Editorial
Florim Zeqa: Të jetojmë të lirë në pavarësi, pa krijesa artificiale dhe pa Serbi!
E diele, 12.06.2022, 08:18 PM
Të jetojmë të lirë në pavarësi, pa krijesa artificiale dhe pa Serbi!
Në
23 vjetorin e çlirimit
12
Qershori i vitit 1999 e shënon hyrjën e forcave paqëruajtëse të NATO-s në
Kosovë pas 78 ditë bombardimesh ndaj caqeve serbe, e cila kulmoi me çlirimin e
Kosovës. Kjo ishte ndërhyrja më e madhe e aleancës më të fuqishme ushtarake që
ka njohur ndonjëherë historia për të ndaluar krimet, dhunën dhe spastrimin
etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia
Shkruan:
Florim Zeqa
Hyrja e forcave të
NATO-s dhe kthimi biblik i shqiptarëve në trojet stërgjyshore
Hyrja
e forcave të NATO-s në Kosovë, edhe tani pas 23 viteve, mbetët njëra ndër
ngjarjet më madhore në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e për shqiptarët
e Kosovës në veçanti.
Por,
akoma më i madhërishëm ishte kthimi biblik i popullatës në trojet stërgjyshore,
edhe pse me shtëpi të djegura dhe më pasuri të plaçkitura nga barbarët serb.
Shqiptarët
e Kosovës e mahnitën botën e civilizuar me ngritjen si feniksi, me ndërtimin e
shtëpive mbi gërmadhat e shtëpive të bëra pluhur e hi.
Dashuria
ndaj atdheut ishte shumfish më e madhe sesa buxhetet e varfëra familjare të
shqiptarëve të cilët dhanë gjithçka që patën për lirinë e Kosovës.
Megjithatë,
ndihmat humanitare nga shtetet perëndimore ishin të mirëseardhura për një pjesë
të popullatës, e cila nuk ishte në gjendje të bëjë ndërtimin dhe as riparimin e
shtëpive të djegura dhe rrënuara tërësisht.
Për
këtë popullata e Kosovës i është mirënjohëse dhe falenderuese për jetë e mot
bashkësisë ndërkombëtare për ndihmën në çlirimin e vendit dhe rindërtimin pas
lufte.
Tani
e 23 vjet më parë, intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak,
ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të
pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta.
Edhe
23 vjet më pas, prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake BONDSTEEL
konsiderohen forca mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.
Disa
subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë
edhe ndihmën e madhe, të pa parë
ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.
Pavarësia e Kosovës,
kompromisi më i madh politik i shqiptarëve në fundshekullin e kaluar
Mirëpo,
populli i Kosovës nuk e harron asnjëherë luftën e Ushtrisë çlirimtare të
Kosovës dhe ndihmën e ushtrisë së NATO-s, pa të cilën lufta në Kosovë nuk do të
ndalej asnjëherë pa çlrimin e plotë të trojeve etnike shqiptare.
Çdo
anashkalim dhe nënvlerësim i forcës çlirimtare të një populli, pashmangshëm
mund të çojë në një luftë të re të përmasave mbarëkombëtare, në të cilën do të
involvohen të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë.
Shënimi
i ditës së çlirimit për secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë,
është dita më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën
popullore.
Për
shqiptarët e Kosovës, 12 qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e
lumtur dhe e paharruar.
Marshimi
i ushtrisë se NATO-s dhe ushtarëve të UÇK-së rrugëve të Prishtinës dhe mbarë
Kosovës shënoi gëzimin më të papërshkruar me fjalë të qytetarëve, të cilin, në
mënyrën më besnike e përshkruan blici i aparatit dhe syri i kamerave
televizive.
Ta kthejmë kujtesën në
vitet kur u vunë themelet e shtetit të Kosovës
Sot
më 12 qershor po bëhen 23 vjet nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë. Në
rrethana normale, 23 vjet liri dhe mbi 14 vjet pavarësi për shqiptarët e
Kosovës do të ishin tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak se kaq vite
për ndërtimin, konsolidimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit!
23
vjet nga ndërhyrja e forcave paqeruajtëse, kemi shtet të dizajnuar nga
ndërkombëtarët, me flamur pa ndjenja kombëtare dhe himn pa tekst, “mrekulli” që
askush nuk e kishte pritur!
Megjithatë,
kjo është liria që na solli shtetin, edhe pse ndryshe nga ai që projektuan
atdhetarët dhe atë që ëndërruan martirët dhe dëshmorët e kombit.
Njerëzit
kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre.
Mirëpo
me kalimin e viteve, kjo e kaluar po e ndryshon trajtën, ku shumë gjëra po
zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave kohore.
Në
çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet ta kthejnë
kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë
paqësore të viteve të '90-ta, përkatësisht: 2 Korrikun, 7 Shtatorin e vitit
1990 dhe Referendumin Popullor për Kosovën shtete sovran dhe të pavarur (26-30
Shtator 1991), ngjarje këto që i vunë themelet e shtetit të Kosovës si dhe ta
kujtojmë me pietet të lartë periudhën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës (Mars 1998-Qershor 1999), për të kujtuar dhe nderuar përgjithmonë gjakun
e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë sonë.
Ne
pasardhësve të tyre, na mbetët ta çojmë në vend amanetin e komandantit
legjendar, Adem Jashari, kryeheronjve Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, kolonelëve
Ahmet Krasnqi dhe Tahir Zemaj, luftëtarëve të lirisë Luan Haradinaj dhe Adrian
Krasniqi, Zahir Pajaziti dhe mijëra dëshmorëve të lirisë, vargu i të cilëve
është i gjatë dhe i pambarim.
Këtë
shkrim për 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia po e përfundoj me një
thirrje drejtuar SHBA-ve: T’bekoftë Zoti moj Amerikë, shtrije edhe një herë
dorën për Kosovën, çoi në vend fjalët e Rugovës, të UÇK-së dhe dëshmorëve të
Kosovës, për të jetuar të lirë e në pavarësi, pa krijesa artificiale dhe pa
Serbi, pa Open Ballkan dhe Ballkani!
Kosovë
urime 23 vjetori i çlirimit!
Zoti
e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!
Florim Zeqa, 12 Qershor 2022