Mendime
Enver Bytyçi: Juri Kim dhe iluzioni i së ardhmes!
E marte, 17.05.2022, 08:24 PM
Juri Kim dhe iluzioni i së ardhmes!
Nga
Enver Bytyçi
Njeriu
bën një jetë të dyfishtë. Midis dramatikes dhe paqes. Midis të mirës e të keqe.
Të bukurës e të shëmtuarës. Të drejtës e të padrëjtës. Të vërtetës dhe
gënjeshtrës. Në këtë jetë të dyfishtë njeriu nuk është asnjëherë stabil, lufton
me veten më shumë sesa me të tjerët. Ndërkohë beson se është ai tjetri, pra
dikush që nuk i bindet, fajtor për dështimet.
E
gjitha kjo ndodh, sepse njerëzit ose jetojnë me të kaluarën, ose ëndërrojnë të
ardhmen. Por nuk shohin të sotmen. Nostalgjikët e së kaluarës dhe ëndërrmitarët
e së ardhmes nuk mund ta jetojnë momentin, atë që quhet e tashme. Edhe në
mitologjinë fetare kategoritë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja kanë kuptime
të ndryshme. E shkuara është Ati, e tashmja është Biri dhe e ardhmja është
Shejti! Nëse zgjedh njërin prej të treve, njeriu ka dëshirë të jetë Biri, pra e
tashmja. Që do të thotë ta ndërtojë të tashmen, sepse e ardhmja nuk ka lidhje
me të qenit dhe jetën reale të njeriut. Shejti është kategori abstrakte, ashtu
si edhe e ardhmja. Ndërkohë që Ati është e shkuara.
Jeta
në të tashmen e çliron njeriun nga egoja e tij. Dhe nëse arrijmë që ta zhveshim
veten nga egoja jonë, atëherë kemi arrit maksimumin e lumturisë sonë. Sepse
lumturia është e kundërta e egos, e cila prodhon cmirë, intrigë, urrejtje,
hakamarrje dhe konflikt në një shoqëri. Shoqëria shqiptare e sotme na e jep
këtë mësim të vyer. Lufta për të ardhmen ose kujtesa e së shkuarës na ushqen me
të gjitha ligësitë njerëzore, sepse është iluzioni i krijuar artificialisht në
trurin e njeriut. E shkuara vlen që të reflektosh e të nxjerrësh mësime! E
ardhmja është abstraksion. Ndaj vetëm e tashmja mund të të çlirojë nga e keqja.
Eckhart Tolle në librin e tij "Eine neue Erde" shkruan se "Vetëm
e tashmja mund të të çlirojë nga egoja, sepse ti në të tashmen je prezent, jo
në të shkuarën e as në të ardhmen"!
I
përmenda këto kategori njohëse nisur nga deklarimet e ambasadores Kim me
thirrjet e vazhdueshme "Të punojmë për të ardhmen"! Eshtë një sllogan
që e përvetësuan me aq zell edhe "pro-amerikanët" djathtas, duke
besuar se kësisoj simbolizojnë Sali Berishën me të shkuarën. Nuk është bërë
kurrë kaq shumë fushatë që diktatura komuniiste të konsiderohet me ngulm si e
shkuara, siç tentohet të etiketohet Sali Berisha. Problemi është se Berisha
është gjithashtu e tashmja! Dhe pikërisht ky problem dhemb shumë te të gjithë
marotonikët e ëndërrës për të ardhmen. Kim u shpreh dje në Prezë se "Mund
të mësojmë nga mësimet e së shkuarës. SHBA do të jetë krah jush për të
rindërtuar. Duam të jemi së bashku dhe bashkërisht, gurë mbi gurë, tullë mbi
tullë për të ardhmen, mund ta bëjmë këtë për të ardhmen"!
Iluzioni
i së ardhmes, duke dënuar të shkuarën u është servirur shqiptarëve edhe nga
diktatura komuniste. Shqiptarët e njohin këtë skemë mashtruese. Regjimi
komunist u premtoi atyre "lugën e floririt" dhe e krahasontë
zhvillimin gjithmonë, edhe në fund të viteve 1980, me vitin 1938, periudhës së
sundimit të Mbretit Zog. Dhe me këtë ai sistem mashtrues synonte të matej me të
kaluarën, për të injektuar iluzionin e së ardhmes, që njerëzit të jetonin
ëndërrën e jo realitetin e trishtë. Ndaj diktaturat nuk pranojnë që njerëzit të
jetojnë në të tashmen.
E
njëjta gjë më reulton në konceptin e Sorosit. Shoqëria e Hapur e së Ardhmes, e
quan ai projektin e tij. Prej këtij projekti, Edi Rama proklamon
"Ballkanin e Hapur të së Ardhmes"! Ndërsa Juri kim na bën çdo ditë
thirrje "Shihni nga e ardhmja"! D.m.th harrojeni të sotmen. Mos u
merrni me pisllëkun dhe katastrofën e sotme të qeverisjes Rama. Sepse mesa
duket ambasadores amerikane i duhet kohë deri sa ta përgatisë terrenin për ta
sjellë Erion Velinë në krye të Partisë Socialiste e të ekzekutivit shqiptar.
Loja
me iluzionin është dëmi më i madh që i shkaktohet njeriut, një populli e vetë
njerëzimit. Iluzioni i së ardhmes është mjeti më perfekt i fshehjes së
dështimeve të së tashmes. Shqipëria është rast unik. Me tregues përkeqësues e
në përkeqësim të vazhdueshëm në ushtrimin e së drejtës dhe të demokracisë, në
sistemin mediatik dhe korruptiv të administratës shtetërore, në treguesit e
tjerë që thellojnë varfërinë, skamjen dhe polarizimin e shoqërisë. Të gjitha
këto nuk janë shqetësimi i atyre që venë interesa tjera mbi interesat e
shqiptarëve. Prandaj dhe proklamojnë iluzuionin e "lugës së floririt"
në një vend që boshatiset çdo ditë, ngaqë është bërë i pajetueshëm.
Në
këto situata e sotmja ka thirrur edhe njëherë Sali Berishën në skenën politike.
Dikush e do e dikush tjetër jo. Kjo është liria në demokraci. Por e sotmja
duhet ndryshuar që të shkojmë deri te e ardhmja e ëndërruar dhe e rekomanduar
nga ata që i kontribuojnë një sistemi qeverisës që vetëm përkeqësime e
fatkeqësi i sjell këtij vendi! E sotmja duhet të jetë më e mirë. Eshtë iluzion
të presim "të ardhmen" e padefinuar!