Mendime
Fahri Dahri: Të nohim trojet tona
E diele, 15.05.2022, 06:31 PM
Të nohim trojet tona
Nga
Fahri Dahri
Lidhur
me emrin mesjetar “Vageneti”, ndryshe nga sa është shkruar deri tani, po bëj
sqarimet plotësuese: Vagenetinë “provincë e Shqipërisë përballë Korfuzit”
(provinciam Albanie oppositam Corfoy)”. Pozicioni gjeografik i Korfuzit, duke u
nisur nga Sajadha, ndodhet në 39º36’11” dhe kepi jugor i tij ndodhet në
39º22’22”; ndërsa Thesprotia apo Çamëria nga veriu fillon me 39º47’32” dhe jugu
në Prevezë ndodhet në 38º59’20”. Ky pozicion gjeografik, tregon se përballë
Korfuzit ndodhet një territor, ose stere (pjesë e Çamërisë) matanë detit vetëm
0º25’10”; ndërsa jugu i Çamërisë ndodhet në 38º59’20”, krahasuar me jugun e
Korfuzit (39º22’22”), tregon se territori gjeografik, pjesa jugore e Çamërisë
prej Oº23’02”, nuk ndodhet përballë Korfuzit. Ndërsa Vagenetia shtrihej në një
territor prej 0°25’10” (nga veriu 39°47’32” deri në jug 39°22’22”). Sipas
këtyre parametrave, Vagenetia shtrihej përafërsisht në 52 % të territorit
veri-jug të Çamërisë (përfshi dhe territotin e pjesës së Çamërisë brenda
kufirit të RSH-0º11’21”). Gjithashtu, sipas këtyre treguesave, rezulton që
tokat (stereja) përballë Korfuzit zinin rreth 28%. Pjesa tjetër e territorit,
mbas jugut të Vagenetisë, nga vendasit thirrej Dagavi ose Dag. Nga këto
llogaritje, rezulton se afro 72 % e territorit të Çamërisë nuk ndodhet përballë
Korfuzit, apriori kuptohet që emërtimi Vageneti nuk presupozon gjithë
Thesproti/Çamërinë, ndryshe do të thuhej që edhe zona gjeografike e Peloponesit
do të ishte quajtur Vageneti?!. Krahas këtij realiteti, si dhe nga përshkrimet
e emrave të vendeve dhe qyteteve të atij rajoni, prej disa autorëve të mesjetës
së hershme, Vagenetia shtrihet nga veriu i Delvinës, përfshi fshatrat rreth
saj, vazhdon me qytezën e Konispolit dhe fshatrat rreth tij deri në afërsi të
Filatit, ose territoret në veri të Parakallamos. Ky territor, i cil përfshin
fusha tepër të begata, në shekujt që përmendëm, duke qenë nën sundimin bullgar,
u quajt Vageneti (Bagenetia- vend i begatë), toka pjellore, vend me prodhime të
bollshme. Nga letërkëmbimet me profesor Resmi Osmanin, shkrimtar me origjinë
nga Çamëria, pasi u njoh me këto arritje, lidhur me trajtimin historik dhe
gjeografik të Vagenetisë, është shrehur: "Fahri, shumë e qartë dhe e
saktë. Krijova një parafytyrim të plotë. Një kuriozitet: Në Kestrinë (Mursi), mbreti
Pirro kishte një çiflig ku veç të tjerash rriste edhe gjedhë, qe brirëmëdhenj
dhe lopë qumështi. Kjo lopë u ka qëndruar kohëve dhe studjuesit e zooteknisë e
quajne "Raca e Mursisë". Kësisoj kjo justifikon edhe emrin e hershëm
të Vagenetisë (vend i begatë)”. Për ta mbyllur me Vagenetinë duhet theksuar
edhe një realitet tjetër, i cili lidhet me masakrat e Kryqëzatave të vitit 1204
në Konstandinopojë, ku 7 famlje të pasura të Konstadinopojës, mes tyre dhe ajo
e Zervohorëve (pasardhës i tyre, krimineli Napoleon Zerva), bashkë me një pjesë
të banorëve aziatikë, për të shpëtuar nga vdejkjet, me ndihmën e Komnenit, i
cili u quajt prej tyre si Noe i dytë, kanë emigruar në zonën e Vagenetisë, ku
janë dhe sot. Por, sipas përcaktimit të kombit mbi baza fetare, sot banorët që
banojnë kryesisht në komunën e Mesopotamit dhe për rreth me që janë ortodoksë
trajtohen si minoritet grek. Ardhjen e tyre në “Vageneti” e përforcon edhe
fakti: “Nga të dhënat historike nuk njihet asnjë dokument autentik i lashtë ose
mesjetar që të flasë për ndonjë emigrim shqiptarësh në Epirin e Ri ose të
Vjetër. I vetmi dokument autentik për imigrim popullatash të huaja në Epir
është imigrimi i popullsisë aziatike (greke!)? në fillim të shekullit XIII, si
rrjedhim i keqtrajtimit, përndjekjes dhe masakrimit të tyre nga kryqtarët e
Kryqëzatës së katërt. Kjo vërteton se banorët e komunës së Mesopotamit dhe disa
rrethina të Sarandës janë aziatikët e ardhur në shek. XIII, nga raprezaljet e
Kryqzatave. Në Mesopotam edhe sot gjejmë objektet e kultit të ndërtuara në
shekullin e XIII-të. Sipas arkeologut Reshat Gega, Kisha e Manastirit të Shën
Kollit (Mesopotam), Manastiri duhet të jetë ndërtuar në 1224. Absida (Pjesë e
dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi) e
dyfishtë e bën unike në zhanrin e saj, dhe disa kërkues kanë hipotezuar që ky
manastir të ketë qenë përdorur për mesha si për banorët katolikë vendas, ashtu
dhe për banorët ortodoksë të ardhur nga Azia. Nga sa sipër, kjo dukuri e asaj
kohe na tregon se jo të gjithë banorët ishin konvertuar në ortodoksë, pra
banorët e asaj zone ishin të ndarë në: ? banorët vëndas, autoktonë ishin të
besimit katolikë. Kujtojmë se popujt me banime në afërsi të bregdetit ishin nën
influencën e Venedikut. Ata ishin t? besimit katolik. ?Ndërsa të ardhurit nga
Konstandinopoja ishin të besimit ortodoksë. Për trevën e rajonit të Çamërisë,
informon edhe prof. Kristo Frashëri, i cili i referohet historianit preveziot
Panajot Aravantinoi i shek. XIX-të, “....jetoi e punoi në Epir, madje ai shërbeu
si arsimtar në Prevezë. E reja që përmban punimi i Aravantinoit, sipas prof. K.
Frashëri, është përdorimi i emërtimit Çamëri dhe përcaktimi i shtrirjes së saj
territoriale. Në zërin “çamët” dhe “Çëmëria”, Aravantinoi shkruan: “Çamët janë
banorët e Thesprotisë, të Kestrinit (pramithiotët), filatasit (filaqotët),
margëllëçiotët e tanishëm dhe një pjesë nga administrata e Delvinës”. Duhet
shënuar se banorët e Parakallamoit, dinë dhe flasin disi greqishten. Ndërsa
ndër homogjenët e tyre, banorët e provincës Dagi, domethënë të Margëllëçit dhe
të Paramithisë, të paktë janë ata që dinë greqishten”, thuhet nga historiani
Kristo Fashëri. Realisht mendimi për të folurën e gjuhës greke, ndryshe nga sa
është shkruar nga disa historianë, sqarojmë se paramthiotët e flisnin gjuhën
shqipe dhe gjuhën greke, ndërsa margëlliçiotët dhe gumeniciotët, që përfshihen
në njësinë gjeografike Dagi/Dagavi nuk e flisnin greqishten (me disa
përjashtime dhe kryesisht ata burra që merreshin me tregëti). Rajoni i Çamërisë
etnografike, aktualisht përfshin prefekturën e Thesprotisë, prefekturën e
Prevezës dhe prefekturën e Artës me një sipërfaqe prej 2,354/km².
[(Marrë nga libri "Tjetërsimi i të vërtetave
historike"- Autor Fahri Dahri].
Fahri Dahri - Studjues i trevës së Çamërisë - Londër, më 12
Maj 222.-