuar  dritën e  diturisë...!

Krenare dhe  të  lumtur  që  misionin  tonë  të  vështirë, por  tepër  fisnik, e  realizuam me  sukses!  Ne  krenohemi, me  gjeneratat  e  fëmijëve  dhe  të  rinjve  që  i  edukuam  dhe  arsimuam, në mënyrë  të  pashembullt  me  pasion dhe  përkushtimin tonë  duke  u  shkrirë  si  qiriri   për  të  ndriçuar  rrugën  e  dijes, të  ardhmes  së  vendit  tonë.

… dhe emocioni  i  promovimit  të  librit  të  bekuar  për  gjithë  pedagogjikasit  me  kujtimet  e  tyre  të  vulosura  në  këtë  vepër  të  çmuar nga  autorët,   profesor  Bashkim  Balani  dhe  Hana  Hoti, nuk  ka të  mbaruar, pasi  autorët  dhe  bashkëautorët  u  vlerësuan  me  "Çertifikata  Mirënjohje”  nga  autoritet  e  pushtetit vendor  nga  kryetari i  bashkisë  Fier, Armand  Subashi!

Kënaqësi  ishte  dhe pjesëmarrja  e  prefektit  të qarkut  zonja Flutura Meçe  dhe  Zaira  Gjika  si  dhe  profesoret  tanë  të  nderuar, Maringlen  Panda  me bashkëshorten  e  Tij  të  ardhur enkas  nga Amerika për  këtë takim, plot  mall. Midis nesh ishin të pranishëm  dhe  profesore  Mirka  Cala dhe  profesor  Shkelqim  Ruci, si  dhe intelektualë  dhe  shkrimtarë  të mirënjohur  të  qytetit  tonë  Fier.

Kënaqësi  e  veçante  ishte  dhe  performanca  e  jashtëzakonshme  e  nxënësve  të  shkollës  artistike  "Jakov  Xoxa”  dhe  përkushtimi edhe përgatitja  e  tyre  nga mësuesja Majlinda Ikonomi.

Po  ashtu  dua  të  përmend kujdesin  dhe  mbështetjen  e  dhënë  nga drejtori  i  shkollës  artistike  Andi  Bakiaj. Faleminderit  të  gjithëve  ju  që  na  mbështetet  dhe na  nderuat  me  pjesëmarrjen  tuaj  në  këtë  event  të  bukur  dhe  të  papërsëritshëm të  maturave  pedagogjikasve.....! Faleminderit  të  gjithë  pedagogjikasve  pjesëmarrës  që  nuk  e  shpërfillët  këtë  takim  miqësor  pas  shumë  vitesh për festimin  e 50  - vjetorit të  maturës  së  parë  dhe  promovimit  të  librit  me kujtime  që  do  mbetet  një  kujtim  në  duart  e  çdo  pedagogjikasi  që  do  ketë fatin ta  lexojë..!

Uroj  takime  të  tilla  të  zhvillohen  në  vitet  në  vazhdim, se  na  rifreskojnë  kujtimet  dhe  na  rinojnë  shpirtin  e  na  japin  shpresë  për  të jetuar  jetën  me  ditë  të  bukura  dhe  të  gëzuara .....!

Faleminderit  Profesor  Bashkim  Balani  dhe  Hana  Hotit, si  dhe  ideatorit  dhe organizatorit  ekselent  Profesor, Dr. Bektash  Mema dhe kordinatores Pëllumbesha Ymeraj Çobo!  Faleminderit  të gjithëve  dhe  mirë  u  takofshim  në  takime  të tjera   të  dashur  pedagogjikas.

Bashkim Balani

Faleminderit të gjithëve.

- E ndjeni malldashurinë mjegulluar nga gjysmëshkulli? ..., - jeni ju që dritësoni me kujtimet..." është "Hijezim i bukur"...

-E keni në shpirt akoma emocionin festiv të takimit "50 vjet Maturë e Parë Pedagogjike Fier" ? ... - është madhështi e festës me ideator e organizator ... prof. Bektash Mema ...

-Po kordinatoren e palodhur Pëllumbesha Ymeraj Çobo që kërkon të bëjë më të mirën e shihni akoma? ...

-I ndjeni tingujt mbi harpe të spektaklit? ... - është e hirshmja skenariste Majlinda Ikonomi me artistët liceistë të shkollës "Jakov Xoxa"..., aty është edhe Mondi artist, .... edhe drejtor Andi artist......

- E patë kujdesin e titullarëve më të lartë vendorë ... kryebashkiakut

Subashi, ... prefektit Lefter Shehaj, ... Flutura Meça (DRAP), ... Zamira Gjika (ZVAP)?... - ku ka më mirë... ...

Me malldashurinë u takuam, festuam gëzueshëm, të dehur nga lumturia... si atehere... koharta mbetet koharte...

kur do të bëhemi prapë bashkë?

Lefter Shehaj është me Andi Bakiaj.

“Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë.” (Guy Kaëasaki) Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura me të cilat mund ti shprehësh mirënjohjen mësuesit, personit që ka nënshkrimin e tij në formimin tënd.

Kush është ai që arritjet e tij nuk ja dedikoi edhe mësuesit?!

Albert Camys, kur mori lajmin e fituesit të Çmimit Nobël , shkruan se pas nënës së tij, i pari që i binte ndërmend ishte mësuesi që i kishte qëndruar afër në fmijëri.

Emocionuese për mua t'i drejtohesha auditorit të mësuesëve të maturës së parë të shkollës pedagogjike Fier në festën jubile të 50-vjetorit.

Në mesin e atij auditori qëndronte edhe mësuesi dhe drejtori i shkollës time të 8-vjeçares. Sa shumë nevoj që kisha ti drejtoja fjalë respekti dhe mirënjohje Atij dhe gjithë shokëve të tij të shkollës pedagogjike për atë që ata kishin bërë për të ndriçuar jetët dhe karrierat e qinda e mijra nxënësve për gjysëm shekulli kontribut në mësimdhënie.

Profesione ka shumë, ndoshta edhe me qindra, por të gjitha kultivohen nga mësuesi. ME SHUMË MIRËNJOHJE PËR JU TË DASHUR MBAJTËS TË TITULLIT MËSUES !

NJË TAVOLINË E SINQERTË MIDIS SHOKËSH

Ju falenderoj në emrin e shokëve të mi të maturës ’74 Hekuran Duçka, Petrit Zeqaj, Bilbil Idrizaj, Gëzim Ismailaj, Zagoll Gjoni, Kujtim Ibrahimaj, Bashkim Saliasi dhe imeshoqe Angjelina për fjalët e ngrohta dhe respektin që gëzoni të gjithë ju dashamirësit tanë, koleg të nderuar dhe respektuar.

Në foto: B ashkim dhe Angjelina Saliasi, Hekuran Duçka, Zagoll Gjoni, Kujtim Brahimaj, Bilbil Idrizaj, Gëzim Ismailaj dhe Petrit Zeqaj. 15.10.2022

Pas aktivitetit ne ish maturantët e vitit ’74 u ulëm në një tavolinë dhe drekuam së bashku. Për rreth dy orë të gjitha bisedat tona kishin në qendër të vemëndjes eventin e zhvilluar në datën 15 tetor, datë që shënoi vendosjen e një guri xhevahir në themelet e kësaj shkolle në qytetin e Fierit, pavarsisht se jeta e saj qe shumë e shkurtër, por nga dyertë e saj dolën kuadro shëmbullor që kontribuan në shumë sfera të zhvillimit të shoqërisë, krahas moshatarve të tyre që kishin ndjekur arsimin e përgjithshëm dhe kishin një kulturë dijesh më të gjerë se ne.

Gjatë bisedës që zhvilluam dhe dollive që ngritëm për profesorët tanë të nderuar dhe kujtuam shokët dhe shoqet tona që kanë ndërruar jetë hodha idenë se ne si maturë e vitit ’74, nismëtar të takimeve të hartojmë të gjithë së bashku librin tonë me mbresa dhe kujtime.

Kjo ide mbetet për tu diskutuar dhe për të shpërndar lajmin në medjet elektronike dhe më pas të grumbullojmë nga shokët e shoqet tona materialet e nevojshme me episode nga jeta shkollore për 4 vjet rresht.

NJË TAKIM SUPRIZË ME PROFESOR MAREGLEN PANDA

Isha fokusuar atë ditë në leximin e librit “Hijezim i bukur” dhe dola dhe për kafen e mëngjesit me nipin tim Hajri Kapllanin kolegun Hajri Musabellin në pension. Në tavolinën tonë rrall herë vjen dhe shoku im pedagogjikas i maturës ’76 Faslli Myrtollari. Me këtë rast i dhurova ish pedagogjikasit Faslli Myrtollari librin “Hijezim i bukur” dhe nxitova për në shtëpi për të vazhduar leximin e librit pë të cilin shkrova më lartë. Një telefonat nga shoku e miku im Kujtim Brahimaj më shkundi nga mendimet dhe mbresat e leximit të librit.

Alo!... Bahkim jam me profesor Mareglen Panda, do vish ta takosh.

-Nuk vonohem, jam aty për pak minuta.

Fal biçikletës të cilën e mësova që në vitin ’70 në qytetin e Fierit së bashku me shokët e mi me biçkletat që jepeshin me qira për 15 minuta u gjenda në Tiranë të Re, te qendra Universitare “Kristal”. Në tavolinë profesor Mareglenin e gjeta të shoqëruar nga bashkëshortja Xhulja dhe shoku im Kujtimi Brahimaj që shoqërohej nga bashkëshortja e tij Zenepja.

Bashkim Saliasi, Mareglen dhe Xhuljana Panda, Zenepe dhe Kujtim Brahimaj

Me professor Mareglenin zhvillova një bisedë tepër interesante ku ai nëpërmjet episodeve që tregonte nga jeta e veprimtaria e tij pranë shkollës pedagogjike na ktheu në kohë dhe kujtesa filloj të riprodhojë kujtime që deri tani kanë qendruar të fshehura dhe të heshtura.

Kujtimet po nuk i ngacmove fashiten në procesin e harresës, por ama kur fillon ti cytësh ato shpërthejnë si vullkan. Qendruam jo pak me profesorin, por rreth dy orë dhe e lam që pasi të kthehet nga Fiery të takohemi përsëri të pimë një kafe dhe unë ti dhuroj dy librat e mi “Pylli me lisa” dhe “Një buqet me poezi” të cilat në takimin e zhvilluar në Fier nuk pata mundësi t’ia dhuroj sepse më doli nga mendja dhe plotësova të gjithë shokët e mi që ishin të pranishëm në këtë event…

Në mbyllje të këtij reportazhi uroj gjithë ish maturantët pedagogjikas të maturave ’73-’78 jetë e shëndet të mirë dhe kalofshi moshën e pensionit sa më gjatë dhe me nipër e mbesa të lumtur dhe të gëzuar.

Bashkim Saliasi

Tiranë, 29.10.2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora