Mendime
Zenel Çeliku: Fanta-shkenca Neranxi
E shtune, 14.05.2022, 05:50 PM
Fanta-shkenca Neranxi
Nga
Zenel Çeliku
Le
të largohemi një here nga politika shterpë shqiptare dhe të shikojmë këto
mrekulli që kanë ngritur biznesmeni Z.Nikollaq Neranxi.
Në
Tiranë, më 7 & 8 Maj 2022, panairi I Institutit kulinar“Neranxi 2022” hapi
dyert për të gjithë bizneset dhe qytetarët për të parë dhe për të shijuar
prodhimet kulinare të guzhinierve të talentuar nga ky Institut që un do ta quaj
Akademi për mrekullitë që mbart dhe që promovohen në këtë qëndër fantastike
profesionale.
Akademia
Neranxi është një dhe vetë një e këtij lloji kaq prestigjoz në Shqipëri por jo
vetëm. Kam dëgjuar se Kompania shumë e njohur Neranxi ka hapur panairin e saj
dhe ekspozohen prodhimet e shefave të guzhinave të diplomuar nga Akademia
Neranxi. Nisur nga kurioziteti sëbashku me një gazetarin e TIR-FAX News Agency,
vizitova dhe shijova prodhimet e shkëlqyera të prodhuara nga duart e arta të
shefave të guzhinave që përgatiten nga Akdemia Neranxi. Katër vite më parë kamë
parë dhe kamë vizituar një panair të këtij lloji në Vienë-Austri ku ngela shumë
I suprizuar, por kur pashë dhe vizitova panairin Neranxi 2022, vërtetë dhe më
besoni, ishtë një mrekulli të cilën dua ta quaj “Fanta-shkenxa Neranxi”. U
ndjeva krenar se edhe në Shqipëri ka një kompani të tillë shumë e shumë më prestigjoze
se ajo që pashë në Vienë-faleminderit Nikollaq Neraqnxi. Kishte biznese të
ndryshme shumë të interesuar që kanë lidhje dhe interesa më përgatitjen e
shefave të guzhinës që diplomohen në këtë Akademi, por edhe qytetarë që
shikojnë se në Akademinë Neranxi mundet të gjejnë një dritare të artë për
fëmijët ë tyre. Takova dhe bisedova me Drejtoreshën e Znj.Elona e cila më foli
shkurt (sepse kishte me qindra e qindra njerëz që vizitonin panairin) reth
këtij Institute kulinar por që un tashmë e quaj me plot gojën Akademi. Biseduam
për shefat e guzhinave që diplomohen nga Neranxi Kompani, për interesin e lartë
që kanë hotelt dhe restorantet e niveleve më të larta për të thithur shefat e
guzhinës për bizneset e tyre. Elona më prezantoi me Prof. Arianin I cili ishte
shumë I përgatitur në këtë profesion të nderuar dhe që na prezantoi për ecurinë
e kësaj Akademie. Me pas Drejtoresha më prezantoi me Neranxin Yunior, I cili
është pjesë aktive e Neranxi Kompani e krijuar nga babai I tij. Qershia mbi
tortë ishte kur takova Presidentin e Neranxi Kompani-Z. Nikollaq Neranxi, I
cili më befasoi me energjine positive që përcillte ai tek vizitorët, me
modestinë e një njeriu shumë punëtor, Z.Nikollaq takonte çdo njeri apo biznes
që vizitonin këtë panair shumë interesant. Ai më foli qartë e mira se këtu
përgatiten dhe diplomohen guzhinier-shefa guzhine të talentuar të cilët sapo
diplomohen punësohen menjëherë nëpër hotelet dhe restorantet më prestigjoze
brënda dhe jashtë vëndit. U informova se rregjistrimet në këtë Akademi janë
gjithnjë në rritje dhe tashmë ka shumë mundësi që diplomimi të bëhët 2 + 1
vite, që do të thotë se ato hotele dhe ato restorante që punesojnë këta shefa
guzhine, kanë sukses të garantuar përsa I përkët prodhimeve kulinare. Si
gazetar që na ngacmon interesi për të marrë opinionet dhe përshtypjet e
vizitorëve, pyeta disa prej tyre. Sinqerisht të gjithë shprehën përshtypjet më
të mira për asortimentet e prodhuara nga guzhunieret-shefat të diplomuar në
Akademinë Neranxi dhe në veçanti ishin të mrekulluar për ambientet e shkëlyera
në dispozicion të studentëve të kësaj Akademia shumë profesionale. Dua të
theksoj se, duke shprehur përshtypjet e mia dhe të mjaft vizitorëve, për këtë
fanta-shkencë kulinare në këtë panair, me bindje të plotë them se ambientet që
dispononte Kompania Neranxi garanton guzhunier shumë të përgatitur për hotele
dhe restorante të niveleve më të larta në Shqipëri, Ballkan e më gjërë. Një
kolegu im gazetar I cili bën PR e Neranxi Kompani, më kish thënë se kjo
hapësirë dhe këto aranxhime profesionale, janë më standarte shumë të larta
europiane-tashmë jo vetëm e besoj, por jamë I bindur se Neranxi Kompani është
vërtetë nga më të mirat në Europë. Suksese Nikollaq Neranxi sepse na ke bërë
krenar me këtë aktivitet briland.
Duhet
theksuar, se studentet në këtë Akademi janë jo vetëm nga Shqipëria, janë nga
Kosova, nga Maqedonia, nga rajoni I Ballkanit, nga Diaspora e nga vënde të
ndryshme nga Europës.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency Tiranë, 8 Maj 2022