Përjetësi » Lushaj
Hysen Berisha: Zeqir Lushajn e paska ftuar e shoqja
E merkure, 10.11.2021, 08:28 PM
ZEQIR LUSHAJN E PASKA
FTUAR E SHOQJA
NGA
HYSEN BERISHA
Në
vitin 1995, pas pesë vjetësh, në Bergen të Norvegjisë, më vjen im at. Na kishte
zënë malli edhe për takimin fizik babë e bir, por edhe për njerëzit në vendlindje.
Thesi i pyetjeve ishte i madh. E ngushllova për të vëllanë që i kishte vdekur
13 muaj më parë. Ka qenë më i ri nga im at. Me frikë e pyesja për njerëz të
rinj. I vriste APJ-ja, i vriste policia. Më në fund u hap blloku i pyetjës për
dashamirët e moshës së tim eti dhe atyre më të moshuar. Unë shtoja një emër e,
ai ma priste «Ti shëndosh».
Sot,
vetëm një orë parase baci Zeqir të ikte për në amshim, më telefonoi miku ynë i
përbashkët, Bardh Nëngurra. Isha në dijeni se baci ai ishte në spital në shikim
intenziv. Mu dridh zemra. I thashë
-Mos
ma prish dëshirën me ndonjë lajm të keq!
-Jo,
më tha. E di ku e ke mendjën, por, sipas një bisedeje me njerëzit e familjës,
aty në spital, nuk janë shenja të mira.
Mora
frymë thellë e lehtë.
Një
orë më vonë, kur u këtheva nga Qendra tregtare, shikoj në postën elektrike:
«Baci
Zeqë na la, o Hysen Berisha».
E
mora me mend pse nuk më ngushlloi me zë telefoni. Isha i sigurt se Bardhi po
dënesej. E njihja shoqërinë e tyre shumë vjeçare. Por, edhe mua mu hap shtegu i
kujtimeve të takimeve me bacin Zeqë.
Në
takimin e fundit, në javën e parë të shtatorit, bashkë me bashkëshortën time, u
ngjitëm në shtëpinë e tij, në Shëngjin. Korona e kishte bërë të tijën dhe ne
nuk patëm mundësi ta takonim më herët për ta ngushlluar për shoqen e tij të
jetës, znj. Sabrie. Ishim miq të vegjël (shikuar nga këndi im), por ai e kishte
me traditë se miku është mik dhe nuk peshohet në kantar. Unë dhe bashkëshortja
ime u ndjemë keq. Ishim mësuar të gjenim, përkrah tij, edhe znj Sabrie. Lulja
ime është e ndjeshme, zu të qajë. Dorën në zemër, edhe bacit iu dridh zemra.
-Të
kujtohet tregimi popullor kur një plak po mbillte fidanin e Ullirit? Po? Një
fëmijë i thotë «Pse mundohesh kot kur ti nuk do mbërrish t´i shijosh frytat e
kësaj pemeje».
-E
di porosinë e këtij tregimi por ...
-
... Kur më iku Sabria, kështu më vajti mendja. Deshi të më trathtojë zëri se zu
të dridhet por, e mbëlodha vetën. Iu sjella rreth shtëpisë, preka katër këndet
e saj, preka oxhakun mu në mes të oborrit, u ula pranë sofrës çarkore që ti e
quajte «sahatsofër» dhe thashë: «Në çdo cep të oborrit, ka fidane kujteseje
edhe për Sabrinë, edhe për mua. Shtëpia është plot ndaj, le të shijohen
kujtimet».
Thënë
të vërtetën, gratë edhe gurin e bëjnë të qajë. Unë nuk qava. Po ta dëgjoja
rrëfimin në telefon, sigurisht se, për tu zbrazur në vaje, do ia ndërprisja
lidhjën.
Sillej
rreth nesh. E vrante mendjën si të ikim ne pa na shtruar sofrën. Unë ngrita
vetullat për ta pyetur se ç`e mundonte. E ai, duke levizur kokën, tha:
-Nuk
e ka thënë kot Sami Frashëri se gruaja është shtylla kryesore e shtëpisë. A do
ma plotësoni një dëshirë edhe mua, edhe (ngritin gishtin tregues kah qielli)
asaj, Sabrisë?
Unë,
po e ditur se ku e kishte mendjën ai, i thashë
-Fol,
bac! Çdo dëshirë do ta plotësojmë.
-Ikim,
pra. Ku të them unë, ti drejtoje makinën.
-U
tha, u bë, bac.
Gruaja
më shikonte në pasqyrë. Përpiqej të më thoshte se ideja ishte e qëlluar. E
kishim biseduar ma heret se si ta nxjerrnim diku në restaurant. Porositë i bëmë
në atë restorantin që ai e kishte për qeif. Tek po i cakrronim gotat e verës së
kuqe, sikur përpiqej të më thoshte edhe diçka. Lulja iku për në VC. Jo se
kishte nevojë, por e pa atë që na shërbeu të sillej andej. I kishte thënë që ta
bënte llogarinë pa e diktuar baci Zeqë. Kamajeri i kishte thënë Lules se baci
është i ashpër në këso situata. Po t´i marr lekët por, dije se nuk do të kesh
sukses.
Derisa
Lulja ishte larg nesh, më tha:
-Më
mirë që iku Sabria se unë ia mbledh kurdo që të dua.
Fliste
me mua por, mendjën nuk e kishte aty. Qëndruam bukur do kohë duke biseduar për
gjithçka. Më tha se kishte dorëshkrime edhe për shumë libra, por ... Munda të
kuptoj se nuk ishte në disponim për t`i botuar.
Kur
u ngritëm për të ikur, thirri konobarin. Ai i dha shenjë se ishte në rregull.
-Jo,
djalo, jo. Rregullin e bëjmë ne. Kush e pagoi?
Ai
i dha shenjë kah Lulja. Nuk u desht shumë për ta kuptuar se lekët duhej këthyer
asaj.
Unë
dhe bashkëshortja, tek po këtheshim për në shtëpinë tonë, folëm gjatë për
gjendjën e bacit Zeqir. DZbehja në fytyrë dhe disa fjalë, çaprapik, na
sinjalizuan se ai, meqë e donte shumë znj Sabrie, mund t´i bashkojnë
shpirtërat.
Ski (Norvegji), më 10
nëntor 2021