Mendime
Lediana Fratari: Ne duam të jetojmë këtu, por jo kështu!
E shtune, 30.04.2022, 04:05 PM
Lediana Fratari:
Fjala ime e hapjes së Kuvendit Kombëtar
të Partisë Demokratike
Të
dashur delegatë, të ftuar, anëtarë të Partisë Demokratike.
Ju
uroj mirëseardhjen në këtë kuvend të jashtëzakonshëm dhe historik të partisë
tonë.
Unë
jam Lediana Fratari, delegate, ish kandidate për deputete e qarkut të Tiranës
në zgjedhjet e 2021. Për mua është nder dhe privilegj t’ju drejtohem juve në
këtë sallë dhe të gjithë demokratëve shqiptarë.
Këtu
sot ka burra e gra që janë rrugëtuar bashkë me Partinë Demokratike që nga dita
e lindjes së saj. Kjo parti ka shumë nevojë për kontibutet tuaja sot. Ndaj unë,
edhe në emër të familjes time të përndjekur politikisht nga diktura, përulem me
respekt të madh për punën tuaj.
Familja
dhe babai im që u burgos nga rregjimi komunist kontibuoi në themelimin e
Partisë Demokratike, ngriti biznesin e tij dhe investoi në Shqipëri. Unë u ktheva nga Anglia ku u shkollova. Kështu kanë
vepruar edhe shumë të rinj të tjerë që unë njoh, të angazhuar apo jo në
politikë. Kështu kanë vepruar edhe shumë të tjerë që janë pjesë e Partisë
Demokratike.
Partia
Demokratike është vetë historia e politikës 30 vjeçare në këtë vend. Ajo ka
meritën dhe përgjegjësinë për çfarë është bërë mirë apo keq në këtë vend,
pavarësisht nëse ka qenë në qeveri apo në opozitë. Sot, 30 vjet pasi nën këtë
logo u zhvilluan betejat e mëdha politike që e anëtarësuan Shqipërinë në NATO
apo u hoqën vizat, sërish shqiptarët janë me valixhe në duar duke e braktisur
vendin e tyre. Sërish Shqipëria është vendi më i varfër e më i korruptuar në
Europë. Për këtë arsye unë mendoj se politikanët në këtë vend u detyrohen shumë
shqiptarëve. Edhe ne demokratët duhet të kemi kurajën dhe ti shikojmë
shqiptarët në sy e t’u kërkojmë ndjesë për çfarë nuk kemi bërë mirë, me
veprimet dhe mosveprimet tona.
Të
nderuar demokrate e demokratë!
Ky
kuvend është historik për shumë arsye. Misionin që ka, kohën në të cilën
zhvillohet dhe epokën e re që do të çelë për Partinë Demokratike. Por, më shumë
se kaq, unë do të doja të veçoja faktin se për herë të pare, çdo delegat i ulur
në këtë sallë është sot i zgjedhur me votë. Sepse ky është kuvendi i vërtetë i
demokratëve, ky është vullneti i shumicës së anëtarëve të Partisë Demokratike,
ky është produkti i votës dhe i demokracisë së vërtetë brenda një partie.
Partia
jonë ka kaluar dhe po kalon një periudhë të vështirë. Ne po paguajmë një kosto
jo të vogël të gabimeve që kemi bërë në mënyrën se si kemi funksionuar si
organizatë politike. Ne jemi këtu sot, në një përpjekje të mrekullueshme për
t’i korigjuar ato gabime, për ta ringritur Partinë Demokratike, më të fortë nga
ç’ishte. Por ne nuk duhet të mjaftohemi vetëm me korigjimin e gabimeve. Ne
duhet të mësojmë fort prej tyre.
Ndaj,
të dashur miq, që në këtë sallë me 2100 vende të mos ulen më kurrë 5 mijë
njerëz, ne duhet të vendosim sot, një herë e përgjithmonë, votën e lirë dhe
meritokracinë si model për të ndërtuar strukturat që do të qeverisin partinë
tonë.
Të
dashur miq!
Nga
kjo tribunë unë dua ti ftoj të rinjtë që ti bashkohen kësaj partie, e cila po
ringrihet, duke mësuar nga sukseset dhe gabimet e saj. I ftoj të bashkohen me
ne, jo për të përfituar apo për të bërë karriere në mënyrë të pamerituar, por për
të punuar sëbashku në shërbim të vendit dhe popullit tonë. E dimë që është
vështirë të na besoni, e dimë që është veshtirë t’ju besoni politikës por ne do
të bëjmë çdo gjë për ta bërë më në fund Shqipërinë si gjithë Europa realitet.
Kjo
parti, ka shumë nevojë për energjinë dhe idealet e të rinjve. Tri dekada më
pas, ne duhet të bëjmë bashkë historinë me të ardhmen, për ti hapur rrugën një
partie moderne, demokratike dhe me filozofi politike të djathtë, si simotrat e
saj europiane.
Të
dashur bashkëmoshatarë të mitë!
Nëse
baballarët tanë 30 vjet më parë kishin si qëllim të përmbysnin diktaturën, ne
fëmijët e tyre kemi si qëllim sot të përmbysim juntën e korrupsionit që ka
zaptuar ekonominë dhe që po u dhuron një grup njërëzish copa nga atdheu ynë i
përbashkët.
Dy
rrugë ka për ne të rinjtë. Ose të ikim, duke thënë se ky vend nuk bëhet kurrë,
ose të luftojmë për ta bërë atë një vend të mundësive të barabarta.
Unë
personalisht e kam bërë zgjedhjen, të qendroj këtu.
Ne
duam të jetojmë këtu, por jo kështu!
Ndaj,
ne emër të dëshirës, energjive dhe idealit të të rinjve, dua ti kërkoj këtij
kuvendi kurajën për të na besuar më shumë përgjegjësi në drejtimin e Partisë
Demokratike.
Të
dashur demokrate e demokratë!
Të
mundim të keqen brenda vetës është qëllimi ynë, por të mundim të keqen që ka
pushtuar vendin tonë, është detyrimi ynë. Ndaj le të jetë ky kuvend hapi i parë
për të përmbushur këtë detyrim.
Ju
faleminderit!
https://www.facebook.com/fratarilediana/