E hene, 24.01.2022, 09:02 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Gëzuar - Arbëri dhe Liridona

E shtune, 10.07.2021, 04:23 PM


GEZUAR: - ARBERI DHE LIRIDONA

-DHJETE FOTO NE NJE DASEM QE E MERITON NOTEN 10-

Nga Zeqir Lushaj

E kush nuk do ta donte per dhenderr tropojanin simpatik Arber Avni Toska?  Begajt e Gashit e paten kete fat.

More a besoni se djalin e Elezajve nipin tim Arberin, e ka lidhe Zoti qe ne lindje me ciken e Begajve. Pse do thoni ju lexues te vemendeshem? Po a mund te gjendet kombinim me i bukur i emrave te ciftit te ri se Arber dhe Liridona. Pra, e stershqiperuar (nese na lejohet te themi keshtu), -ne arberit e duam Lirine!

Qe te dera e shtepise nusja fillon e qerase te pranishmit me mjalte e embelsira...., dhe urimet: - me te ambla ju shkofte moti.

Lokali modern i dasmave ne Ndroq, sikur ka marre flake mes muzikes e dritave deri marramendese....!

Ndoshta mbetem disi ``lokalist``, por grupi i valltareve tradicioinal qe ka ardhur nga Tropoja me lodraxhinjet e famshem ishte dhjeta me yll e ketij gezimi martesor.

Eh more lum vellai po kur te merr perpara e famshmja Fatmira Brecani, as e vret fare mendjen se po afron ora policore...

Une fotografoj shume neper dasma, por harroj se dikush po me fotografon edhe mua...!

Veton Lushaj, pergjegjesi i dasmes se nipit Arber, kalon tavoline ne tavoline dhe pershendet pjesmarresit duke mbajtur edhe gjendjen e sherbimeve nen kontroill. - Si ndihen miqte nga Lezha e Gjergj Kastriotit pyet ai Dr Domeniken e Benin miq nga Ishull- Lezha?

...Kush e din, a thue cka po mendon kjo vogelushe...?! Bota e e femijeve eshte pafundesi.

Cifti i ri Toska, gezuar martesen ne shtepine e re krejt te rinovuar me shije moderne, bashkkohore. Zoti ju trashegofte e ju gezofte me te mira.

...!

Rexhep Osmani, 93 vjecar, me i vjetri nga Toskajt, axha i Arberit, dhe Qazim Lushaj, me i vjetri nga dajat ne Gri, i japin  vlera dhe si te thuash ``e mestitin``, nje feste te tille familjare. Zoti i nderofte e i gezofte.

...!

Tani edhe prinderit e dhenderrit te ri, Avni Toska e motra ime Xhbane, bashke me vajzat e tyre te dashura Cervenen e avokaten Cetinen qe jetojne prej vitesh ne Italine fqinje, do e marrin me shpesh e me me deshire rrugen per At`Dhe. Pos te tjerash, te shtepia e re i pret edhe nje rob me shume, nusja e djalit, Liridona. Dhe nuk eshte pak.

Zoti ju bashkofte me te mira e me gezime me njeri tjetrin e me krejt gjakun tone te shprishur jo pak neper Europe e me tej.

Ndoshta edhe kete fotoreportazh qe po publikon ZemraShqiptare do e lexojne rruges me traget drejte perendimit. Me mire, se rijetojne sadopak atmosferen e marteses se djalit te tyre te dashur, Arber Toska.

-Nga Shqiperia, Korrik 2021-



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora