Mendime
Dhimosten Petko & Fatmir Muçaj: Një vështrim i leksikut të fushës së blegtorisë në krahinën e Rrëzomës
E diele, 22.05.2022, 12:12 PM
NJË VËSHTRIM I LEKSIKUT TË FUSHËS SË BLEGTORISË NË KRAHINËN E RRËZOMËS
Nga
Dhimosten Petko & Fatmir Muçaj
Krahina
e Rrëzomës shtrihet në veri të rrethit të Sarandës dhe kufizohet me fshatrat e
Delvinës në lindje, me fshatrat e Bregdetit në jugperëndim, me fshatrat e
Kurveleshit të Poshtëm në veriperëndim dhe me rrethin e Gjirokastrës në veri.
Kjo krahinë ka reliev kryesisht malor. Në të ka mjaft male të lartë që i
kalojnë të njëmijë metrat, kodra, brigje, gryka, lugina të vogla, rrjedha
ujore, përrenj, rrëke, etj. Në këtë krahinë ka pak fusha, më tepër toka të
vogla buke në faqe kodrash që janë shfrytëzuar në të kaluarën e në më të
shumtën e herës për bagëtinë. Sot me kujdesin e shtetit është shtuar mjaft
sipërfaqja e tokës së bukës. Megjithatë rolin kryesor në ekonominë e saj e luan
blegtoria, ekonomia bujqësore e blegtorale e Rrëzomës(Vergoit), është fuqizuar
nga viti në vit dhe jeta e banorëve është bërë gjithnjë e më e begatë.
Karakteri malor e kodrinor i relievit të kësaj krahine i ka shtyrë banorët më
shumë të merren me blegtori. Pjesën më të madhe të të ardhurave rrëzomasi i
siguronte me prodhimet blegtorale, të cilat I përpunonte vetë drejtpërsëdrejti
ose i këmbente këto me prodhimet bujqësore që i merrte nga banorët e zonave
fushore fqinje. Këto marrëdhënie të shumëanshme dhe të ndërsjella midis
banorëve të kasaj zone kanë lënë gjurmët e veta edhe në pasurinë e madhe
leksikore e frazeologjike të kësaj zone. Në këtë kumtesë ne jemi përpjekur të
bëjmë vëzhgime vetëm në leksikun që lidhet me fushën e blegtorisë. Puna për
mbledhjen e materialit ka filluar prej vitesh, kryesisht nga gratë e burrat e
moshuar që janë marrë gjatë jetës së tyre me blegtorinë, që kanë arsim fillor
të mbaruar ose të pambaruar dhe që nuk dinë gjuhë të huaja, as me të folur e as
me të shkruar. Leksiku i fushës së blegtorisë pasqyron veprimtarinë e
shumëanshme të bariut shqiptar, jetën e stanit, proceset e shumta të punës së
blegtorit,
llojet
e ndryshme të përpunimit të bulmetit, pajisjet e stanit, emërtimin sipas
karakteristikave dalluese të jashtme trupore të bagëtive të imta, të gjedhëve
apo të njëthundrakëve(sipas ngjyrës, syve, brirëve) a sipas tipareve të tjera
dalluese. Në këtë kumtesë jemi përpjekur të bëjmë këtë kalsifikim tematik të
leksikut:
1.
Fjalë që emërtojnë bagëtitë e imta. Të tillë janë emrat e përgjithshëm:
dele,
dhen, qengj, sheleg, shterpor, dash, manar, bejkë, milor(ndonjë nga këta
përdoret nga banorët edhe si emër i përveçëm); mjaft prej tyre lidhen me
ngjyrën ose shenja të veçanta trupore të bagëtive: Bejkë, Llajë, Llajush,
Syskë, Syskul, Sykuqe, Sorke, Mazhe, Mazhul, Vakër, Vakrush, Gane, Larëllaja,
Larëllajush, Syloti, Krrutë, Kërrutal, Kollovinga, Beronjë, Konjare, Mëllënjë,
Kutash, Ftujak, Ftuje, Bricjape, Mënje, Brisimidhe, etj.
2.
Emërtimet që lidhën me gjedhët. Këto mund të jenë emra të përgjithshëm si; viç,
mezor, mëshqerrë, dem, lopë, ka, tretjak, ane, etj., por mjaft janë emra të
përveçëm ku pasqyrohet ngjyra e trupit, sytë, brirët, a shenja të tjera të
veçanta dalluese: Larë( i larmë FGJSH,1980)
Shegë,(Shegan
ne FGJSH,1980) Murre, Grivul (Grival, Grivë në Fjalor, 1980)
Arape,
Bërdhëre, Bishto, Bishtëbërdhëre, Bërdhëre, Kaçaro, Kaçari, e ndonjë tjetër
duken
si të veçanta në këtë të folme. 3. Pak emërtime vërejmë në tërë
materialin
tonë që lidhen me njëthundrakët si : mëz, mëzi, mëshal, pelë, hergjele, kalë,
kërriçe, etj. si emra të përgjithshëm, por që ndonjëri del e përdoret si emër i
përveçëm.
4.
Të paktë janë emërtimet e përveçme që formohen mbi bazën e
ngjyrës
a të veçorive të tjera: Çil, Çilo,Sive(i,e), Ruse, Koce, Kurre, Gjose, Në këtë
afron
pothuajse tërësisht me të gjitha të folmet fqinje me përjashtim ndoshta të :
Kurre,
Ruse.
5.
Të shumta janë fjalët që lidhen me stanin, pjesët përbërëse të tij, elementë të
veçantë për nga ndërtimi, forma, lënda etj: stan, nome, vathë, shtrungë,
kasolle, kazan e ndonjë tjetër
që
gjejnë përgjegjëset në gjuhën letrare, ndërsa mjaft prej tyre përbëjnë në
vetvete
elementë origjinalë të të folmes, me gjithë që në një numër të
konsiderueshëm
ngjasojnë edhe me ato të të folmeve fqinje si nga kuptimi, ashtu
dhe
nga ndërtimi e trajtat gramatikore që marrin. Kështu kemi: kulmaret,
shtrathi,
shelqirori, kaçupi, napa, cipal, vockal, shtrojerë, shkardhe, kondofurka,
etj.
6.
Me punët e blegtorëve të krahinës drejtpërdrejt, por edhe me procese të
përpunimit e të prodhimit, që lidhen shumë me fjalë: emra, folje etj. Në
formimin e disave prej tyre janë
shfrytëzuar
emra të përgjithshëm e morfema fjalëformuese si parashtesa e
prapashtesa.
Qoftë nga pikëpamja leksikore, kuptimore e fjalëformuese kjo
e
folme ruan tipare të origjinalietetit të saj, por ka shumë pika takimi edhe me
gjuhën
letrare e në disa edhe me të folmet e Jugut si Kurvelesh e Çamëri.
Kryesisht
këto janë emërtime sipas funksionit që kryen personi në stan:
qeth,
mjel, rrjep, piks, ndërsej, ther, pjek, kullos, bishtos, ngreh, krip,
qumështor,
stopan,
dhallë, bulmet, hirrë, kulloshtër, kukuvriq, kos, djath, gjizë, etj. Siç shihet
ndonjë
prej këtyre duket si e veçantë e krahasuar me leksikun e disa të folmeve
të
tjera: kukuvriq, stopan, pëllaxhi, dhidhjar, etj. Në këtë grupim, nga krahasimi
i fjalëve me “Fjalorin e Gjuhës Shqipe”, Tiranë, 1980, vërejmë se fjalët:
pëllaxhi, dhidhjar(dhiar), kaçar, kaçaro, kaçari, kulmare, shtrathi,
kondofurkë, vockal (i,e vockël,) etj., nuk janë
pasqyruar
dhe mendojmë se me kohë mund të pasurojnë gjuhën duke hyrë në
përdorim.
7.
I gjerë është leksiku I veprimtarisë baritore të krahinës së Rrëzomës që lidhet
me mjetet, pajimet e bariut gjatë punës me bagëtinë e me përpunimin e
produkteve blegtorale.
Vërejmë
në disa prej tyre kontaktet me gjuhën letrare e në disa të tjera si pika
takimi
me të folmet fqinje të Kurveleshit, Bregdetit, por edhe me çamërishten: brucë,
ose sharri, patosh, llanare, thekët, llapat, llabane, guna, kapuçi, kërraba,
xhore, shalaqja, bastuni,
kallmi,
kriqari, etj. Prej këtyre fjalëve shënojmë se “Fjalori i gjuhës shqipe”,
Tiranë,
1980 nuk i ka pasqyruar: brucë, kriqari, llanare, patosh, sharri, etj.,
8.Kafshët,
sidomos njëthundrakët si kafshë ngarkese, kanë
mjaft
pajime, që secila mban një emërtim me interes për nga kuptimi
leksikor,
fjalëformues e gramatikor. Në këtë pikë gjejmë më shumë përqasje me
të
folmet fqinje e deri në Çamëri dhe pak me gjuhën letrare: nënbarke, qengjore,
gjoksore,
vithore, ose palldëm, nënbishte ose kuskun, kriqoret, tullaret, shkallët,
samar
dhe pjesët përbërëse të tij si: kaptell, kollçak, pistar, samaroskut, kapistra,
me qaforen, faqoren, balloren, prokovi, veshore, çokane, këmborë, pëllaxhesha,
shterpore, troke, bipë,
vjerrësi,
gjuhëza, etj. Edhe këtu tërheqin vëmendjen disa elementë origjinalë për të
folmen:
qengjore,
vithoret, tullaret, kaptell, popla, veshore, etj. si nga formimi ashtu dhe
nga
kuptimi leksikor. Por nga krahasimi me “Fjalorin e gjuhës shqipe”, Tiranë,
1980
na rezulton se fjalët: qengjore, vithorem, tullare(tullar), popla, etj., nuk i
gjetëm,
pra nga këto mund të ngrihen në përdorim nga gjuha letrare shqipe.
