E marte, 26.01.2021, 10:57 AM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Kur jam në Morinë

E enjte, 14.01.2021, 11:13 AM


QAZIM SHEHU

KUR JAM NË MORINË

Kur jam në Morinë, para më vjen Kosova,

Po hyj në Shqipëri,nga Shqipëria dola.

Kur jam në Morinë, hedh një trëndafil në ajër,

Gjithë hapësira ndrin me fytyrë Adem Jashari.

Këndej-andej shqiptarë,mendimet lëvrijnë,

Dhe s`di ku të ndal nga ky mallëngjim .

Mendimet ju me mend, i merrni doemos,

Liria si refren,më ndjek e më trullos.

Se jam në Morinë, ja Kukësi, ja Prizreni,

Makinat shkojnë e vijnë si zogj,marramendthi.

Një shekull pa dhjetë vjet, kjo derë mbeti e mbyllur,

Mund të shkoje në një planet, po jo te tezja,gjyshi.

Mund të shkoje në Paris, në Azi e Kinë,

E ndaluar ishte, të shkoje vetëm në Morinë.

Këndej shqiptar, andej shqiptar, një vijë si vijë zjarri,

Mos harrojmë se vite më parë, këtu ecte vetëm ajri…

2.

Tani në Morinë jam, midis vëllezërish në gëzim,

Për pak shkoj në Tiranë, për pak në Prishtinë.

Dhe Drini valë-valë,turfullon e qesh,

Me pasqyra stërkalash nëpër tokë të vet.

Një burim e ka të çliruar ,tjetrin peng ia mbajnë,

Me valë, i urtuar, godet digat e mëdha.

Me trup ,shpatulla malesh shtyn e kafshon,

Po burimin e Strugës dot s`e çliron.

Një ditë do e çlirojë, për këtës`ka derman,

Në fusha ku do shkojë,do ndezë një flakadan.

Në gjirin e Rozafës, do ulet të pijë,

Dhe lotët e nuses me shami valësh do fshijë

PYLLI NUK HESHT

Një përbindsh flokëpërpjetë

Pylli më ngjan,

Në zjarr mëkati digjen retë

Oshëtimë e blertë

Përqeth lëkurën e ahut azgan…

Pylli nuk hesht, ai s`di të heshtë

Di të zhvishet e të vishet si do,

Nganjëherë, i ngre krahët dhe i rrëmben retë

Të ftohë zjarrin që e përvëlo…

GJURMA E KALIT TE SKENDERBEUT

Gjurma e potkoit mbi shkëmb

Bie legjendën e Skënderbeut,

Diçka erës dhe shiut i dhemb,

Kur shkëmbin në shekuj gërreu.

Në mungesë të kalit, shkrofëtinë

Ujërat ,erërat e malit,

Kur gjëkundi s`e panë lirinë,

Afruan potkuan e kalit.

Ta shihnin njerëzit, ta besonin,

Fluturimin e kalit nga lart,

Teksa, pas, xixa i shkonin

Me këmbët e para ngritur kas.

Sa herë bosh ne gjendemi,

Dhe të dobët sa herë,

Tek kjo gjurmë kthehemi

Si para një tempulli në natyrë…

OSHËTIMË E IKJES….

Oshëtimë e ikjes këndon nëpër rrugë

Ma sjell hijen e njerëzve të larguar

Te kjo pemë që kokën ul në muzg,

Te ky gur i thërmuar.

Më sjell sytë e shuar në përjetësi,

Që nxjerrin xixa mbi gurin e zi…

Oshëtima e ikjes pushon pakëz

Të më japë pak mundësi të ulëri,

Si një ujk-dhimbjesh që nduk një mangesi…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora