Mendime
Nikoleta Kovaçi: Fatmire, nuk te kam harrue
E enjte, 19.05.2022, 07:37 PM
Fatmire, nuk te kam harrue…
Nga
Nikoleta Kovaçi
E
takova kur ende i biri nuk i kishte mbush te 40-t qe ia kishin vra! Te birin e
vetem, Visin! E gjeta ne zyre! Te shendeti Publik! E qete me dhimbjen qe e
pertypte si lotin! E forte, e qarte dhe e patrembun! Me tha; Do t’i gjej! Nuk
vdes pa e marr vesh kush ma vrau arsyen e jetes time! S’kam ma asnje motiv te rroj
vec gjetjes se atyre njerezish!
I
tha nje zonje te na bente kafe turke! Kolege e vetja! Ishte betuar per te
gjurmue vrasesit e te birit! Folem gjate, per te, jeten e saj dhe te familjes
se saj! Visi kishte qene gjithcka qe kishte patur ne jete! Asgje tjeter! Pasi
folem, qame, u perqafuem, i pari dhe i fundit me te! Me premtoi se ne momentin
qe do t’i gjente do te me njoftonte dhe atehere do te shkruaja! Pp vrasesit e
te birit e gjeten para se sa ajp te me telefenonte per kafen tjeter, jo turke
ma…
Fatmiren
e vrane brutalisht! E gjeten te vetme dhe te pambrojtun dhe e vrane si burreca
monstra qe ka pas e ka ky vend! Nuk e lane te jetonte dhimbjen e djalit te vet!
E zune nje dite ne garazhin e pallatit teksa ngjitej per ne shtepi me qeset e
ushqimeve! Vrasesit donin te krijonin pershtypjen se ishte sulmue me u grabit!
Me fakt kushdo qe e dinte historine e saj e dinte se ajo u vra se iu shkoi afer
vrasesve!
Aso
kohe shteti jone germadhe spati kohe t’i gjurmonte vrasesit! Ku i dihet ndoshta
ata perbindesha kishin dhane nji dore ne zgjedhjet e radhes! Fatmira Dedej
mbeti thjesht neper dosje, pa mundur te thuhej asnji fjale per te per vite e
vite me radhe! Para dy muajsh shkrujta serish per te! Si nje prej atentateve ma
te turpshme te ndodhuna ne vendin tone! E rendita krah Kozetes (Kozit tone),
Fildesit, Erietes, Irenes dhe Eves! Te gjitha gra te vrame nga meshkuj
perverse, plehra te pangopun me pasuri e gjak….
Uroj
qe ngjarja e saj te zbardhet vertet! Vetem per ato pak njerez qe i deshperoi
ikja e saj, si mua… vetem per pafuqine e pamundesine teme e te pak kujt qe do
qe asgja mos te himbase pergjithmone!
Fatmire
nuk te kam harruar asnje dite… sod do te shkruj serish per Ty… ashtu sic bana
tash 9 vjet… pushofsh ne paqe zemer.