Mendime
Aurel Dasareti: Shqiptarët jetojnë në një botë supozimesh, misteresh, varfërie, pasigurie
E marte, 17.05.2022, 07:19 PM
Dëgjova se “piktori” i stërzgjatur, duke kaluar rrugës shpeshherë goditet nga jashtëqitjet e shpendëve
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Për disa popuj bota është blu e
hapur, për të tjerë është gri e errët. Shqiptarët jetojnë në një botë
supozimesh, misteresh, varfërie, pasigurie.
***
Parlamenti
shqiptar është pushtuar nga të ligët e vetëquajtur “rilindës” dhe përveç
pisllëqeve tjera që me vite kanë kryer kundër popullit dhe vendit, mbrojnë (nuk
e dënojnë) gjenocidin e barbarëve serbë ndaj civilëve boshnjakë në Srebrenicë.
Ore të ligë, ju duhet të ishit të parët në planetë të dënoni këtë gjenocid,
sepse ata bisha të egra cilët e kanë kryer këtë vepër të pabesueshme kriminale,
janë të njëjtët që kanë kryer edhe gjenocidin e fundit ndaj vëllezërve dhe
motrave tuaja në Kosovë (1998-1999) duke masakruar në mënyrën më mizore me
mijëra fëmijë, pleq, burra, gra. Dhunuar mbi 20.000 femra e pastaj shumë prej
tyre të therura me thikë në mënyrën me mizore. Ju përbindësh, nuk doni të
kuptoni se “kosovarët” u masakruan vetëm pse janë shqiptarë, të
së njëjtës gjenetikë siç jeni ju. Çetnikët momentalisht sillen me ju “bukur”
sepse e dinë se jeni kryekungull. Kanë planet e veta kur edhe ju do hyni në
thertoret e tyre nëse “Ballkani i hapur” (programuar nga serbët
dhe rusët) bëhet realitet. Këtë ua thotë edhe një person që gjatë viteve
1994-95 ka pasur “takime” të përditshme jo aq miqësore me ta. Nëse mendoni se
ju duan, kërkoni shërimin e trurit në qendrat psikiatrike. Jo, gabova, kjo nuk
është e nevojshme sepse ju as që keni tru, kokat e juaja janë të mbushura me
krimba të cofët.
Kur i pash gratë
e kuvendit (shumica prej tyre nëna) se si edhe ato, madje edhe më fuqishëm se
burrecët e feminizuar, i valëvitshin me krenari kartonët e kuq duke refuzuar
dënimin e gjenocidit serb ndaj fëmijëve dhe nënave të Srebrenicës, i thash
vetës: Këto nuk janë gra e nëna shqiptare, por psikopatë. A thua vallë u
mungojnë ndjenjat e nënave (njerëzore) që të kuptojnë dhembjen e atyre nënave
të cilave terroristët serb ua masakruan fëmijët para syve të tyre?! Po sikur të
masakroheshin fëmijët e juaj, a do t`i valëvitnit kartonët? Jeni të
pamëshirshme, ju përbindësha! Na turpëruat përpara gjithë botës sepse
zyrtarisht përfaqësoni vendin dhe gjithë femrat e kombit shqiptar, të trojeve
dhe diasporës. Vetëm ndonjë çmendarak mendon se ju jeni “zonja”.
Oh ju çibanë të
pa shtrydhur kundërmues që keni zaptuar karriget e kuvendit, ju të mallkuar që
përveçse ia lëpini qelbin (...) njëri-tjetrit ia lëpini edhe terroristit Vuçiç
(dorës së djathtë të kasapit të Ballkanit) i cili urdhëroi që për 1 çetnik të
vrarë të vriten 100 myslimanë (boshnjak)! Ju, në vend që të jeni pas hekurave
për korrupsion, krimin e organizuar, trafikime njerëzish dhe droge, tradhti
kombëtare, me metoda kriminale keni “fituar zgjedhjet e lira dhe të
ndershme” duke pushtuar Kuvendin e Shqipërisë! Të gjithë ju jeni
të zënë me pisllëqet e juaja, duke ua ngrënë (...) fashistëve serbo-rus në dëm
të higjienës dhe shëndetit tuaj sepse jeni pengu i tyre, kaloni rrugët e
njëri-tjetrit, shtyni njëri-tjetrin mënjanë, kaloni mbi njëri-tjetrin,
ndonjëherë edhe hipni mbi njëri-tjetrin. Nuk mund të jetë ndryshe, bastard
lindësh - nuk bëhesh.
Ajo që ka vërtet
rëndësi në jetë kur plotësohen nevojat e tjera bazë, është përkatësia. I
përkasësh dikujt. I përkasësh një vendi, një kombi, një gjuhe, një tradite, një
Shqipërie të bashkuar pa fëlliqësira.
Tradhtari i
stërzgjatur që i nënshtrohet shantazhit (shtrëngimit) të Serbisë sepse e ka
mizën nën kësulë (serbët e kërcënojnë se nëse nuk i plotëson kërkesat e tyre në
dëm të vendit dhe shqiptarëve në përgjithësi do t`i zbulojë fshehtësitë e tij
të ndyra edhe në bashkëpunimin për copëtimin e Kosovës) nuk mund ta çliron
veten nga të menduarit se nëse shqiptarët do të kishin jetuar si kafshë, pa
menduar për të kaluarën apo të ardhmen, pa histori e përkatësi kombëtare, pa
mirëqenie, pa shpresë për ndryshim, kjo botë e tij e ligë do të ishte më e qetë
dhe ndoshta edhe më e lumtur.
***
Më parë, në
fëmijërinë e hershme (2-4 vjeçar), kam qenë një shpirt që rrinte pezull
përreth. Nuk përshtatesha pothuajse askund përveç në rrethin e anëtarëve të
ngushtë të familjes. Isha larg në univers, papritmas jam këtu, në këtë botë.
Bota i përket atij që e kap atë! Bota shqiptare është e hapur si një
libër, por mua nuk më pëlqen titulli. Oh, bota shqiptare! Ti je
vërtet një trill i trishtuar, diçka e çuditshme, e panatyrshme, e papëlqyer për
qytetarët e thjeshtë dhe pafundësisht të varfëruar nën sundimin e hajdutëve të
regjimit kriminal, të tradhtarëve të pamoralshëm që zvarriten përpara këmbëve
të armiqve të ndryshëm që kanë kryer shumë masakra ndaj kombit të tyre! Kjo është një botë e pamëshirshme
ndaj popullit dhe atdheut të vet...
“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Jo për shkak të të ligjve,
por për shkak të atyre që nuk bëjnë asgjë me ta”- Albert Einstein.
Gjyshi im, oficer
i lartë, emigroi që në moshën rinore, me njohuri të mjaftueshme se kush janë në
të vërtetë shqiptarët vetëmohues, megjithatë, ai ka mbrojtur gjithmonë
bashkatdhetarët e tij, veçanërisht në bisedat me kolegët: “Mos e humbni
besimin tek shqiptarët. Populli shqiptar është si një det. Edhe pse disa pika
uji janë të pista, deti mbetet i pastër”.