9.
Për ruajtjen e mirëmbajtjen e bagëtive rrëzomasit si gjithë banorët e
viseve
të tjera të Shqipërisë dallohen në mënyrë të veçantë. Jeta e ka imponuar të
dallojë
e të emërtojë sipas vetive të shfaqjes e të përkrahjes, sipas kohës,
organit
e barnave që përdorte për shërim të sëmundjeve kalimtare e
ngjitëse,
të të imtave, njëthundrakëve e gjedhit: krome, xhangë, hurdhje, gojëza,
shurrëkuqja,
llagari, sakai, xebagu, gjuhëza, helmim, marrim, pllazmara,
zgjebja,
buzesa, koqja. Siç shihet ndonjë gjen përgjegjëse në gjuhën letrare, disa
nëpër
të folmet, por disa përbëjnë elementë origjinalë leksikor për këtë të
folme.
Karhasuar me përbërjen e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, Tiranë, 1980,
na
rezulton se janë disa fjalë që nuk I gjemë në fjalor dhe prej tyre mund të
ngrihen
në nivelin e gjuhës letrare. 10. Fjalët që lidhen me jetën e
bagëtive,
me shtimin e tyre janë të pakta, lidhen me mbarsjen ose të
barasvlerëshme
me të gjuhës letrare, kemi: ethet(lopa), zbohet(pela),
ndërzehet
për të imtat që duket se bëjnë përjashtim nga gjuha letrare, por në dy
të
parat edhe nga ndonjë e folme si çamërishtja.
11.
Një pjesë e mirë e këtyre emërtimeve të kësaj krahine pasurojnë
leksikun
e gjuhës sonë kombëtare. Ato shënojnë kafshë, sende e dukuri të reja,
kanë
forcë shprehëse emocionale, kanë kuptime të figurshme, kur përdoren për
të
emërtuar një njeri, etj., por edhe me
kuptim pejorativ për tallje, përbuzje,
ironizim
etj.: mëshqerrë, ballëbërdhra, bërdhëre, qengj, dele, manar, sheleg,
bejkë,
kërriç, lopickë, larash, balash, pelë, hergjele, kokëlopë, etj. Në prdorimin e
tyre
folësit kanë parsysh tipare positive ose negative të temperamentit apo veti
dalluese
fizike, trupore të personave. II. Siç vërejtëm në ndonjë vend
më
lart tërësia leksikore e stanit, e jetës së stanit dhe e punës baritore, si
pasuri
e
rrallë e të folmes, por dhe e gjuhës, nuk është e bazuar në fjalë të parme,
emërtime
mjetesh, sendesh, veprimesh, tiparesh, por edhe në rrugë fjalëformimi
që
përkojnë me gjuhën, me ndonjë të folme lokale, por që mbeten dhe
elementë
origjinalë fjalëformues të kësaj
të
folmeje.
1.
Nëpër materialin që po studjojmë na bien më tepër në sy formimet parashtesore.
a)
Më produktive për banorët e krahinës ka qenë e ka shërbyer
prapashtesa
-ar(e), -or(i), prej temash emërore: kulmore, luhare, shterpar,
shelegar,
bërdhëre (bardhare), kaçar, kriqare, tullare, bravare, pllazmare,
dyjare,
konjare, shtrojare, qefallare; qumështor, mezor, qenjgjore, gjoksore,
vothore,
përçor, thembëror, ballore, faqore, qafore, shelqiror, shterpor, etj.
