Mendime
Skender Jashari: Propaganda turke në Atdheun tonë për gjoja suksesin e dronëve turq në Ukrainë
E hene, 09.05.2022, 06:15 PM
Propaganda turke në Atdheun tonë për gjoja suksesin e dronëve turq në Ukrainë, kundër agresionit rus
Nga
Skender Jashari
Ka
shumë propagandë në Trojet tona, për shumë gjëra që kanë të bëjnë me Turqinë, e
shumë pak të vërteta ngërthehen në to. Kam përcjellur me vëmendje dhe kam
lexuar e shikuar një pjesë të madhe të kësaj propaganda që ka filluar sidomos
gjatë muajit mars 2022. Kjo propagandë turke në Atdheun tonë, ka të bëjë
kryesisht me hiperbolizimin e rolit të dronëve turk TB-2 në luftën e Ukrainës.
Sa
për fillim, të gjitha sulmet e suksesëshme të këtyre dronëve, ushtria Ukrainase
i ka publiku, pasiqë dronët TB-2, nga qendra e komandimit kanë video-incizim.
Ndërsa aksionet e raketave FGM-148, apo të tjera, nuk kanë video-incizim të
ruajtur, por vetëm në disa raste që janë regjistruar nga persona të tretë.
Raketat FGM-148 Javelin, ishin arma kryesore që shkatërroi pamëshirshëm tanket,
blindat, makinat ushtarake etj të forcave të Rusisë, gjatë fazës së parë 24
shkurt-7 prill 2022 në Ukrainë. Pra këto raketa Javelin, ishin arma kryesore në
fushëbeteja, derisa dronët turq, ishin të suksesëshëm siç do paraqiten rastet
konkrete më pas, vetëm në rastet kur forcat ruse, nuk kishin mbrojtje
antiajrore, gjegjësisht në mbrapavijë të forcave ruse, e më shpesh kundër ligjistikës
ruse. Nga burime jozyrtare, të forcave Ukrainase, theksohet që deri në 95% të
shkatërrimit të tankeve, bindave të rënda ruse, janë bërë nga kjo raketë.
Dronët
kamikaz, mund të transportojnë lehtësisht 40 kg kokën luftarake, në distanca
1000 km me kosto për njësi prej 50.000 deri 100.000 dollarë, derisa në krahasim
me masën e municioneve të vogla të dronëve TB-2 të përdorur në Ukrainë,
është 2 herë më e madhe, derisa kostoja
është e plotë sa një predhë Javelin, derisa distanca për dronin është me kosto
10 herë më e lirë sesa e raketave kryqëzore. Edhe në rastin e Ukrainës, kundër
agresionit rus, duke qenë se vetëm dronët TB-2, nuk ishin të mjaftueshëm, por
forcat ukrainase kishin nevojë për më shumë dronë për sulme strategjike, e që
kjo mund të plotësohej vetëm me dronët kamikaz. Dronët TB-2, edhe pse janë më
të lirë në kosto, sesa dronët e tjerë perëndimor, edhe në këtë rast, në
krahasim me dronët kamikaz, nuk janë më efikas, për shumë arsye, por edhe:
dronët kamikaz, kanë kosto shumë të ultë derisa rrëzimi i tyre kundërshtarit do
i kushtonte shumë më shumë, derisa kundër dronëve TB-2, kundërshtari do kishte
arsye të shkrepte një rakete antiajrore.
TB-2,
kategorizohet në kategorinë e „fluturakeve ajrore papilot me qëndrueshmëri të
gjatë kohore me lartësi mesatare“, e që në këtë kategori hyjnë dronët që mund
të fluturojnë në lartësi 3000-9000 metra për kohë prej 24 deri 48 orë. Ky tip i
dronit, është treguar shumë efikas i përdorur nga Azerbejxhani në luftën në
Nagorni-Karabakh më 2020, por edhe në luftën në Ukrainë më 2022, kundër
invazionit rus.
Dronët
TB-2, përdoren nga: Azerbejxhani, Etiopia, Kirgistani, Libia, Maroku, Katari,
Turqia, Turkmenistani, Iraku, Nigeria, Polonia, e që kanë porositur dhe janë në
bisedime edhe: Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Kazakistani, Letonia, Omani,
Ruanda, Somalia, Serbia, Sllovakia.
Shumica
e pjesëve të këtij droni, janë prodhim Britanik, Kanadez, Gjerman, Amerikan
etj, e që shpesh ka pasur konteste dhe ndërprerje licencash dhe furnizimesh nga
kompanitë perëndimore.
TB-2,
fluturimin e parë e bëri në gusht 2014, më 18 dhjetor 2015 shkrepi raketa
MAM(Mini Ak?ll? Mühimmat) për herë të parë. Karakteristikat e këtij droni janë:
gjatësia 6.5 metra, gjerësia e krahëve 12 metra, peshën maksimale e fluturakes
që mund të ngritet për fluturim 650-700 kg, ngarkesa e armatimeve 150 kg, prej
të cilave 55 kg peshon sistemi i shënjestrimit dhe zbulimit optoelektronik,
kurse për bomba-raketa është 95 kg, kapaciteti i rezervuarit 300 litra benzinë,
shpejtësia maksimale 220 km/h, qëndron në fluturim deri 27 orë, armatimet që
përdorë në Ukrainë janë: MAM( MAM-C
operon deri 8 km, kalibri 70mm, gjatësi 970mm, pesha 6.5kg; MAM-L, operon deri 15km, kalibri 160mm, gjatësia
1 metër, pesha 22 kg).
Ukraina
në janar 2019, kishte blerë 12 TB2 dhe 3 qendra kontrolli tokësor për 69 milion
dollarë, e të cilat filloi t’i pranojë në mars 2019. Derisa pastaj zyrtarët
turk dhe ukrainas njoftuan për bashkëpunimin për prodhimin edhe të 48 dronëve
të tjëre TB-2 në Ukrainë. Por Ukraina në
fund të vitit 2020, kishte prodhuar edhe dronin ekskluziv ukrainas, Sokil-300.
Në janar 2022, Ukraina njoftonte që i kishte 20 dronë Bajraktar, kurse më 2
mars Ministri i Mbrojtjes njoftonte që kishin arritur edhe dronë të tjerë TB-2.
Dronët
TB-2, me qëllim zbulimi u përdorën më 9 prill 2021, në regjionin e Donbasit,
kurse në tetor 2021, për herë të parë përdorën në luftime duke shkatërruar një
hovitzer D-30 të seperatistëve rus, që
me këtë armë granatonin trupat ukrainase afër Hranitne. Më 24 shkurt milicia e
të vetëquajturës Republikë popullore e Luhanskut, pretendonte që kishte rrëzuar
nga TB-2, afër qytetit të Luhanskut, kurse më 27 shkurt 2022, kryen dy sulme me
TB-2 në regjionin Kherson dhe Zhytomyr. Suksesi i parë i përdorimit të dronëve
Bajraktar TB-2, ishte në shkatërrimin e një sistemi BUK 9K37, në ditët e para
të agresionit rus, në distriktin Malyna të regjionit të Zhitomirit, më pak se
100 km nga Kievi, për të vazhduar pastaj me aksionin tjetër në Kherson në
paralagjet jugore, në rrugën M14 që lidhte Kherson-in me Mikolaivin, sërish në
shkatërrimin e një sistemi BUK 9K37, për të vazhduar pastaj me 1 mars, në
rajonin Sumy. E më pas në një numër sulmesh me dronët TB-2 ishin kryer,
përfshirë poste komande, makina ushtarake, tanke, kamion, sisteme raketash
tokë-ajër, sisteme raketash shumëtytëshe, sisteme të luftës elektronike, pastaj
në shkatërrimin e dy trenave cistern të Rusisë.
Duke
qenë se video-incizimet për sulmet kur janë përdorë dronët TB-2, janë publikuar
edhe në rastin e konfliktit në Ukrainë, kundër agresionit rus, gjë që ka më
shumë të ngjarë që të jenë publikuar shumica e këtyre rasteve nga fillimi i
agresionit deri më sot, mund të vlerësohen se këta dronë janë përdorur në
shkatërrimin e: 6 makinave të blinduara luftarake( 2 BMD-2IFV; 1 MT-LB me
ZU-23AA; 3 blindave të paidentifikuara ushtarake; 1 R-149MA1); 5 armëve
artilerike( 5 hovitzera 152mm 2A65Msta-B); 1 sistemi raketor shumëtytësh( 1
220mm BM-27 Uragan); 2 armë antiajrore(2 ZU-23); 13 sistemeve raketore
tokë-ajër( 1, 9K35 Strela-10; 1, 9A310M1-2 TELAR ; 1, 9A39M1-2 TEL; 4, 9A317 TELAR; 1, 9A316 TEL; 2, 9A331 TLAR;
1, 9A331M TLAR; 1 Sistem Tor të panjohur dhe 1,Pantsir-S1); 2 poste komande; 1
stacion komunikimi; 10 helikopter( 3, Mi-8 helikopter transporti- të shkatërruar
nga TB-2 dhe artileria; 2, Ka-52 'Alligator'- të shkatërruar nga TB-2 dhe
artileria; 5, helikopter të paidentifikuar- të shkatërruar nga TB-2 dhe
artileria); 5 anije lufte( 4 anije patrolluese Raptor; 1 anije zbarkimi Serna);
2 trena( me cisterna karburanti); 24 kamion, makina dhe xhipa( 4, KamAZ
6x6; 4, KamAZ-6350 8x8; 1, KamAZ-5350 me
eskavator EOV-3523; 5, Ural-4320; 2, kamion të paidentifikuar; 8, kamion të
paidentifikuar furnizimi); 3 poste komande; 1 stacion ndërlidhje; 1 depo për
strehimin e makinerisë, 1 depo municioni. E që shumë qartë duket që dronët
TB-2, kanë qenë efikas sidomos në mbrapavijën e armikut( si në linjat e
furnizimit, pikat e artilerisë armike, ajroportet e armikut etj), e që nuk janë
përdorë aspak në fushëbeteja, pasiqë shembull edhe helikopterët më të avansuar sulmues
të Rusisë Ka-52, janë shkatërruar në pista të ajroporteve e jo në fluturim.
Derisa në disa raste ku shihen këta dronë të rrëzuar, ishin kryesisht në afërsi
të fushëbetejave, ku kuptohet që mbrojtja antiajrore ruse, ka qenë plotësisht
efikase në mbrojtjen e forcave të saj, nga këta dronë.
Dronët
TB-2, në krahasim me dronin amerikan Reaper, janë shumë më të lirë në çmim,
gjegjësisht në vlerë mes 1 deri 2 milion dollarë, por në krahasim me dronët
kamikaz, vërehet sheshazi që kanë kosto ende shumë të lartë.
Më
26 shkurt 2022, dy dronë TB-2, pretendohet që ishin rrëzu në afërsi të
Schastias, pastaj më 17 mars 2022, një tjetër ishte rrëzuar në qiellin e
Kievit, e që forcat ruse kishin publiku mbetjet e tij. Një dronë tjetër TB-2 ishte rrëzu më 29 mars në Ukrainën
lindore, kurse më 2 prill një tjetër dronë TB-2 ishte rrëzuar. Më 12 prill, një
TB-2 pretendohej se ishte rrëzu nga fregata ruse Admirali Essen në bregdetin e
Krimesë, kurse më 13 prill forcat ukrainase deklaronin që përdorën dy TB-2 për
të mashtruar mbrojtjen antiajrore ruse të kryqëzorit Moska, për ta goditur me
dy raketa R-360 Neptune. Më 26 dhe 27 prill edhe 3 dronë TB-2 janë shkatërruar,
dy prej tyre në Rajonin Kursk në Federatën ruse, derisa i treti në Rajonin
Belgorod, gjithashtu në Rusi, i rrëzuar nga një Pantsir-S1.
Më: 09.05.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.