Mendime
Albert Zholi: Për jetimët duhet të mendohet çdo ditë jo vetëm në 20 Maj
E hene, 23.05.2022, 08:22 PM
Për jetimët duhet të mendohet çdo ditë jo vetëm në 20 Maj
Ishte
Ditë Kujtese dhe reflektimi për më shumë vemendje dhe politika sociale në
ndihmë të jetimëve
Nga
Albert Z. ZHOLI
20
Maji njihet ndryshe si Dita e Fëmijëve Jetimë. Pra është dita e atyre, që
rrallë u gëzon shpirti, rrallë u qesh buza, shumë rrallë ndjejnë një dorë të
ngrohtë mbi supet e njoma. Aktualisht në Shqipëri ka 31 mijë fëmijë jetimë. Të
vetëm në rrugët e jetës, të vetëm në ditë festash, të vetëm në qarjen e
halleve. Ata, për të arritur diçka më minimale kanë sfiduar jetën, kanë sfiduar
hallet, duke i thënë vetes stop, mjaft me ndihmën mjerane të shtetit, të
shtetarëve inidiferentë, por investo vetë për të qenë dhe ti pjesë integrale e
shoqërisë. Dje Bashkia e Tiranës së bashku me Institutin Kombëtar të Integrimit
të Jetimëve Shqiptarë zhvilluan një aktivitet të përbashkët për Ditën e Jetimëve.
Fokusi i takimit ishte organizimi i punës së përbashkët për ndihmën, që duhet
t’i jepet në vijimësi kësaj shtrese në nevojë të shoqërisë shqiptare. Nuk ishte
Ditë Feste. Ishte Ditë Kujtese dhe reflektimi për më shumë vemendje dhe
politika sociale në ndihmë të jetimëve. Në këtë takim merrnin pjesë
zëvëndëskryetari i Bashkisë Tiranë z. Andi Seferi (në mungesë të z. Erion
Veliaj për arsye pune), Drejtori i Institutit Kombëtar të Integrimit të
Jetimëve Shqiptarë z. Ilir Çumani, fëmijë nga ky komunitet, artistë, poetë,
intelektualë të fushave të ndryshme. Mes tyre ishin dhe shumë intelektualë me
emër që dikur jetimë, sot janë figura të shquara në shumë fusha të artit,
sportit, shkencës. Midis pjesëmarrësve mund të përmendim z. Bekush Birçe, Bujar
Asqeriu, Ema Qazimi, Bashkim Alibali, Shqipe Zani, Myfarete Laze, Liljana
Kondakçi, Pëllumb Elmazi, Irma Libohova, Tefta Cami, Kozma Dushi, e shumë të
tjerë. Në fjalën e tij nënkryetari Seferi e vuri theksin te domosdoshmëria e
përkrahjes së kësaj pjesë të shoqërisë shqiptare, e cila është gjithmonë më e
rrezikuar ndaj problemeve sociale. Ai
përmendi punën e vazhdueshme që bën Bashkia më Institutin e Fëmijëve Jetimë për
të qenë gjithmonë pranë kësaj kategorie. Z. Velia është një kryetar që
gjithmonë e ka në qendër të vëmendjes këtë kategori dhe jep ndihmën e tij
konkrete e të vazhdueshme për ta. Njëkohësisht duhet të nxjerr në pah
bashkëpunimin e vazhdueshëm me z. Çumani,- përfundoi Seferi. Ndërsa z. Çumani
duke falënderuar Bashkinë për përkrahjen i bëri një rezyme të shkurtër punës së
Institutit që ai përfaqëson në ndihmë të jetimëve përgjatë 20 vjetëve të
egzistencës së Institutit. Ai tha se 20 Maji duhet të shikohet si një ditë
Apeli ndaj qeverisë dhe institucioneve bamirëse apo dhe individëve. “Mendoj se
i ka kaluar koha valëvitjes spekullative të “kartës sociale të mëshirës” nga
individë dhe matrapazë social, që prej shumë vjetësh kanë luajtur në mënyrë
abuzive dhe të shëmtuar me ndjeshmërinë dhe sensibilitetin e shtetit dhe të
shoqërisë në lidhje me jetimët. Vitet e fundit kjo ditë është kthyer në formën
e festës dhe ku fëmijëve i dhurohet diçka, por më shumë se dhurata Institucioni
Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë (ai që ka ndihmuar shumë në këtë
çështje) kërkon mbështetje nga qeveria për të përmirësuar dhe ndihmuar gjendjen
ku ndodhen këta jetimë-theksoi Çumani. Pas tij e morën fjalën shumë
personalitete të arti dhe të kulturës:
-Pëllumb Elmazi-këngëtar
-Është
kënqësi për mua sot të jem në këtë ditë të rëndësishme të Ditës së Fëmijëve Jetimë. Për këtë
kategori gjithkush ndjen dhimbje dhe dëshirë për të ndihmuar. Dëshiroj që kjo
ditë të shërbejë si një thirrje për gjithë institucionet shtetërore, por edhe
JOQ për të bërë ligje, të cilat do t’i shërbejnë në vijimësi kësaj kategorie të
pambrojtur të shoqërisë sonë. Ligjet për ta duhet të jenë favorizuese që të
sjellin ndryshime rrënjësore për një jetë sa më të mirë dhe të sigurtë.
Bujqar Asqeriu, “Nderi i
Kombit”
-Kjo
ditë është një ditë Apeli. Është një ditë ndërgjegjësimi për këtë pjesë të
shoqërisë sonë. Ne kemi një të kaluar të hidhur ndaj duhet të jemi më sensibël
për ta. Atyre u mungojnë shumë gjëra, që nga dora e ngrohtë e nënës, fjala e
ngrohtë, ndihma në shumë raste, të cilat i kanë penguar të rriten pa problem. I
takon një shoqërie të emancipuar, një shoqërie të civilizuar që atyre t’u japë
dinjitetin e duhur. Ditë të tilla ata duhet të kenë vazhdimisht se gëzimi dhe
ngrohtësia njerëzore nuk mjaftojnë për një ditë.
-Ema Qazimi, “Mjeshtre e
Madhe”
Unë
e përjetoj shumë këtë ditë. Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në
Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e
shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe
ekonomike. Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji
për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk
i kam ndjerë as në skenë. Falënderoj bashkinë dhe z. Çumani për të gjitha ato
që kanë bërë për këtë kategori fëmijësh.
Bejkush Birçe, ‘Mjeshtër
i Madh”
Kjo
është një ditë e veçantë: një ditë që të bën të mendosh shumë. Për këtë
kategori duhet të mendojnë të gjithë. Fëmijët sot duan më shumë sheshe për
lodra, më shumë fusha futbolli, më shumë fusha për aktivitete të ndryshme. Ata
duhet të përkrahen që të gjejnë veten si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që
jetojnë me prindërit. Ne tashmë duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë pas
kësaj dite.
Myfarete Laze “Mjeshtre
e madhe”
Gjithmonë
këtë ditë e kujtoj me këtë Institut të z, Çumani. Për mua si nënë është një
ditë specifike. Nënat e shohin me sy
tjetër këtë ditë. E shohin me krahasime vitesh si ishin, si janë. Mendoj se
vërtetë duhet të jetë ditë Apeli. Për këtë kategori nuk duhet të rreshtim së
ndihmuari. Viti ka 365 ditë dhe ndihma ndaj tyre nga të gjithë duhet të jetë e
vazhdueshme ashtu si ne ndihmojmë fëmijët në familje.
Tefta Cami-ish ministre
Arsimi
Ndihem
mirë që jam pjesë e kësaj ceremonie. Çdo shoqëri ka detyrimet e saj ndaj kësaj
kategroie. Sot më tepër se kurrë në këtë kohë krize ndihma ndaj jetimëve duhet
të jetë më korrekte. Ata janë si ëngjëj, që presin ndihmën nga çdo njeri,
individ, institucion që i ndihmon me zemër.
Në
fund të takimit u ndanë dhe shumë vlerësime nga Bashkia e Tiranës për
pjesëmarrësit, të cilët kanë dhënë ndihmën e tyre për këtë kategori të
shoqërisë shqiptare. Z. Ilir Çumani u vlerësua me titullin “Medalja e Lartë e
Mirënjohjes” me rastin e 20-vjetorit të themeilimt të Institutit.
Ndërsa me “Certifikatë
Mirënjohje” u vlerësuan:
Perikli
Çuli - Skulptor i Popullit; Ema Qazimi - Këngëtare, Mjeshtre e Madhe; Tefta
Cami, ish Ministre e Arsimit dhe e Kulturës; Kolec Traboini - Kineast, Mjeshtër
i Madh; Shyqyri Sako- Piktor i Filmit Shqiptar, Artist i Merituar; Prof. dr.
Lekë Sokoli - Sociolog, Pedagog; Mimika Luca – Aktore, Artiste e Merituar;
Bujar Asqeriu – Aktor, Nder i Kombit; Bejkush Birçe - Ish Trajner i Kombëtares
së Futbollit, Mjeshter i Madh; Ilir Çumani- Aktivist i Shoq. Civile për
mbrojtjen dhe Integrimin e Fëmijëve Jetim- Dr. i Përgjithshëm i Institutit
Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
Kur
do ndahehshin të gjthë pjesëmarrësit bënë një fotografi për të pëjetësuar këtë
takim mbresëlënës, që shtoi më shumë dhe një rreze drite ndihme për jetimët
shqiptarë.