Mendime
Aurel Dasareti: Armiqtë tanë të vetëm janë politikanët tanë kriminelë dhe indiferenca jonë
E merkure, 18.05.2022, 07:20 PM
Armiqtë tanë të vetëm janë politikanët tanë kriminelë dhe indiferenca jonë
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Ne lexojmë
shkrime të mirëfillta për të hedhur një dritë të pjerrët mbi jetën tonë, për të
parë mendimet dhe idetë tona nga këndvështrime të reja dhe ndoshta për t'i
korrigjuar ato. Ndër detyrat e jetës, nuk di asgjë më të rëndësishme sesa të
mos lavdëroj ata që meritojnë ndëshkim.
***
Ne shqiptarët nuk e lëmë diellin të lindë kurrë.
Pushteti antikombëtar, i korruptuar dhe kriminal po shkatërron vendin dhe
kombin, ndërsa ne po luftojmë të shkruajmë komente politikisht korrekte.
Gjendja katastrofike nuk përmirësohet kur Shqipëria drejtohet nga një grup
banditësh dhe një tufë analfabetësh.
***
Thirrni gjërat me
emrat e tyre të vërtetë. Të quash “një lopatë një lopatë” është një
shprehje e figurshme, e cila i referohet të quash diçka "siç
është", domethënë të shkosh drejt e në temë, të flasësh qartë dhe drejtpërdrejt për gjëra
dhe të përmendësh diçka me emrin e duhur, madje edhe gjëra të turpshme apo të
pakëndshme, pa zbukuruar fjalët ose shprehjet me lule.
Me funksionar publik nënkuptohet
kushdo që ushtron autoritet publik në emër të shtetit ose komunës, ose që e ka
këtë kompetencë në bazë të pozitës së tij.
Nga Kodi Penal i shteteve demokratike
rezulton se nëpunësi publik dënohet nëse shpërdoron pozicionin e tij për të
cenuar të drejtën e dikujt duke kryer ose moskryer një akt shërbimi. Pretendimi
për faj është i qëllimshëm. Shkelja dënohet me gjobë, me humbje të shërbimit
ose me burgim.
Kryeministri i një vendi demokratik
duhet të jetë një person i punësuar nga banorët e vendit (në rastin tonë nga
Kombi Shqiptar) për të kryer një detyrë veçanërisht të rëndësishme për një
periudhë të caktuar kohore.
***
Megalomani dështak i Shqipërisë,
Edvin Kristaq Rama, i vetëquajturi “Nxënës i Konicës”, është i rrethuar
nga krijesa që i thonë vetëm atë që ky padishah serbo-fil dëshiron të dëgjon,
dhe meqenëse iluzionet e përsëritura shpesh kthehen në besime të forta,
pacienti që vuan nga sëmundje mendore (ndoshta për shkak të drogës së përzier me
rakinë serbe) bie viktimë e iluzioneve në kokën e tij. Kjo duket qartë në
argumentet që ai paraqet kudo, pavarësisht se çfarë. Çdo fakt i padiskutueshëm
që nuk pajtohet me “të vërtetën” e tij është detyrimisht një gënjeshtër. Ndërsa
e vërteta e vërtetë është krejt ndryshe.
***
Shqiptarët përfaqësohen në parlament
nga të zgjedhurit e mercenarit serb, një komunitet “rilindësish” zuzarë,
biografitë e të cilëve përfshijnë vjedhje, vjedhje, vjedhje por edhe vrasje dhe
arrestime të shpeshta.
Kryeministri i Shqipërisë që ka
ofenduar rëndë mbi 90% të popullit shqiptarë duke i quajtur gomarë, e ka
mbrojtur hapur Serbinë prej vitesh, dhe ky “humanist” që përçmon kombin e tij,
apelon që përveç masakrave të mëparshme, të harrohet edhe gjenocidi i fundit i
barbarëve serb ndaj shqiptarëve të Kosovës (1998-99) duke cituar një kashelashë
të qëndisur nga gjyshja e tij: “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”.
***
Në një sistem diktatorial të gjitha
fëlliqësitë që i shkojnë për shtati regjimit janë të zakonshme.
Në një sistem demokratik, deklarata
fyese ndaj gazetarëve apo banorëve të vendit, që i nxjerrë nga goja ndonjë
kryeministër apo deputet i kuvendit, janë vetëm një sirenë paralajmëruese për
t'u ngritur dhe mbrojtur demokracinë në vend.
Sikur Shqipëria të ishte një demokraci
e vërtetë, asnjë kryeministër, asnjë deputet i kuvendit qoftë ai mashkull apo
femër, askush, qoftë me fjalë (deklarata) apo me vepra, nuk mund të shkonte
përtej vullnetit të shqiptarëve.
Para se të merrnin detyrën (pasi i
vodhën dhe blenë votat), të gjithë u betuan se nuk do të shkelnin Kushtetutën e
Vendit. Çdo shkelje e Kushtetutës, nga cilido qoftë prej tyre, është vepër
penale, akt kriminal kundër vendit dhe kombit shqiptar, dhe shkelësi patjetër
të dënohet me burgim afatgjatë. Apo jo?
Dhe, a ka ndonjë vend demokratik në
rruzullin tokësor (përveç Shqipërisë diktatoriale) që shkelësit e
Kushtetutës përkatëse i quan “zonja” dhe “zotëri” në vend të
kriminel dhe kriminele? Po gardianët (rojet) e burgut, kur do t`ua dërgojnë
ushqimin këtyre shkelësve të ligjit, a do t`ju thuan: "Urdhëro, të
bëftë mirë, apetit të mirë zonjë (zotëri)”, - ose në vetvete do t'i
përçmojnë?
PS: Kuptohet,
përherë kur kritikoj, në çdo shkrim, fjalët e mia u drejtohen vetëm atyre që e
meritojnë, ok?
***
Edhe para Ramës, gjatë regjimit
monist të dajës, Shqipëria u trondit nga shumë valixhe të mbushura me skandale
ku aktorët kryesorë ishin politikanët „e zgjedhur“ nga „parti
të ndryshme” të zonës, ndaj mund të flasim për një lloj tendence
të përgjithshme të „rilindësve“ që i ka rezistuar kohës dhe ka mbijetuar gjatë
dekadave.
Skandalet përfshijnë gjithashtu një
numër ministrash të brendshëm dhe komisarësh policie, gjyqtarë, për shkak të
krimit të organizuar, kontrabandës së paautorizuar të drogës, marrjes së
dhuratave dhe formave të tjera të përfitimeve dhe shpërdorimit të detyrës.
Pasioni ishin paratë që fitonin me ryshfet dhe shantazhe të biznesmenëve
vendas.
Shqiptarët dhe
mentaliteti i tyre shpeshherë dhe me meritë lidhen me epitetin e heronjve,
njerëzve të guximshëm, patriotë, krenarë dhe të fortë që besojnë fort në
pikëpamjet e tyre dhe në mendimin e tyre të pagabueshëm. Por padyshim që është
koha për t'u shqetësuar dhe pyetur se kujt i besojnë dhe kush i përfaqëson.
Këta shembuj tregojnë se në politikë (dhe religjion) ata kanë një besim të
çuditshëm te mashtruesit që i turpërojnë, shfrytëzojnë, varfërojnë, i
zvogëlojnë numerikisht (rinia ka ikur) dhe shkatërrojnë.
***
Ato 5-6 media të vërteta kombëtare që
kanë në fakt shqiptarët, flasin e shkruajnë për kriminelët çdo ditë: tradhtarë,
pedofilë, trafikantë të qenieve njerëzore dhe drogës, arrogantë, të vrazhdë
(...) por çfarë rëndësie ka!
Rënia e kritereve reflektohet në
faktin se Partia Komuniste ekstremiste antikombëtare, pas largimit përgjithmonë
të xhaxhait, u maskua si një “rilindës socialist”, një
prostitutë servile serbo-file; kështu që çdo gjë që është e gabuar - për ta
është bërë krejt normale.
Dhe ai makth po kthehet tani.
Shqipëria është ende, në fund të fundit dhe pavarësisht gjithçkaje, vendi i
Enverit. Jo vetëm që e kaluara e keqe po kthehet, por po na shërbehet një e
ardhme edhe më e keqe.
Dhe sa më shumë zemërim dhe dënim nga
ata të paktët që i kundërvihen ligësisë, aq më i fortë është pozicioni i tyre
dhe aq më i qëndrueshëm është popullariteti i tyre.
Dhjetë vjet më parë, filloi
mbretërimi i "piktorit” nudist që ishte një anomali e votuesve
shqiptarë të cilëve nuk u ishte mbushur mendja nga terrori i dajës, një plejadë
që shihet një herë në një mijë vjet, rreshtimi i planetëve dhe rënia e lutjeve.
Qytetarët dhe votuesit pritej të mësonin diçka sepse ishin djegur, ndoshta pak
në siklet, të kthjelloheshin dhe të kuptonin se eksperimenti me komunistët
kishte dështuar. Megjithatë, në këto dhjetë vite Rambo, pavarësisht kritikave
dhe dënimeve, ka arritur të fitojë edhe tre cikle zgjedhore në Shqipëri, në një
vend që ende mendon se ka fatin e mirë që sundohet nga trashëgimtari i dajës,
autokrati që ka kapur absolutisht të gjitha pushtetet. Cili është sekreti?
Sigurisht në faktin se Rambo dhe banditët e tij thjesht nuk kanë konkurrencë të
denjë. Është e dukshme kudo dhe sot. Pse? Mungon rezistenca. Edhe ajo opozitë e
dobët që ishte, është grimcuar, thërrmuar, e copëtuar dhe e ndarë pjesë-pjesë
përbrenda nga disa minj të kanalizimeve...
Nuk mjafton pyetja "Kush duhet të qeverisë a të drejtojë",
por "Si të kontrollohen ata që drejtojnë".
***
Çfarë është një përfaqësues parlamentar (deputet),
shpjeguar thjeshtë?
Një përfaqësues parlamentar është një anëtar i zgjedhur i Asamblesë
Kombëtare të Shqipërisë, Kuvendit.
Çfarë bën një përfaqësues?
Një përfaqësues është një person i zgjedhur ose i emëruar nga një grup
njerëzish për të folur për grupin (në emër të grupit) në një kontekst zyrtar.
Çfarë do të thotë fjala: përfaqësuar?
Përfaqësimi është të vepruarit në emër të dikujt ose në vend të dikujt; të
qëndrojë për diçka (për të mbrojtur diçka) - duke mos shkelur aspak interesat e popullit dhe vendit.
Një mbrojtje të programit të partisë së vet, por duke mos dëmtuar për asnjë
çmim interesat kombëtare dhe të vendit. Pra, një mbrojtje e padiskutueshme e
sigurisë, interesave dhe vlerave të Shqipërisë.
***
Fanatikët e partisë që minojnë ekzistencën e kombit dhe
vendit.
Në një demokraci, partia politike që do të qeverisë vendin zgjidhet nga
votuesit, për të qenë zëdhënësja e votuesve. Ajo nuk duhet të mashtrojë
votuesit e saj. A i mashtroi “Rilindja” votuesit e saj
Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të
sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.
Shkelësit e ligjit (kriminelët) duhet të burgosen, pavarësisht gjinisë. Askush
nuk duhet të shihet përmes syzeve. Gratë duhet të kryejnë burgimin e
tyre në burgjet e veta ose në repartet e burgjeve të përshtatura për gratë.
Barazia para ligjit është një parim që thotë se ligjet do
të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe se të gjithë kanë të
drejtë për të njëjtin trajtim nga autoritetet publike dhe nga gjykatat. Barazia
para ligjit është një nga të drejtat e njeriut.
Edhe gratë “rilindëse” të Kuvendit të Shqipërisë (ato që
eventualisht meritojnë respekt pavarësisht gabimeve të deritanishme) duhet
të kenë pavarësinë dhe sigurinë e tyre, të ulen në tryezën e vendimeve dhe të
thonë atë që mendojnë, të mos e lënë veten të dirigjohen nga një karkalec i
pandërgjegjshëm qëllimi kryesor i të cilit është që njerëzit e arsimuar dhe
kualifikuar në lëndë dhe profesione të ndryshme, e sidomos të rinjtë e
Shqipërisë, të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre. Gjenocidi në
mënyrë paqësore.
***
Shqipëria, një vend me
natyrë të egër (të paprekshme) dhe të bukur, kushte të vështira jetese dhe një
popull heroik, liridashës me një të kaluar të lavdishme, të cilët përmes
disfatës dhe vuajtjeve kanë arritur statusin e tyre të paracaktuar, të dhënë
nga Zoti si një vend i ribashkuar dhe një komb i lirë, demokratik...