Mendime
Enver Bytyçi: Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!
E diele, 08.05.2022, 05:58 PM
Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!
Nga
Enver Bytyçi
Nuk
shkrova ditën e djeshme! Prita të ftohet pak kryeministri. Se dje ishte në
flakamë. Kishte renditë fjalët më të dhunshme në verbin e tij kundër opozitës
të adresuara te pjella e vet me emrin SPAK! I trishtueshëm në kulm ishte!
Secilit i kumbonin ato fjalë si funeral pas një beteje të humbur rëndë! Donte
me çdo kusht "ta mposhtëte armikun" pas humbjes!
Armiku
për Edi Ramën është dhe mbetet opozita e Sali Berishës! Tetë vite investoi që
DASH ta shpallte non-grata dhe tani e do prapa hekurave. I tha SPAK-ut se
"aty i ke dokumentet e DASH"! Por ato dokumente janë versioni i
Dalino Ficos në regjinë e Edit. E me ato letra bakalli SPAK-u nuk mund të
veprojë! Se janë artikuj gazetash, madje që përsërisin shpifjen e vet me qindra
herë! Fakti se je non-grata nuk të bën fajtor!
I
gjendur në kurthin e "larjes së leshit" me shpenzimet marramendëse
kundër Sali Berishës, tani ka filluar të hajë vetëveten! Si qeni i plagosur që
pi gjakun e vet! Kush e ka parë ditën e djeshme, ka kuptuar qartë se Edi Rama
është në hall! Dhe halli që ka nuk i ngjan halleve të paraardhësve të tij nga
Nano e Meta e deri te Berisha! Ndjehet gjithashtu i përdorur dhe i tradhtuar!
Sepse ata që e futën në vallen e kanabizimit dhe trafikut të drogës tani po e
shesin! SPAK-u është instrumenti i goditjes fatale! Inceneratorët janë sinjali
i parë serioz.
Ndaj
Edi Rama është dy fish i zhgënjyer: Se e ndjen që po e tradhëtojnë ata të cilët
e nxitën në paligjshmëri dhe se i është ndërprerë ëndërra për t'u bërë një
lider global në një organizatë apo pakt politiko-ushtarak ndërkombëtar!
Zhgënjimi
e nxjerr nga shinat Edi Ramën!