E merkure, 04.12.2024, 09:15 AM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Mesa duket Ballkani i hapur na la

E diele, 08.05.2022, 04:54 PM


Mesa duket Ballkani i hapur na la

Nga Ibrahim Kabili

Më saktë, mund dhe duhet ta braktisnim ne atë. Largimi duhej bërë në momentin kur Rusia  pushtoi Ukrainën dhe Serbia nuk vendosi sanksione ndaj saj. Atë që nuk "duam" ta bëjmë ne, e bëjnë të mëdhenjtë. Mendoj që Gjermania dhe Evropa nuk mund ta pranojnë "Ballkanin e hapur". Përse jo? Sepse ai zevendësoi "Nismën e Berlinit", të ndërmarrë nga Gjermania dhe të garantuar prej saj. Ai pavarësisht "tamtameve" dhe "flluskave" të politikanëve, është i papranueshëm për ne  shqiptarët... Kjo bëhet edhe më kritike kur në të nuk bën pjesë Kosova. Me shumë të drejtë, sipas mendimit tim, Kurti dhe Osmani nuk e pranojnë këtë nismë rajonale pasi njohja e Kosovës prej Serbisë nuk është bërë. Dhe Vuçiçi stërpërsërit se nuk do të vijë kurrë. Ateherë kujt i shërben ky projekt? Në mendimin tim, më së shumti Serbisë. A ka anë pozitive, ai? Natyrisht po, por nuk është ky problemi. Njohja nga Serbia e Kosovës është thembra e akilit për shqiptarët. Dy shtetet shqiptare më shumë se kurrë në histori duhet të bashkëpunojnë dhe të dalin me të njëjtin qëndrim, me të njëjtin gjuhë për të ndalur Serbinë...

Takimi i Kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz me dy liderët e Ballkanit, Ramën dhe Vuçiçin dha mesazhe të qarta.  Kjo "nismë" e "tre shteteve", pa tre shtetet e tjera jo pjesmarrëse në të, është jo produktive, apo më mirë të themi është e vdekur. Shpresoj që "Ballkani i hapur" nuk mund të mbijetoj më. Kjo për vetë faktin e thjeshtë se Gjermania nuk mund të pranojë një projekt gjysmak siç është, "Ballkani i hapur". Nisma e Berlinit është projekt gjithpërfshirës për Ballkanin Perëndimor. Për këtë punon Gjermania, po kështu edhe Evropa. Ata nuk mund të pranojnë një ekspansion strategjik të Serbisë dhe Rusisë në Adriatik. Ëndrra disa shekullore e këtyre ka qenë dhe është dalja në këtë det... Kjo ide ka qenë dhe është "vdekjeprurëse" për perëndimin. Ai ka gjeostrategji dhe nuk mund të pajtohet me nismat e "vogla" alla ballkanike. Eshtë fat i madh që interesat e shqiptarëve konvenojnë me ato euroatlantike... Politikanët shqiptar duhet të mbështeten fort te kjo strategji e perëndimit. Sot ata duhet të hidhen në "sulm" pasi "armiku" është në pikën e tij më të dobët. Faktori shqiptar duhet të bashkohet. Por jo të përçahet, të ulë zërin, bëhet memec, të tregoi përralla me mbret, me gjysh dhe me gjyshe... Nuk është kjo punë për to, mësuese është historia... Me Serbinë ajo është e trishtë. Ne si shtet amë nuk e kemi fqinj më Serbinë. Apo jo? Ndërsa si dy shtete shqiptare kemi kufinj me atë. Serbia madje është e formuar më së shumti në territoret autoktone shqiprare. Ajo nuk punon "sot për nesër", por me një gjeostrategji të qartë, zgjerimin e saj, mundësisht daljen në det. Këtë duhet ta ketë parasysh politika shqiptare. Ndaj duhet bashkim, bashkim dhe jo përçarje!

Serbia pavarësisht se është në ditën e saj më të keqe karshi përëndimit, si pasojë e mos sanksionimit të Rusisë, ajo nuk do ta pranojë ndoshta kurrë sovranitetin e Kosovës! Eshtë pozitiv fakti që Presidenti i Rusisë Putin më datën 26 prill 2022 në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, shprehet: "...Gjykata e OKB-së e ka njohur Kosovën. Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe republikat e Donbasit. Kosova është e njohur nga shumica më e madhe e shteteve, ky është një fakt. Kosova është njohur në cilësinë e shtetit të pavarur". Ky qëndrim megjithëse  ka shumë pikpyetje dhe dritëhije, është një hap pozitiv. Kjo duhet të shfrytëzohet nga politikanët tanë. Tani është momenti për të përfituar pala kosovare. Në vend që të bashkohen dhe të përfitojnë, zihen në parlament dhe luftojnë me njëri tjetrin... Turp! Shfrytëzojeni këtë ju njerëzit e mandatuar nga populli. Jo servilizmit ndaj Vuçit, ai është "Sllovo" i ditëve të sotme. Me Sllovodanin qe edhe "dje", ai. Asnjë iluzion tek ai. Shpresë është perëndimi.

Në këtë situatë ku Putini e "bombardoi" disi Serbinë, mendoj:

?Të tërhiqemi nga Open Ballkani dhe të përkrahim proçesin e Berlinit. Garant për këtë të fundit është Gjermania. Kjo nuk është pak, përkundrazi është shumë.

?Të kushtëzojmë Serbinë me njohjen e Kosovës.

?Të shrytëzohen të gjitha mundësitë diplomatike, të ngrihen aktakuzat dhe paditet Serbia për gjenocidin dhe krimet e bëra kundër popullit shqiptar të Kosovës. Serbia nuk është paditur juridikisht për krime lufte. Përse kështu kur ajo i ka bërë ato! Përse nuk vepron Albin Kurti? Kur do zgjohet Ai?  Shpresojmë të mos e ketë gëlltitur dhe ky atë gjellën e prishur si paraardhësit e tij.

?Të adresohen bisedimet; nga "bisedime për bisedime"; në bisedime për NJOHJE.

?Të gjtha marrëveshjet që mund të negociohen dhe arrihen me delegacionin e Serbisë duhet të votbesohen më parë në Kuvendin e Kosovës. Albini duhet ta bëje këtë! Na e kanë shpifur ato të tjerët me "krekosjen" e tyre sikur të ishin pronarët e vërtetë të Kosovës.  Ku janë sot? Populli është zot i vendit, jo individët! Albini për hir të Kosovës dhe  të atyre që e kanë votuar duhet të "zgjohet" nga gjumi! Në mendimin tim ai ndryshon shumë nga të tjerët. Si kryeministër duhet ta vërtetojë me punë këtë!

?Serbia po armatoset ndaj dhe Kosova duhet të marrë masat e saj për tu mbrojtur.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 08.05.2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora