Mendime
Skender Jashari: Fillimi i Fundit të Putinit dhe Rusisë!
E premte, 20.05.2022, 09:05 PM
Fillimi i Fundit të Putinit dhe Rusisë!
Nga
Skender Jashari
E
kisha ëndërruar së paku 21 vite, ditën kur do e shihja shpërbërjen edhe të
Federatës Ruse. Meqenëse kisha kuptuar nga ato që kisha lexuar, që pothuajse të
gjitha të këqijat Atdheut tonë, i kishin ardhur nga dashakeqësia dhe qëllimet
armiqësore të Rusisë dhe Islamizmi, gjatë shekujve, e për më keq, që të dyjat
në mënyrë perfekte janë përdorur nga njëra-tjetra, për të arritur qëllimet
ogurzeza kundër vendit tonë, por edhe kundër popujve të tjerë etnik musliman.
Shkurtimisht: ndarja e Perandorisë Romake; vendosja në Perandorinë Bizantine e
barbarëve( përfshirë edhe sllavët); ndarja e Kishave dhe lufta brenda tyre;
Kodi i Car Dushanit dhe persekutimi i tij ndaj Shqiptarëve; aleanca e sllavëve
me Osmanët dhe vasaliteti i tyre ndaj Perandorisë Osmane; vasaliteti i
Patrikanës së Stambollit dhe persekutimi osmano-islamik dhe i ortodoksëve sllav
ndaj Shqiptarëve; përdorimi i islamizmit për shpërnguljen e Shqiptarëve gjatë
pushtimeve slave; e sot përdorimi i islamizmit për shkëputje të orientimit
europerëndimor të Shqiptarëve dhe përdorimi i terrorizmit islamik kundër
Interesave Kombëtare Shqiptare etj.
Duke
mos harruar që pas 1715, kur lind ideologjia rusomadhe, shumica e ideologjive u
përdorën nga kjo, për qëllim ekspansioni, si: pansllavizmin, islamizmin,
antisemitizmin, socializmin-komunizmin etj. E njejta ndodhë edhe sot, që me
rënijen e Bashkimit Sovjetik dhe me përpjekjen e Rusisë së Putinit për t’u
ringritur, ka inkorporu në Strategjinë e Ringritjes së Rusisë, edhe përdorimin
e ideologjive, sidomos: përdorimin e islamizmit dhe terrorizmit islamik për qëllime
të saj; korruptimin e zyrtarëve në vendet që synon shtrirjen e ndikimit rus;
përdorimin e krimit të organizuar; instrumentalizimin e resurseve energjetike;
propagandën dhe kërcënimet nukleare etj. Natyrisht me ringritjen e Rusisë,
shohim që terrorizmi islamik kudo në botë, kryesisht është përdorur nga Rusia,
në fund të fundit, ashtu siç edhe para 1989, shumica e organizatave terroriste
islamike por edhe atyre anarkiste, majtiste etj, ishin përdorur dhe financuar
nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Paralelisht
edhe Serbia, kopjoi të njejtën Strategji prej Rusisë, të cilat i aplikon ndaj
Boshnjakëve dhe ndaj Shqiptarëve të besimit islam. Shtetet tona, për fat të
keq, edhe pse kanë disa strategji kundër terrorizmit, pastaj disa strategji të
mbrojtjes kombëtare, etj, në asnjë rast të vetëm, madje as Kosova, nuk e ka
përceptu dhe interceptu që Serbia është duke përdorur islamin dhe islamizmin,
hoxhallarë të caktuar e deri terrorizmin islamik për qëllime të saj, kundër
Interesit Kombtar Shqiptar dhe kundër Interesit të Shtetit të Kosovës. Prandaj
sot, Kosova dhe tërë rajoni i Ballkanit dhe më gjerë edhe BE, ballafaqohet me
nivel të lartë korrupsioni, krime të organizuara, kontrabandë, valë refugjatësh
terrorist islamik të përdorur nga Rusia, Serbia, Turqia etj për të bë presion e
shantazhe. Mjafton vetëm të shikohet kurba e terrorizmit në botë, kishte rënije
drastike me rënijen e Bashkimit Sovjetik dhe se me ngritjen e Rusisë, filloi në
vazhdimësi rritja e numrit të akteve terroriste dhe sa më e ashpër në arenën
ndërkombëtare që të shihet Rusia, aq më i ashpër ndodhë edhe terrorizmi
ndërkombëtar e në veçanti ai islamik, e njejta do të ndodhë edhe me rënijen e
Federatës Ruse.
Rënija
e Federatës Ruse, është në interes të:
1.
Etnive brenda kësaj federate, që janë historikisht të okupuar, të spastruar
etnikisht, të përdorur në luftëra të ndryshme për shtrirje të ekspansionit rus.
Edhe në agresionin rus në Ukrainë, pothuajse janë tërësisht etnitë joruse të
Federatës Ruse që janë duke u përdorë. Në këtë rast do të përfitonin më së
shumti etnitë islamike në Rusi, të cilat sidomos pas viteve 1990, janë shtypur
brutalisht( kujto luftërat e çeçenëve, ingushëve, dagestanëve etj), por edhe
përdorimin e tyre për agresione në vende tjera( si rasti në Ukrainë më 2022)
etj.
2.
Fqinjëve të saj, kanë interesin nga rënija edhe e Federatës Ruse, pasiqë
shumica e shteteve fqinje, kanë qenë të sulmuara, rrezikuara të sulmohen a edhe
janë ende të okupuara. Kujto Karelinë, pjesë e shkëputur nga Finlanda, e të
spastruar etnikisht pastaj pas 1945; Kaliningradin( Konigsbergun) dikur
territor gjerman; duke vazhduar deri tek ishulli Sakhalin, territor i Japonisë.
3.
Vendeve Europiane, dikur deri në Berlin, e që edhe në rastin e agresionit
kundër Ukrainës, Rusia, kishte kërkuar tërheqjen e NATO-s, nga vendet që dikur
ishin anëtare të Paktit të Varshavës, pra përfshirë vendet Baltike e deri në
Ballkan.
Mirëpo
edhe më shumë rënija e Rusisë është në interesin tonë, sepse në Atdheun tonë,
do kemi zhvillim më të madh dhe më të qëndrueshëm sidomos në blegtori dhe
bujqësi( pasiqë deri më tash, jo pak politikat tona në këto fusha janë sabotu,
dirigju dhe pengu nga ndikimet ruse, serbe etj), do zvogëlohet në mënyrë
drastike korrupsioni, krimi i organizuar dhe kontrabandat, e mbi gjitha s’do
ketë terrorizëm islamik që do dëmtojnë Interesin Kombëtar Shqiptar.
Tashmë
që filloi fundi i Rusisë së Putinit! Me këtë fund, nënkuptohet edhe fundi i
hegjemonisë ruse, fundi i pretendimeve të saj për ringritje në nivelin e
superfuqisë a edhe të fuqisë rajonale. Duke qenë se fundi i diktatorit Putin,
është duke ndodhur në mënyrën më të vrazhdë, me agresion jo vetëm kundër
Ukrainës, por kundër gjithë Perëndimit, kjo e bënë edhe më të sigurtë
përfundimin më katastrofal të kësaj federate sesa të Bashkimit Sovjetik, që u
vetëshemb. Tashmë historia ka treguar mënyrat e përfundimit të diktatorëve të
kalibrit të tij.
Mos
të harrojmë, Rusia ishte ngritur dhe ka ekzistuar vazhdimisht në mënyrën më
brutale, për asnjë çast ajo nuk ishte në gjendje të qëndroj si vend demokratik,
asnjëherë në histori. Prandaj edhe fundi është duke i ardhur ashtu. Dikur
fliste bota për të “Sëmurin e Bosforit”, tash do fillojmë të flasim për të
“Sëmurin e Siberisë”.
Duke
e njohur mentalitetin dhe historinë sesi diktatorët veprojnë, pritet që
veprimet e Putinit, në vazhdimësi të radikalizohen, e kjo bënë të qartë edhe
përfundimin edhe më të keq jo vetëm të tij, por edhe të shtetit të tij. Në këtë
rrugë është duke shkuar, gradualisht shohim që forcat e Putinit, janë duke
radikalizuar veprimet e tyre. Derisa diktatorët e kalibrit të tillë, nuk ka në
histori që të jenë rrëzuar nga brenda, por vetëm nga intervenimet ushtarake të
jashtme.
Me
siguri absolute mund të thuhet, që nëse Rusia ndeshë keqazi në ngecje në
frontet dhe operacionet e saj ushtarake agresive në Ukrainë, e që këto i
atribuohen kryesisht armëve të dhuruara nga Perëndimi, ajo do përpjeket që të
nxjerret nga situata luftarake në terren. Kjo u vërejt që u bë nga Rusia,
pasiqë nga 24 shkurti deri më 7 prill 2022, ajo ndoqi fazën e parë, ku
përpjekej për marrjen e gjithë territorit Ukrainas, duke u përpjekë me sulmin
kryesor mbi Kiev, por kryesisht falë raketave Javelin dhe jo vetëm, ajo
dështoi. Prandaj për t’u nxjerrë nga situata, shkaku edhe i terrenit
gjeografik, u orientu në fazën e dytë pas 7 prillit për pushtimin e Ukrainës
Lindore. Tashmë duket sheshazi që falë veçmas dronëve kamikaze dhe së fundmi
edhe artilerisë së rëndë me rreze të gjatë veprimi të dhuruar nga vendet
perëndimore për forcat Ukrainase, është në dështim e sipër. Gjë që mund të
pritet që në fazën e tretë ashtu të emërtuar, të orientohet në veprime të tjera
ushtarake e luftarake apo edhe radikalizim edhe të mëtejshëm të veprimeve. Nga
ana tjetër Lufta ekonomike dhe sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë edhe më
shumë e përkeqësojnë situatën brenda kësaj federate.
Nga
historia mirëfilli dihet që në situate të tilla, doktrinat ushtarake ruse, janë
pothuajse të njejta që nuk kanë ndryshuar së paku këtë qindvjeçarin e fundit.
Prandaj mund të parashikohen përafërsisht veprimet ruse, si:
a)
Sulme brutale, sidomos me terrorizim artilerik, raketor dhe bombardime ajrore.
Duke përfshirë kryerje edhe masakrash ndaj civilëve( tashmë në disa vendbanime
civile në Ukrainë të ndodhura); pastaj granatime brutale artilerike të
vendbanimeve civile( shumë shpesh shihen që përdoren, sidomos në Ofenzivën në
Ukrainën Lindore gjatë këtyre javëve të fundit); raketime të vendbanimeve
civile dhe spastrim të terrenit përpara marshimit, madje duke përdorë edhe
nënmunicione kundër vendbanimeve civile; përdorimin e armëve joprecize a
shkatërrimit në masë, siç janë sidomos nënmunicionet, që përdoren edhe nëpër
vendbanime civile.
b)
Sulme taktike bërthamore apo edhe kimike. E që rreziku për përdorimin e tyre,
tashmë është alarmant, sidomos për armët kimike, e që rreziku për përdorimin e
tyre tashmë është paralajmëruar. Nëse as lufta brutale e agresionit rus me armë
konvencionale, nuk tregon efikasitet në Ofenzivën ruse për Lindjen e Ukrainës,
me siguri mund të pritet në përshkallëzim të mënyrave dhe mjeteve që do
përdoren nga ana e Rusisë. Por është e sigurtë, që përdorimi i armëve të tilla,
detyrimisht do implikonte NATO-n në luftë kundër Rusisë( siç edhe hapur janë
deklaruar edhe zyrtarët e NATO-s), prandaj me çdo kusht do e shmang Rusia, për
shkak që asnjë epërsi ushtarake nuk e ka dhe asnjë gjasë që të fitonte nuk e
ka. Mirëpo as lufta totale nukleare nuk mund të quhet se është e pamundur, për
faktin që asnjë diktator në histori, nuk ka pranuar humbje të lehtë-por të
gjithë kanë përfundu me humbje totale; asnjë diktator në histori nuk ka ndërpre
luftën pa kapitullim dhe që të mos ketë përdorë gjithë potencialin ushtarak.
c)
Shpërndarje të vatrave të krizave. Kryesisht në drejtim të vendeve të Baltikut,
pastaj në drejtim të vendeve të Ballkanit Perëndimorë( Kosovë dhe Bosnje e
Hercegovinë), trazira dhe revolta tjera civile edhe në drejtim të vendeve të
BE-së.
Por
Lufta ekonomike e Perëndimit kundër Rusisë, e cila është duke u zhvillu
paralelisht me armatosjen dhe mbështetjen e përgjithshme logjistike të forcave
Ukrainase në terren, e për më shumë përfshirjen vazhdimisht gjithnjë e më shumë
të NATO-s, kundër Rusisë, e bënë më të sigurtë humbjen e kësaj të fundit.
Natyrisht, në fillim shtetet anëtare të NATO-s, në Ukrainë dërguan “5000
helmeta nga Gjermania”( që u bë qesharake rasti më 26 janar 2022), pasi
theksonin që Gjermania nuk dërgon armë vdekjeprurëse, e pastaj shohim së paku
30 vende e ndihmuan Ukrainën me asistencë ushtarake. Derisa llojet e armëve që
i janë dërgu Ukrainës, në fillim ishin kryesisht të lehta, e që vazhdojnë të
jenë gjithnjë e më të rënda dhe më të sofistikuara, e që SHBA kishte kërkuar
nga vendet aleate të NATO-s, që makineritë ushtarake të modeleve sovjetike,
përfshirë tanket, makineritë e tjera të blinduara, të dërgoheshin për në
Ukrainë, e që këtë e bënë: Polonia( tanket T-72), Bullgaria, Rumania,
Sllovenia, Republika Çeke dërgoi tanke T-72 dhe BVP-1, Belgjika, Norvegjia,
Kanadaja, Australia etj. Derisa Gjermania në fillim ngurronte të përjashtonte
Rusinë nga sistemi SWIFT, pastaj që të dërgonte armë për në Ukrainë, e poashtu
edhe për të financuar ushtrinë Gjermane, e që të gjitha këto i kaloi në ndërkohë,
e që dërgoi edhe tanke kundërajrore Gepard, pastaj duke dërgu edhe një ndër
sistemet më të fuqishme konvencionale Panzerhaubitze 2000.
Prandaj
kjo luftë do përshkallëzohet në vazhdimësi, sidomos për shkakun e dështimit të
Rusisë në fushëbeteja, nga ana tjetër involvimin i NATO-s, gjithnjë e më shumë
do të ndodhë.
Më:20.05.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e
sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.