E hene, 27.06.2022, 10:03 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Avokati i Aleksandër Vuçiqit - Albin Kurti!

E hene, 23.05.2022, 08:41 PM


Avokati i Aleksandër Vuçiqit - Albin Kurti!

Nga Kimete Berisha

Pasi që e rehabilitoi Aleksandër Vuçiqin dhe e shfajësoi nga të gjitha mëkatet - Kryeministri Albin Kurti duhet të konsiderohet si armiku më i madh i Kosovës i të gjitha kohëve.

Sikur të rrihte veç një damar në Kosovë, sot Albin Kurtit do t'i parandalohej hyrja në Institucionet e Kosovës...

dhe do të ndiqej penalisht, që ka guxuar ta shpalll të 'pafajshëm' ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviqit - Aleksandër Vuçiqin, pra njeriut që i ka ditur të gjitha krimet e Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Albin Kurti ka deklaruar se Aleksandër Vuçiqi nuk ka 'faj' sepse atë nuk e ka pyetur për asgjë Slobodan Millosheviqi.

Albin Kurti decidivisht tha:

- 'E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit.

Por, mund ta marr me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin.

Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste.”!

Pra, Kosova e ka një Kryeministër që e shfajëson nga faji armikun më të madh të lirisë së Kosovës.

Aleksandër Vuçiqi e mohon pavarësinë e Kosovës, e mohon lirinë e shqiptarëve dhe punon e lobon pa pushim për zhbërjen  e shtetit të Kosovës - plus Albin Kurti e shpall të 'pafajshëm'.

Nga kush merr leje Aleksandër Vuçiqi?

Nga varri i Sllobodan Millosheviqit merr leje që nuk kërkon falje për vrasjet, dëbimin dhe përdhunimin e shqiptarëve!

Aleksandër Vuçiq i mohon viktimat shqiptare, kurse Kryeministri Albin Kurti ia dhuron edhe pafajësinë, në emrin e viktimave shqiptare.

Nga Kush merr leje?

Nga Sllobodan Millosheviqi merr leje Aleksandër Vuçiqi që i glorifikon kriminelët e luftës:

Radovan Karaxhiqin, Vojislav Sheshelin e Ratko Mladiçin - të gjithëve u ka ofruar strehim, dhe ka marrë pjesë në të gjitha protestat për lirimin e tyre.

Serbia e Vuçiqit, rrugëve kryesore ua vë emrat e vrasësve të fëmijëve shqiptarē, kurse Albin Kurti thotë se Aleksandër Vuçiqi është 'i pafajshëm', sepse sipas Albin Kurtit krimineli Sllobodan Millosheviq nuk e ka pyetur kurrë ministrin e tij.

A e ka pyetur kriminelin Slobodan Millosheviq kur Aleksandër Vuçiq në Kuvendin e Serbisë (pas masakrës së Srrebrenicës), ka thënë se 'Për një serb do t'i vrasin 100 muslimanë'!

Kë e ka pyetur Aleksandër Vuçiq kur ka organizuar protesta në rrugë kundër që bulevardi ta marrë emrin e kryeministrit të vrarë Zoran Gjingiiq - dhe.

ka protestuar që bulevardi ta mbajë emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Opozita në Serbi e akuzojnë Aleksandër Vuçiqin se qëndron prapa peticionit për lirimin e vrasësit të Zoran Gjingjiq.

Kurse, Albin Kurtit midis Amerikës 'ia merr mendja' se Aleksandër Vuçiqi është 'i pafajshëm'!

I fut dy duart në zjarr për të!

Pse!

Çfarë vurmaku ka?

Ky njeri me këtë fjali ka vepruar kundër shtetit të Kosovës!

Qe kush ka premtuar se do ta padis Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës - Albin Kurti, i cili mendon se 'fajtori është një dhe ai fajtor ka vdekur'.

Kjo që Albin Kurti në emër të viktimave shqiptare u bë 'avokat i djallit', është shumë e rrezikshme.

P.S. 'Nëse Stalini ka qenë ujku, çka kanë qenë miliona veta që kanë shkuar pas tij?

- Dele?

Delja nuk shkon pas ujkut' - Erich Fromm.

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora