Mendime
Skender Jashari: Etnitë dhe konfliktet ndëretnike në Rusi mund të rishpërthejnë!
E premte, 13.05.2022, 08:05 PM
Etnitë dhe konfliktet ndëretnike në Rusi mund të rishpërthejnë!
Nga
Skender Jashari
Miti
se ukrainasit dhe belorusët janë rus, gjegjësisht janë nën-kombe të derivuara
nga rusët, është një mit i ideologjisë së imperializmit rus, me rrënjë nga
Rusia mesjetare e Kievit, që shkëlqeu në shekullin XIV, e që Rusia e udhëhequr
nga Putini e ka përqafuar këtë ideologji si agjendë të tij. Në këtë rast si
pjesë e kampanjës së Kremlinit që nga viti 2000, kërkonte të legjitimonte
legalizimin e idesë që Belorusia dhe Ukraina si pjesë natyrale të sferës së
influencës së saj, pasiqë edhe në shekujt XIX dhe XX, janë prezentuar në
atlaset, tekstet dhe hartat etnografike si anëtarë të një kombi të vetëm të
kombit rus, prej nga disa herë edhe Franca, Gjermania e Austria e kanë
përvetësuar këtë përceptim, gjë që i ka dhënë gjoja të drejtë Rusisë që të
përfshihet në politikat e brendshme dhe të jashtme të Ukrainës dhe Belorusisë.
Në
vazhdimësi gjatë historisë, Rusia ka bërë përpjekje për të asimilu grupet e
ndryshme etnike dhe fetare në rus. Edhe në kohën e Bashkimit Sovjetik tentoi në
krijimin e kombit sovjet, e cila u ndërpre nga rënija e këtij shteti dhe
shpërtheu me kryengritje dhe nacionalizma ekstrem, ngjajshëm edhe në kohën e
sotme, nën regjimin diktatorial të Putinit, bëhet asimilimi në Rus.
Edhe
Putini, disa herë kishte paralajmëruar që tensionet etnike në Rusi mund ta
coptojnë atë, duke theksuar që me kolapsimin e Bashkimit Sovjetik, vendi i tyre
ishte buzë të greminës dhe disa regjione ishin në prag të luftës civile, por me
shumë përpjekje dhe sakrificë theksonte që ishin në gjendje ta shuanin zjarrin,
e që kërkonte që minoritetet duhet të jetojnë nën kulturën ruse dhe migrantët
duhet të kalojnë provim për gjuhën ruse dhe historinë ruse, derisa studentët të
lexojnë diku 100 klasikët kombëtar rus. Prandaj Putini dëshiron centralizimin e
pushtetit dhe jo federalizimin të cilin e ka hequr gjithnjë nga fjalori i tij.
Rusia
është vendi i dytë me më së shumti musliman, pas Kinës, nga vendet jomuslimane.
Rusia është shumë heterogjene nga ana sociale, kulturore, etnike dhe
religjioze, e që është një konglomerat etnish të ndryshme, e që falë diktaturës
ato ende mbahen nën pushtimin rus. Duke qenë se Rusia edhe sot, është një ndër
vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193 grupe etnike, shumica e
kanë besimin ortodoks rus, 16.4 milion janë musliman, gjuhën ruse e flasin
99.49%, kurse ka edhe 277 gjuhë të minoriteteve, prej të cilave 97 janë të
përfshira në sistemin e shkollimit të përgjithshëm, sigurohen trajnime për 24
gjuhë, 66 janë të përdorura në medie, ka 21 republika etnike, me minoritetet:
Sakha, Komi-permyaks, çeçenët, çukçi, çuvashët, kozakët, darginsët, dolganët,
evenkët, hebrenjët, ingushët, kabardët dhe balkarët, kamukët, karaçët dhe
çerkezët, karelianët, khakasët, khatsë dhe mansit, komit, koryakët, kumyksët,
lezginët, mari, mesketianët ose mesketianët turk, mordovasët, nenetsët, nogaj,
osetianët, romët, gjermanët e volgës ose rus, tatarët, tuvanët, udmurtët,
ukrainasit, belorusët dhe kazakët, jakutët, adygejët, altajët, avarët,
bashkirët, burjatët.
Prej
142.8 milion banorëve të Rusisë, 111 milion llogariten se janë të etnisë ruse,
sipas burimeve ruse, ose 80.9% në total, kurse 19% janë minoritete.
Prandaj
përbërja etnike e Federatës Ruse, ka qenë gjithmonë aq komplekse dhe diverse sa
që ka bërë që të ketë probleme në këtë drejtim, e që nga koha e Ivanit të
Tmerrshëm, kur ky vend nuk ishte më monoetnik dhe as monofetar. E që grupet
kryesore të popujve me etni të ndryshme në Rusi janë:
1.
popujt sllav, të cilët janë Rusët, Ukrainasit dhe Bellorusët.
2.
popujt Altaik,
3.
popujt finlandez dhe
4.
grupi i Kaukazianëve.
Pas
grupit të popujve sllav, grupi etnik i tatarëve radhitet si më i madhi në Rusi.
Pra popujt Altaik në Rusi, që janë të shpërndarë kryesisht në rajonin e mesëm
të Volgës, në jug të maleve Urale dhe Kaukazin Verior, si dhe në Qarkun e Arktikut
dhe janë: Balkarët(kryesisht musliman), Bashkirët( kryesisht musliman suni),
Burjatët( që janë kryesisht të ndarë në të krishter ortodoks rus, budist dhe
joreligjioz), Çuvashët( që janë krishter ortodoks rus), Dolganët( kryesisht
ortodoks rus), Evenkët( kryesisht shamanist), Kalmukët( kryesisht budist),
Karaçët( kryesisht islamik), Kumukët( kryesisht islamik), Nogajt( kryesisht
islamik), Jakutët( kryesisht shaman dhe ortodoks rus).
Kurse
grupi i popujve finlandez, që jetojnë në Volgën e sipërme, në veriun e largët
dhe Uralet, përfshijnë: Karelianët( që janë kryesisht ortodoks rus dhe
luteran), Komit( që janë kryesisht ortodoks rus), Marët( që janë kryesisht
ortodoks rus dhe paganizmit Mari), Mordovët( kryesisht ortodoks rus) dhe
Udmurtët( kryesisht ortodoks rus).
Në
grupin e Kaukazianëve, përfshihen Adigët, Çeçenët, Çerkezët, Ingushët,
Kabardinët dhe rreth 30 popuj të tjerë që bashkërisht klasifikohen në Dagestan.
Me rënijen e Bashkimit Sovjetik, shpërthyen edhe konfliktet ndëretnike në Rusi,
e që shumica e këtyre konflikteve për çështje territori a çështjesh politike
ndodhën në Kaukaz dhe në Azinë qendrore, si Armeni-Azerbejxhan, Gjeorgji-Oseti,
Gjeorgji-Abkazi, Oseti-Ingusheti.
Me
rastin e rënijes së Bashkimit Sovjetik, njiheshin 16 republika autonome,
përfshirë Republikën autonome çeçene-Ingushe e cila u nda më 1992, e që me
Traktatin e Federatës të 1992, 21 republika të bazuara në etni u krijuan në
Federatën Ruse, të cilat u njohën me kushtetutat e tyre të vitit 1993, e që
ishin: Adygeja, Bashkortostan, Burjatia, Çeçeniua, Çuvashia, Dagestani,
Gorno-Altay, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Kalmukia, Karaçaj-Çerkezia,
Kaerila, Khakasia, Komi, Mari El, Mordovia, Osetia veriore, Sakha( Jakutia),
Tataristani, Tuva dhe Udmurtia. Prej të gjithë 21 republikave të Federatës
Ruse, rusët përbëjnë minoritet në 13 prej tyre. Kurse prej 18 mars 2014,
Federata Ruse, përbëhet nga 85 subjekte federale, prej të cilave 83 janë të
njohura ndërkombtarisht, kurse dy nuk janë të njohura ndërkombtarisht, ajo e
Sevastopolit dhe Republika e vetëquajtur e Krimesë.
Racizmi
në Rusi është tejet shumë i theksuar, si formë e qëndrimit negativ dhe
veprimeve që bëjnë disa rus kundër qytetarëve jo-etnik rus, por edhe
emigrantëve dhe turistëve, e që tradicionalisht janë të njohura anti-semitizmi
dhe tatarofobia, gjithashtu edhe fobia ndaj etnive të ndryshme të Kaukazit,
Azisë Qendrore, Azisë Lindore dhe Afrikës. Në zhargonin rus, me termin Kaukaz,
përfshijnë grupet etnike të regjionit të Kaukazit, e që i quajnë „ të zi“,
shkaku i tipareve të fytyrës, Dhuna e vazhdueshme është simptomë e „luftës
civile“ permanente të ftohtë ndëretnike, e cila disa herë ka eskalu në disa
regjione, si në Kaukazin verior edhe në konflikt të nxehtë. Ky racizëm dhe
ksenofobi, është theksuar edhe ndaj romëve, në vitet e fundit( 2019) të cilët
ndjehen të rrezikuar se mund të sulmohen nga rusët, e që për disa herë janë
detyruar të evakuohen për shkak të rrezikut për jetët e tyre, edhe nga
periferia e Moskës, që ngjajnë me pogromet kundër hebrenjëve. Por edhe në këtë
rast zyrtari rus i regjionit Penza Ivan Belozertev, kishte bërë thirrje për
dhunë dhe kishte akuzuar SHBA-në dhe Perëndimin për destabilizim të situatës.
Madje edhe „casus belli“ i këtij konflikti ishte i ngjajshëm me atë të
pogromeve kundër hebrenjëve, ku paraqitet viktimizimi nga përdhunimi i vajzave
ruse, pastaj eskalimi me sulmim nga turma e romëve kundër rusëve. Por siç
raportohen pastaj, shihen deportimet e dhunshme të turmave të romëve, shtëpitë
e tyre të braktisura që digjen.
Putin,
kishte deklaruar se janë deri në 2.000 konflikte potenciale etnike në Rusi,
prandaj zgjedhja e Kremlinit ishte që më shumë kontroll rus mbi territoret e
tilla, që të kontrollohej tensioni dhe konflikti potencial mes grupeve të
ndryshme etnike, e që falë këtij kontrolli, kryesisht edhe ekonomik, ende Rusia
arrinë t’i mbajë nën kontroll.
Sidomos
shkaku i Luftës Ekonomike të Perëndimit kundër Rusisë, pas agresionit rus në
Ukrainë më 2022, pos goditjes sidomos të individëve të caktuar të Rusisë dhe
oligarkëve, natyrisht në fund të fundit, ato reflektohen në popullin rus.
Prandaj me përkeqësimin e situatës ekonomike në Rusi, praktikisht do priten të
ndodhin revolta dhe rrebelime të brendshme, prandaj zgjedhja e Kremlinit ishte
që më shumë kontroll rus mbi territoret e tilla, që të kontrollohej tensioni
dhe konflikti potencial mes grupeve të ndryshme etnike, e që falë këtij
kontrolli, kryesisht edhe ekonomik, ende Rusia arrinë t’i mbajë nën kontroll, e
që pa këtë kontroll do shkoj drejtë rënijes si dikur të Bashkimit Sovjetik.
Më:13.05.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e
sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.