Ndër
këto formime gjejmë përqasjen me gjuhën letare e me të folmen e Kuveleshit.
b)
Formime interesante gjejmë me prapashtesën -ul që dallon nga gjuha letare, por
edhe nga ndonjë e folme si çamërishtja: grivul, syskul, sorkul, mazhul, shytul,
gjosul, ganul si emërtime
të
përveçëm mashkullorë. c) Element origjinal i kësaj të folmeje në çështje të
fjalëformimit është
dhe
prapashtesa -ash: turrash, kenash, baxash, kutash, busash, zebash, verdhash,
etj.
d)
Prashtesa -ak, por si zhvillim I saj -aq në këtë të folme është me interes. Me
të prej temash emërore ose numërore janë formuar emra e mbiemra me ngjyrim
emocional: mëndarak,
tretiak,
kollçak, ftujak, shalaqe. e) Ndërsa në Çamëri gjejmë prapashtesën -osh pas
femërorëve: llajë, bejkë, vakërr, në grup të folmesh ku bën pjesë edhe kjo e
Rrëzomës ndeshim
përgjegjëse
tjetër -ush: llajush, bejkush, bardhush, vakrrush për emërtimet
mashkullore.
f) Si zhvillim i -(ë)z na duket -ez, ndaj e shohim me interes. Një fakt i tillë
fonetik
në këtë element fjalëformues ndeshet edhe në Gjirokastër e Çamëri:
gojëza,
buzesa, gjuheza. Në Çamëri paraqitet më dendur e më konservativ.
g)
Parashtesat -esë, th, os, o, im, (ë)s, janë ato që përdor gjuha letrare e
që
i ndeshim edhe në disa të folme të tjera të toskërishtes jugore: kullesë,
bishtos,
murro, therpim, marrim, helmim, vjerrës, ngarës, shtytës, shtrathi, etj.
h)
Por ka interes në prapshtesën mashkullore -an,-al, dhe në atë
femërorizuese
-inj: cipal, vockal, krrutal, stopan, këthinjë(i- është e gjatë).
i)
Nga vëshgimi i materialit të mbledhur vërehet se elementi fjalëformues
parashtesor është shumë I paktë, vetëm dy-tre shembuj me parshtesën e shqipes
-nën: nën barke, nënbishte.
1.
Nëpër materialin tonë gjejmë mjaft fjalë të përbëra të formuara nga
bashkimi
i temave emërore e mbiemërore. Interesante është këtu
zanorja
lidhëse -o-: bishtobërdhëre, samaroskutë, kondofurka, shurrëkuqja,
larëllajush,
balëllajush, bricimidhe, brikcape, etj.
2.
Në leksikun e blegtorisë vëmë re edhe disa fjalë që janë të huazuara
nga
gjuha greke, turke, sllave etj. Kjo shpjegohet me kontaktet e vazhdueshme që
banorët e kësaj krahine kanë me zonat minoritare, me interferimin e banorëve
nga një krahinë në tjetrën me dhe në punë të ndryshme, por mbi të gjitha prej
faktit që në thellësi të viteve kemi të bëjmë me
dyndjet
e popujve të tjerë si: romak, sllav, turk a grek në këtë krahinë. Kështu kemi:
shrungë, furkë, kondofurkë, luhare, balë, gjosë, kaçar, palldëm, samaroskut,
cangdhe, protojen,
brisimidhe,
çokane, torrjare, etj. Ndeshim dhe prapashtesën turke -xhi: pëllaxhi. Si
përfundim, nga ky vështrim I materialit, mund të themi se në të folmen e kësaj
krahine ka mjaft fjalë dhe
shprehje
popullore, të cilat e pasurojnë leksikun e gjuhës shqipe. Këto duhen
mbledhur,
regjistruar dhe duhen shtënë në përdorim të gjerë. Këtu e kemi fjalën
për
ato që janë të brumit amëtar dhe jo për elementet e huaja, të cilat nuk duhen
përdorur,
kur kemi fjalë të shqipes letrare. Në një masë të ndjeshme kjo e folme afron me
gjuhën letrare shqipe dhe me disa të folme të krahinave të Jugut, kryesisht me
ato fqinje që kufizon: Kurvelesh, Muzinë, Gjirokastër e deri me çamërishten,
por të shumtë janë elementet leksikor që mendojmë se janë të veçantë për këtë
të folme dhe tregojnë origjinalitetin e saj (konsderata
që
janë konkretizuar gjatë shtjellimit të materialit në këtë kumtesë). Po kaq dhe
po me të folmet e këtyre krahinave, vërehen kontakte të kësaj të fomeje në
rrafshin fjalëformues. Siç thamë që në fillim, në të ardhmen, duke disponuar
një material më të bollshëm për të gjithë të folmen e për çdo rrafsh do të
dalim në përfundime më të plota e më bindëse.