Udhëpërshkrim
Hasan Hasanramaj: Sovranitetin në Kosovë e ka vetëm populli
E shtune, 22.05.2021, 07:09 PM
Sovranitetin në Kosovë e ka vetëm populli dhe e vërteta historike, e jo ata që po e lavdërojnë vetë vetën ?! ...
Gjendja e mjerueshme ekonomike, punësimi në
shtetet e huaja, shkatërrimi i familjeve shqiptare me martesa të dyfishta,
nënshtrimi ndaj ligjeve të shteteve të huaja, harresa e gjuhës së bukur shqipe
në të folur dhe në të shkruar, mbushja e saj me
barbarizma, alkooli, droga, prostitucioni, krimi i organizuar, përdorimi
i armëve kundër njeri-tjetrit, dhuna në familje, nënçmimi i arsimit, i kulturës
i shkencës, i shoqatave artistike, i Akademisë, korrupsioni. Zgjohu shqiptar
derisa nuk është bërë vonë, kush ishe, kush je, ku po shkon dhe kush do të
jesh...
Nga Hasan
Hasanramaj
Hapësirën shumë freskuese të magjistrales
Deçan-Gjakovë çdo kalimtar nuk ka mundësi ta kalojë aty afër e mos ta shikojë
“divanin” e krenarisë kombëtare të kullave të plagosura, plisin e bardhë,
mermerin mbi krua dhe lapidarë të stolisur në pllakë mermeri, emrat e portretet
luftëtare me germa të arta, shkruan historinë më të re shqiptare, bunarin, mbi
arkën e të cilit është e vendosur një sofër e zezë, mbi të cilën është
shpalosur libri i bardhë i mermerit me emra të martirëve të sakrificës për çështjen
kombëtare. Ngjitur me arkën e bunarit, si feniks hap krahët shqiponja e bardhë
e mermertë, me fuqinë e secilës herë duket në aterrim e herë në gatishmëri për
të pushtuar qiellin shqiptar, vërsulet
pa mëshirë kundër forcave të armikut kudo që të jetë nevoja. Nga themeli deri
në kulm, kullat tona shqiptare janë një histori e kombit tonë për bashkimin
fizik e shpirtëror që nga Skënderbeu e deri në ditët e sotme. Datat në këto
lapidare madhështor me mjeshtri janë të vendosura që nga guri i parë i
themelimit të shtetit shqiptar të viteve 1443/44 dhe pas tyre vijnë datat
gjithmonë të tentimeve të bashkimit shpirtëror e fizik në tërë historinë
shqiptare. Andaj, historia duhet të jetë ngjarje, ndodhi, e ëmbël, e hidhur, e
bardhë, e zezë... natyralizëm do të thotë unë. Pra, realitet objektiv. Ky
realitet për shqiptarët e në veçanti për popullin e Kosovës është histori e
hidhur nëpër shekuj. Armiku kryesor i historisë dhe civilizimit njerëzor të
humanizmit është harresa...
Fatbardhësisht që nga civilizimi i hershëm,
parahistoria veprimin kryesor kundër
harresës e bëjnë artistët dhe akademiket. Pra artistët dhe akademikët janë
kujtesë, histori dhe shpirti i njerëzimit, fuqi hyjnore dhe dhurata më e çmuar
e Zotit në këtë univers. Duke kaluar nëpër tokën e djegur të Kosovës, nën
shputat e këmbëve i ndiej pëlcitjet e tokës, të gurit e të drurit të djegur e
të shkrumbuar. I mjerë është ai popull i cili nuk ka në gjirin e vet artistë
dhe akademikë të mirëfilltë të kohës dhe
të hapësirës. Artisti dhe akademiku i mirëfilltë janë frymëmarrje dhe pasqyrë e
një kombi, janë vetë shpirti i tij… Si duket populli dhe kombi shqiptar është i
prirë, në masë të rrezikshme, të jetojë me harresën. Na ruaj i madhi Zot se
këta “ njerëz”një ditë do të na fshijnë historinë. Por ata më në fund duhet të
mbushen mend së historia një herë shkruhet dhe nuk fshihet më kurrë. Nuk
shkruhet në rërë ose në akull, siç thotë populli. Ajo deponohet për të mos u harruar
kurrë. Përkujtimi historik duhet të jetë pjesë e jetës, shteg që e trasoi
dikush. Gjenerata i lë gjeneratës dhe kështu deri në amshim, përkujton artistët
dhe akademikët. Dikush e provoi së historia fillon më të. Të gjithë ata që mendojnë
kështu, e për fat të keq të tillë në Kosovë ka mjaft duhet ta dinë së janë duke bërë një gabim të madh historik dhe
tragjikomedi kombëtare?! ...
Në ballë të derës së kullës shqiptare buroi
një krua krejt shqiptar, ku nga plisi i bardh mermeri të fisnikëruar rrjedh uji
drejt nga Bjeshkët e Nemuna. Kështu artisti në mënyrë simbolike dhe praktike
krijoi burim të ri - jetën dhe mburrje për kombin e vet. Mu mbi këtë tragjedi
në bunarë, si feniksi ngre krahët simbolikisht shqiponja e mermertë drejt
qiellit. Në krihet e saj të hapur janë të shkruar emrat e dëshmorëve. Para
gjoksit të saj janë të vendosur me kujdes edhe porositë e tytave të armeve më moderne të stilizuara nga
metali i fisnikëruar ngjyrë të bardhë e cila simbolizon paqen, kurse tjetra
është me kapsulë të skuqur mu te shqiponja në sulm, çdoherë kur të jetë nevoja
kombëtare. Pak më poshtë në fund të oborrit të kullave tre e katër katesh
shqiptare gjinden në Kosovën e djeshme vërtet aty janë të gurëzuara gjurmët e këmbëve
të zbathura, të fëmijëve e të rriturve, gjurmë të duarve të përgjakura dhe fragmente
të tjera të një ferri të cilin e mbollën shovinistet serbë...
Nga tytat e armëve të drejtuara nga dritaret
e vogla në drejtim të Serbisë fashiste
del mallkimi: “Ky “djep” kurrë të mos
përkundë vrasës në tokat shqiptare. Në pikën më të lartë të kësaj kulle
kreshnike, të plagosur në shekuj, por kurrë të përulur, është pika e vrojtimit ku pushojnë dy pëllumba të
bardh të cilët simbolizojnë paqen me porosinë:
“Kur jemi nën një flamur, pëllumbat nuk trembën kurrë.” Këto data historike
shkrepin si dielli për liri. Shih, burrat
e kombit kudo që ishin në trojet tona stërgjyshore e dhanë atë që patën - jetën
mu në lulen e rinisë. Njerëzit e rezistencës shqiptare qe njëqind e tridhjetë e tri vjet me vetëdije e trimëri të paparë, u vunë vetes
dhe njerëzve të rezistencës shqiptare
detyrën e shenjtë, për shpëtimin e popullit shqiptar nga kthetrat e pushtuesve shekullor të cilët
kurrë nuk ua ndan barbaritë
popullit më të lashtë të Evropës -
shqiptarëve.
Duart larg nga interesat personale mbi ato kombëtare ...
Gjendja e mjerueshme ekonomike, punësimi në
shtetet e huaja, shkatërrimi i familjes shqiptare me martesa të dyfishuara,
nënshtrimi ndaj ligjeve të shteteve të huaja, arsimimi në shtetet e huaja,
harresa e gjuhës së bukur shqipe në të folua dhe në të shkrua dhe të mbushura
me barbarizmi për të cilat ne të gjithë
duhet të brengosëm, pranimi i kulturës së huaj, artit, muzikës, doket dhe
zakonet e huaja e shumë të zeza të tjera… e ne, kush ishim, kush jemi dhe kush
do të jemi???...
Duhani të të rinjtë, alkooli, droga, prostitucioni, krimi i
organizuar, përdorimi i armëve kundër njeri tjetrit, dhuna në familje, nënçmimi
i arsimit, kulturës, shkencës, shoqatave artistike, akademikeve profesionale. Duart
larg nga interesat personale mbi ato kombëtare! Larg nga interesat partiake
mbi ato kombëtare. Në fund shqiptarët duhet ta kuptojnë së Shqiponja e mërmëritë
para veti e ka shenjën historike për vetëvendosje. Zgjohu shqiptarë dhe mendo
mire së kush ishe, kush je dhe kush do të jesh dhe tregoju atyre burrave të
kombit kur të bini pranë varreve dhe
lapidareve të tyre pse i harruat ata, dhe rezistencën e tyre historike ? Pse e harruat tradita me të çmuara në botë të
popullit dhe kombit shqiptarë? Harruat
çdo gjë që është shqiptare! E harruat edhe të Madhin Zot. Nëse nuk largoheni
nga faqet e zeza të cilat e kanë kaplua Kosovën duhet ta dini mirë së shumë
shpejt do të përgjigjeni para këtij populli dhe kombi të vuajtur dhe të
zhgënjyer plot njëqind e tridhjetë e tre vjetët e fundit...
Dera e kullës shqiptare e cila në gjirin e vet ka pritur e përcjellë burrat
e kombit
Lapidari i dëshmoreve të kombit dhe
portretet e dëshmorëve deçanas në ballin e kullës shqiptare
Arka e bunarit mbi të cilën është e vendosur
sofra e zezë mbi të cilën qëndron libri i bardhë me emra të martireve
Në ballinën e kullës qëndrojnë tri gurra
krojesh nga të cilat rrjedh uji i ftohtë nga Bjeshkët e Nemuna
Një pamje e kullës së demoluar
Plisi i bardhë i mermerit mbi arkën e kroit
Në frëngjitë e kullës qëndrojnë dy pëllumba
të bardhë që simbolizojnë paqen
Lapidari i dëshmorëve të kombit