Mendime
Florim Zeqa: Shpresa nuk vdes e fundit!
E marte, 17.05.2022, 07:39 PM
Shpresa nuk vdes e fundit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ne
shqiptarët nuk kemi ardhur në këtë botë për të vuajtur, por për të jetuar. Jeta
është një dhe e papërseritshme. Prandaj, të mos lejojmë që bastardët politik
t’na shkatërrojnë jetën dhe të ardhmen në vendin tonë.
Kthim në traditat,
kulturën dhe zakonet popullore
Sikurse
që i lutem Zotit që asnjëherë më të mos kthehet e kaluara e pushtimit të
Kosovës nga Serbia (Jugosllavia), i lutem krijuesit t’na i kthejë edhe njëherë
vitet e krenarisë kombëtare siq i kishim përgjatë viteve të ’90-ta: dashurinë
dhe respektin ndaj njëri-tjetrit, solidaritetin dhe humanizmin, unitetin
kombëtar dhe bashkëpunimin e ndërvëllazërorë, besen shqiptare dhe fjalën e
dhënë si vyrtyte të shenjta të kultivuara dhe ruajtura me fanatizëm ndër
shekuj.
Që
kjo të arrihet më lehtë dhe më shpejtë nuk mjaftojnë vetëm lutjet!
Zoti
nuk i ndihmon egoistët, por i ndihmon ata që duan dhe respektojnë
njëri-tjetrin, ata që ndajnë të mirën dhe të keqën me njëri-tjetrin, ata që
ndajnë kafshatën e gojës me ata (ato) që ajo ju mungon.
Kjo
është e lehtë të arrihet nëse i lëmë anash lakmitë për pasurim të pakufishëm,
nëse i lëmë anash ndasitë partiake dhe ideologjike, ndasitë fetare dhe
rajonale, nëse i lëmë anash të gjitha ngatërresat dhe armiqësitë e shkaktuara
nga klasa aktuale politike.
Kjo
bëhet e mundur përmes një mobilizimi dhe unifikimi të përgjithshëm të shoqërisë
kosovare në një organizim të ri politik, të bazuar në histori dhe vlera
njerëzore, në kulturë, doke dhe zakone të lashta kombëtare të trashëguara brez
pas brezi në vend të kulturave të huaja arabo-aziatike apo të kulturave të
degjeneruara të shteteve evro-perëndimore.
Çdo fillim e ka një fund
dhe çdo fund e ka një fillim të ri
Asnjëherë
nuk pajtohem me thënjen “shpresa vdes e fundit”! Përderisa të ekzistojë edhe
njeriu i fundit mbi sipërfaqen e tokës, ekziston edhe shpresa për jetë dhe ardhmeri.
Këtë
do ta dëshmojë me një thënje të huazuar: “Një mijë në qëndrofshin do të
qëndrojë edhe vet. Po edhe njëqind në mbetshin nuk tundem kurrsesi. I dhjeti do
të jem, nëse mbeten vetëm dhjetë. E në mbetë veç një, unë do të jem ai”.
Secili
nga ne duhet të bazohemi në thënjen e mësipërme e jo të dorëzohemi përballë
sfidave të kohës. Duhet t’i qëndrojmë vertikalisht idealit dhe dashurisë ndaj
atdheut e jo të mashtrohemi nga gjërat e përkohshme në këtë jetë, siq janë:
pasuria, pushteti dhe privilegjet që sjellë ai, për shkak se pasuria shkon e
vjen, pushtetet ndërrohen njëri pas tjetrit, kurse pasojat si gjithnjë i vuan
popullata e pafajshme!
Historia e dhimbshme e
largimit nga vendlindja
Historia
e migrimeve të shqiptarëve drejt vendeve të huaja është e gjatë sa vetë
historia e popullit tonë. Por historia e migrimit të shqiptarëve të Kosovës
është më e dhimbshme përgjatë dy shekujve të fundit, si pasojë e largimeve të
detyrueshme nga pushtuesit, në veçanti nga dhuna e pushtuesve serbosllav, të
cilët zbatuan planet ogurzeza për dëbimin masiv dhe shfarosjen e shqiptarëve
gjatë shekujve dhe përgjatë luftës së fundit.
Përgjatë
dy shekujve të fundit, edhe pse nuk ka kaluar asnjë gjeneratë pa e provuar
dhunën dhe spastrimin etnik nga barbaria serbe, asnjëherë shqiptarët nuk i kanë
humbur shpresat për kthim dhe jetë në trojet e tyre stërgjyshore.
Mirëpo,
ajo çfarë po ndodhë viteve të fundit, me largimin masiv të shqiptarëve në
shtetin e çliruar dhe të pavarur nga Serbia, është sa e dhimbshme, po aq edhe e
tmerrshme.
Vërtetë
është trishtuese të shohësh shtëpi të zbrazura, shkolla të boshatisura,
palestra sportive pa të rinjë. Vërtetë është e dhimbshme dhe trishtuese të
shohës kolona të gjata njerëzish para dyerëve të ambasadave në pritje të
marrjes së vizave për largim nga Kosova!
Zbrazja
në heshtje e Kosovës nuk është pasojë vetëm e pushtetarëve aktual, por e të
gjitha qeverive paraprake dhe elitave politike të pas 17 shkurtit 2008, të
cilat nuk bënë asgjë për krijimin e kushteve minimale për jetë normale të popullatës
në Kosovë.
Mungesa
e përspektivës zhvillimore, mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e një
ligji të mirëfillt të punës, përfshirë ligjin për nivelizim të pagave në
sektorin publik dhe privat ka bërë që qytetarët të mos ndjejnë siguri dhe as ardhmëri
në shtetin e tyre!
Si
pasojë e kësaj, nga Kosova po largohen të gjitha shtresat e shoqërisë, të
papunët dhe të punësuarit në sektorin privat dhe publik, po largohen të
sapodiplomuarit, mjekët dhe infermierët, po largohet rinia dhe truri i kombit
njëkohësisht!
Fatkeqësia nuk qëndron
tek largimi individual, por tek vetëdorëzimi
Largimet
individuale të popullatës në kërkim të një jete më të mirë, nuk i shoh si
fatkeqësi, përkundrazi janë një mundësi për mirëqenje dhe rimëkëmbje ekonomike
familjare, por fatkeqësi kombëtare e shohë largimin masiv dhe dorëzimin e
popullatës përballë kusarëve politik të pasluftës dhe paspavarësisë deri në
ditët e sotme!
Në
vend që popullata të mobilizohet për ndëshkimin e kësaj klase kusarësh politik,
u bë suporti më i madh i tyre duke i votuar të njëjtit nga njëra palë zgjedhje
në tjetrën!
Në
vend që popullata t’i detyrojë politikanët e papërgjegjshëm të largohen nga
skena politike me bojkot të përgjithshëm zgjedhorë (kërkesë e imja e
vazhdueshme në dekadën e fundit), po e bën të kundërtën!
Në
vend që të pakënaqurit e të gjitha pushteteve të mobilizohen në një organizim
të ri (Alternativë të Re politike) siq unë po e kërkojë në vijimësi, e kanë
zgjedhur rrugën më të lehtë, por më të dhimbshme, atë të largimit nga vendi!
Mungesa elektoratit në
Kosovë, partitë politike i ka kthyer kah mërgata
Partitë
politike dhe politikanët që thyen shpresat e qytetarëve me premtime boshe dhe
mashtrime skandaloze, duke e parë zvogëlimin e elektorateve të tyre në Kosovë
ju kanë kthyer mërgimtarëve në Diasporë, jo nga dashuria që ndjejnë për ne, por
për joshjen dhe përfitimin e mbështetjes tonë me votë për të mbajtur (marrur)
pushtetin, respektivisht për të siguruar vazhdimësinë e tyre në skenën politike
kosovare!
I
ftojë të gjithë bashkatdhetarët e rinjë e të vjetër që jetojnë në Diasporë që
të mos bien pre e politikanëve mashtrues, hipokritëve dhe grupeve të interesit
që e sollën Kosovën në këtë gjendje të pashpresë, por të mobilizohemi për
dhënjën e përgjigjes së merituar kusarëve politik me krijimin e një Alternative
të Re politike, me njerëz të rinjë të papërfshirë në partitë aktuale politike.
Duhet
të bashkohemi duke i lënë mënjanë të gjitha mëritë (inatet) me njëri-tjetrin,
duke i lënë mënjanë interesat personale për hirë të bashkombasve tonë në Kosovë
dhe Diasporë që s'u ndalen asnjëherë së vepruari për një Kosovë të lirë dhe
sovrane, për një shtet demokratik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Është
momenti i fundit të ndahemi nga e keqja, nga katandisja e vlerave kombëtare dhe
njerëzore. Të bashkohemi në Alternativën e Re politike, ashtu siq u bashkuam në
vitet e '90-ta, për t’ia kthyer gjallërinë vendit, për ta kthyer besimin dhe
shpresën tek qytetarët me ndaljen e trendit të zbrazjes së Kosovës nga banorët
autokton shqiptar.
13.05.2022