E marte, 19.03.2024, 07:24 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Perandoria e kuqe?

E premte, 05.11.2021, 08:33 PM


Perandoria e kuqe?

Nga Ndue Ukaj

Sipas raportimeve të mediave të sotme, në Samitin e Demokracisë, të cilin e organizon presidenti i Amerikës, nuk është ftuar Kosova, vendi ynë që dikur ishte kampion i demokracisë në rajon. E kjo duhet t' na frikësojë të gjithëve. Sepse kjo hartë vërtet është shokuese.

Ngjyra e kuqe ku është vendosë Kosova të kujton perandorinë e terrorit dhe kjo simbolikë s' ka sesi të jetë e rastësishme.

Prandaj, kjo hartë si e tillë është e rrezikshme për ekzistencën tonë dhe veçmas për raportet tona me perëndimin, përkatësisht me Amerikën, të cilat, kohëve të fundit, duket qartë që s' janë aspak normale, për shkak të udhëheqësve kryeneçë e të mbarsur në terrene të pastra ideologjike, ku kundërmon duhma antiperëndimore.

Të kujtojmë se ishte Ibrahim Rugova ai që i përtëriu raportet tona me perëndimin dhe Kosovën e vendosi në hartën e vendeve të lira dhe demokratike.

Dhe, në saje të filozofisë së tij të mençur, të sinqertë, të urtë, dhe orientimit të palëkundur politik e demokratik, bota e përqafoi kauzën tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe sot jemi të pavarur.

Këto raporte, sot janë në pikë kritike për shkak se e kemi dëmtuar demokracinë dhe e kemi shkatërruar dialogun, të vetmen armë që hap portat e paqes dhe ruan shëndetin demokratik.

Nëse vërtet kjo hartë që sot është publikuar  rezulton të jetë e vërtetë, Kosova anashkalohet, atëherë duhet ta dimë që punët tona janë fort më keq se ç' duken. Kjo s' është kambanë alarmi, por bombë e kurdisur.

Sepse këtu dukemi lakuriq, si ai mbreti në përrallën "Rrobat e mbretit."



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora