Mendime
Idriz Zeqiraj: Williamson – ‘Jo transplant organesh, por ka diçka tjetër'!?
E marte, 17.05.2022, 07:11 PM
1). WILLIAMSON: "JO TRANSPLANT ORGANESH, POR, KA DIÇKA TJETËR"!?
Hashim Thaçi nuk guxoi ta padis Dick Martin për
shpifje!?
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Lufta dhe paslufta në Kosovë, kanë relativizuar
shumë ndjenjën e drejtësisë dhe të solidaritetit ndër-shqiptarë. Një padrejtësi
që i bëhet një personi, në fshat, lagje apo qytet, duhet të jetë shqetësim, për
tërë fshatin, lagjën apo qytetin. Mjerisht, nuk ndodhi kështu. Vrasjet e
kundërshtarëve politik, të filluara gjatë luftës, vazhduan edhe pas çlirimit të
Kosovës, duke vënë në shënjestër edhe dëshmitarët e mundshëm.
Viktimat shqiptarë nuk u morën në mbrojtje, nuk u
hetuan dhe as nuk u zbuluan kriminelët shqiptarë!? Tashmë, prokurorë e
gjyqtarë, ishin shqiptarë. Edhe qeveritë, njëra pas tjetrës, ishin shqiptare
dhe i heshtën viktimat, e heshtën krimin! Asnjë përkujdesje nuk u tregua as për
familjet e viktimave dhe as për fëmijtë e tyre, të mbetur jetimër.
Deklaratat e Bukoshit dhe Gërvallës
Prej kuadrove të lartë të LDK-së, ishte i pari
kryeministri Dr. Bujar Bukoshi, i cili denoncoi krimet seriale duke, alarmuar
botën, se "komandantët" e LPK-së, me bandat e tyre të ideologjisë
staliniste, po vrasin kundërshtarët politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë.
Në intervistat e dhëna gazetës prestigjioze amerikane, "New Jork
Times" dhe revistës gjermane "Der Spiegel", kryeministri Bukoshi
dëshmonte se, "deri tani, bandat e kuqe kanë vrarë mbi 1.000 kuadro e
veprimtarë, kryesisht, të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të, gjithë i dinë
krimet e komandantëve, por, askush nuk guxon t`i denoncojë ato"! Për këtë
terror, akuzon drejtorin politik të UÇK-së Hashim Thaçin me shokë.
Nënkryetarja e Degës të LDK-së, në Gjermani,
Donikë Gërvalla, njëherësh veprimtarja e shquar, për çështjen e Kosovës, krahas
përballjes, në debatet televizive të Gjermanisë dhe të qendave tjera evropiane,
me gjeneralët dhe kryeqeveritarët serbë, ajo denoncoi, madje, botërisht, disa
"komandantë" kriminelë, me emër e mbiemër, të cilët, përmes bandave
të tyre, i ekzekutonin, pa gjyq e në pusira, ushtarakët luftë-bërës, kuadrot
dhe veprimtarët e LDK-së, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së. Krimi kulmoi, kur
disa "komandantë" pa ushtarë, në koordinim me kryezyrtarët
social-komunistë të Shqipërisë, ekzekutuan, në mes të Tiranës, edhe Ministrin e
Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin!
Në një emision televiziv gjerman, një gazetar i
zëshëm, i cili kishte raportuar gjatë luftës nga Kosova, e pyet zonjën
Gërvalla:
- "A është komandanti x-y hero në
Kosovë"?
- Gërvalla
përgjigjet: "Nëse ju i konsideroni kriminelët ordinierë heronj, atëherë
edhe mund të jetë"!
Edhe gazetari atë opinion kishte për komandantin,
i cili nuk kishte shënuar asnjë betejë të fituar; nuk kishte shmangur asnjë
masakër në zonën e tij të luftës. Përkundër, sipas gazetarit, të
mirë-informuar, përflitej për burgje rurale, maltretime e vrasje të
kundërshtarëve politikë. Por, propaganda e sponsorizuar, përlavdëronte,
fiktivisht, rrejshëm dhe pa doganë fare, se "gjenerali" profanë, ka
bërë namin, në luftën kundër armikut serb!? Megjithatë, betejat mungonin!
Vrasja e shumë dëshmitarëve
Krjimi i Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në
Hagë, nuk është, thjeshtë, Rezoluta e Dick Martit. Të vërtetën për krijimin e
kësaj Gjykate, e ka shpjeguar qartë Hashim Thaçi, duke qenë në cilësinë e
presidentit: "Sistemi i Drejtësisë ka dështuar, tërësisht, në Kosovë.
Vrasjet e rënda nuk kanë arritur as të hetohen dhe as të ndëshkohen. Vrasja e
shumë dëshmitarëve, sidomos, në Dukagjin, (pra, këto ia faturon Ramush
komandantit), e bëri të domosdoshme themelimin e Gjykatës Speciale jashtë
Kosovës".
Manipulantët: Tomë Gashi dhe Milaim Zeka, po
garojnë në sensacione e dezinformime të opinionit. Hapësirën e bollshme
mediatike ua ka siguruar Berat Buzhala me SHIK-asit tjerë. Harroi varjen në pus
(bunar) dhe burgun-torturë, të Likocit, të babës Bashar, (ndjesë pastë dhe u
prehtë në parajsë)! Po të jetonte ai, do ta mallkonte djalin bastard, për
memorjen e dobët dhe faljen e padinjitetshme, për torturat dhe poshtërimin e
babait.
Përrallisjet e Tomë avokatit, janë banale:
"Raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson, është zhdukur, sepse nuk
janë provuar krimet"! Rrenë e kulluar! "Mungojnë gjetjet për
transplacion organesh, - POR, KA DIÇKA TJETËR" -, shkruan prokurori
Williamson. "Pra, janë vrasjet politike, gjatë dhe pasluftës të shqiptarëve
të pafajshëm, vetëm se i përkisnin partisë të Presidentit Rugova"! Dhe,
dosjen e atyre gjetjeve, krimeve faktike, e ka vazhduar bashkë-shtetasi i tij,
Xhack Smith. Pra, lë t`i lejë dallaveret megallomani Tomë, sepse asgjë nuk ka
fshehur dhe as nuk ka humbur prokurori Williamson, rrjedhimisht, as dosjet me
krimet makabre.
Tomë zeza falsifikon se, gjoja, "shtëpinë e
Katuçëve donin ta merrnin, me qera, UÇK-ja, për nevojat të "Rrugës së
Arbërit", e cila do të fillonte më vonë"! Top gënjeshtër e Tomës! Unë
i njoh Katuçët, prej pesë dekadash, si njerëz të mirë. Por, komandantët mund të
kenë bërë ndonjë pisllëk tjetër? Realisht, shtëpinë e Katuçëve donin ta bënin
burg, për ushtarakët e karrierës, pjesë e FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të
veprimtarëve të LDK-së. Pastaj, ndërruan mendje, sepse gjenerali kodosh, Kudusi
Lame, ua vuri në dispozicion ish-"Fabrikën e Metalit", në Cahan të
Kukësit. Dhe, kjo për arsyen e vrasjes selektive të kundërshtarëve politikë,
kryesisht, të LDK-së.
Qindra vrasje politike të pazbardhura?
Përzgjedhja e burgut, në zonën kufitare, është
bërë në stilin e Xhabir Zharkut, kur, nga Hotel "Rogner", i Tiranës,
u telefononte vartësve të tij në Kaçanik: "Të burgosurit, (dihet,
shqiptarë), i dërgoni natën, në pyllin më të afërt, i vrisni dhe ia faturoni
armikut, duke përhapur lajmin se "i vrau policia serbe"! Dhe, udhëri
u zbatua pa kundërshti. Dhe, këtë e thonë dhe e vërtetojnë shokët dhe
miqtë e Xhabirit. Prandaj, shifrat 1.826 apo edhe 1.920, që lakohen gjithandej
në Kosovë, flasin jo për 100 apo 200 vrasje politike, por, janë disa qindra.
Milaim Zeka sikur është ende në shërbim të
aviacionit jugosllav dhe përcjellë se ku shkon Salustro e Marty! Çfarë
fshehtësie ka nëse ata konsultohen me Beogradin për dosjet? Pse, a nuk e dinte
Serbia, që komandantët e UÇK-së kishin, të paktën, 40 (dyzetë) burgje rurale të
improvizuara, ku torturoheshin deri në vrasje, kundërshtarët politikë të
LPK-së, të dyshuar rrast për lidhje agjenturore, me shtete armike të Kosovës,
me qëllim të sabotimit të luftës, për çka fletë dhe akuzon Hashimin me shokë,
edhe Jakup Krasniqi dhe disa themelues të tjerë të "UÇK-së të
LPK-së"?! Ajo, Serbia, vet i lejonte, që komandantët të zhytën sa më shumë
në krime, për ta bindur botën, se shqiptarët nuk dinë të mbajnë shtet dhe as
pushtet.
Heshtja e Hashimit
Karla del Ponte dhe Dick Marty kanë botuar
libra, me akuza faktike për krimet, gjatë dhe pas luftës, të bëra në stilin e
Enver Hoxhës, i cili luftën për çlirim, e konvertoi në luftë civile. Prandaj,
Shqipëria ishte shteti i vetëm, i rrjeshtuar përkrah Fuqive të Mëdha
antifashiste, por, nuk përfitoi reparacionet, dëmshpërblimin për luftën. Dhe,
shumë nga gjetjet e tyre, i dinë shqiptarët në Kosovë. Sepse dëshmi janë varret
dhe shtatoret numerike, të viktimave të cilësuara - si vrasje politike -, janë
kudo, anekënd Kosovës.
