| E premte, 05.11.2021, 09:33 PM |
Perandoria
e kuqe?
Nga
Ndue Ukaj
Sipas
raportimeve të mediave të sotme, në Samitin e Demokracisë, të cilin e organizon
presidenti i Amerikës, nuk është ftuar Kosova, vendi ynë që dikur ishte kampion
i demokracisë në rajon. E kjo duhet t' na frikësojë të gjithëve. Sepse kjo
hartë vërtet është shokuese.
Ngjyra
e kuqe ku është vendosë Kosova të kujton perandorinë e terrorit dhe kjo
simbolikë s' ka sesi të jetë e rastësishme.
Prandaj,
kjo hartë si e tillë është e rrezikshme për ekzistencën tonë dhe veçmas për
raportet tona me perëndimin, përkatësisht me Amerikën, të cilat, kohëve të
fundit, duket qartë që s' janë aspak normale, për shkak të udhëheqësve kryeneçë
e të mbarsur në terrene të pastra ideologjike, ku kundërmon duhma
antiperëndimore.
Të
kujtojmë se ishte Ibrahim Rugova ai që i përtëriu raportet tona me perëndimin
dhe Kosovën e vendosi në hartën e vendeve të lira dhe demokratike.
Dhe,
në saje të filozofisë së tij të mençur, të sinqertë, të urtë, dhe orientimit të
palëkundur politik e demokratik, bota e përqafoi kauzën tonë për liri,
pavarësi, demokraci dhe sot jemi të pavarur.
Këto
raporte, sot janë në pikë kritike për shkak se e kemi dëmtuar demokracinë dhe e
kemi shkatërruar dialogun, të vetmen armë që hap portat e paqes dhe ruan
shëndetin demokratik.
Nëse
vërtet kjo hartë që sot është publikuar
rezulton të jetë e vërtetë, Kosova anashkalohet, atëherë duhet ta dimë
që punët tona janë fort më keq se ç' duken. Kjo s' është kambanë alarmi, por
bombë e kurdisur.
Sepse
këtu dukemi lakuriq, si ai mbreti në përrallën "Rrobat e mbretit."