Hashim Thaçi premtoi të ngrisë padi për shpifje,
kundër Dick Martit. Por, këtë nuk e bëri asnjëherë, nga frika se, edhe pse nuk
ka pasur transplantim të organeve, -POR, KA DIÇKA TJETËR-, siç thotë prokurori
Clint Williamson. Andaj heshti, me shpresën se me ndihmën e miqve francezë,
duke e shpërblyer Serbinë me ndarjen e Kosovës dhe me servilizmin e pështirosur
ndaj Amerikës, do ta "kalonte lumin". Por, letra e personaliteteve
amerikane, drejtuar Presidentit Trump, në mes të nënshkruesëve, edhe miq të
tij, të cilët e sollën në Shtëpinë e Bardhë, ndryshoi gjithçka. Ai denoncoi
Bolton-in me argatët e tij, për prapaskenat e ndarjes të Kosovës. SHBA nuk mund
ta duronte që Serbia, por, edhe Rusia të vijë në pikën kufitare, në mes të
qytetit të Mitrovicës.
"Të panët" e bijave, këtyne herësh, që
bënte Hashim dallaverja në Amerikë, filloi t`u "vinte era". I gjithë
aparati i Ministrisë të Punëve të Jashtme, ishte vënë në shërbim të ndarjes të
Kosovës. Hashimi, me Uk Lushin e tij, i cili, krejt i paautorizuar vazhdon të
flasë në emër të "Batalionit Atlantiku", (duke i bërë thirrje
popullit të Kosovës, të ngrihet në protesta, për lirimin e Thaçit me shokët të
akuzuar për krime), lobonin edhe me pagesë, me paret e buxhetit të Kosovës.
Në këto ethe, ata përçanë edhe Mërgatën shqiptare
në SHBA. Në mes tyre edhe Shoqatën shekullore "Vatra" të Nolit. I
turpëruan burrat e zëshëm, që kishin punuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës. I detyruan senatorë e kongresmenë, t`i lutën Presidentit Clinton - për zhbërjen
e Gjykatës Speciale -! Megjithatë, krimi nuk falet.
Kërcënimi i Dick Martit
Kërcënimi me jetë, i bërë ndaj Dick Martit, siç thuhet, nga
Serbia, për t`ua faturuar krimin shqiptarëve, aktivizoi tellallët e
partive-banda të PAN-it, duke ndërmarrë një fushatë të egër, kundër Gjykatës
Speciale dhe vet Dick Martit. Arsyetimi se "Rezoluta është votuar nga
Rusia dhe Serbia. Tani, pas luftës në Ukrainë, po vjen një rend i ri botëror
dhe akuza ka qenë për heqjen e trafikimit të organeve, e cila nuk u vërtetua,
qeveria e Kosovës duhet ta akuzojë Dick Martin dhe të kërkojë zhbërjen e
Gjykatës Speciale"!?
Realisht, Rezoluta për krimet e luftës në Kosovë dhe krime kundër
njerëzimit, është votuar dhe aprovuar nga 66 shtete të Asamblesë Parlamentare
të Këshillit të Evropës, ku bënin pjesë edhe dy shtetet e cituara më lart. As
lufta në Ukrrainë, nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën Speciale të Kosovës. Qeveria
e Kosovës, përveç reagimit ndaj Serbisë, për intrigimet e veprimet në dëm të
Kosovës, që projekton, me qëllim diskriditues, nuk ka asnjë punë me Dick
Marty-në dhe aq më pak me Gjykatën Speciale, të votuar nga Parlamenti i
Kosovës. Thaçi e kishte rastin ta akuzonte atë për shpifje. Por, e humbi
shansin, sepse "dardha e kishte bishin prapa"!
Prokurori amerikan, Clint Williamson, me konstatimin e tij se
"mungojnë gjetjet për transplacion organesh, - POR KA DIÇKA TJETËR -, e
demanton Marty-në për organet, por, jo edhe për krimet tjera, të pasqyruara në
Rezolutën dhe librin e tij, siç janë burgosjet e paligjshme, maltretimet dhe
torturat, deri në vrasje, të kundërshtarëve politikë. Pasuesi i Williamson-it,
bashkëvendori i tij, Xhack Smith, i konfirmon gjetjet faktike kriminale të
paraardhësit, duke emërtuar akuzën në grup, për të burgosurit në Hagë, si
-Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale.
Partitë-banda të
PAN-it, është e natyrshme t`i mbrojnë njerëzit e tyre, qofshin ata edhe
kriminelë. Sepse shumë nga ata, që janë më të zëshëm në mbrojtje, përfitonin
nga shefat e tyre, që kishin kapur të gjitha institucionet dhe vet shtetin e
Kosovës.
-
V i j o n -