Kulturë
Marjana Bulku: Intervistë me Iris Halili, autore e librit “Lideri nuk lind…bëhet”
E merkure, 13.01.2021, 11:47 AM
Roli i Liderit Transformues në Realitetin Shqiptar. Intervistë me Iris Halili, autore e librit “Lideri nuk lind…bëhet”
Intervistoi:
Marjana Bulku
1. Këtu në SHBA flitet
shumë për rolin që ka lideri transformues si në politke po ashtu edhe në botën
e biznesit. Cili është saktesisht tipari i ketij lloj lidershipi ?
Lidershipi
transformues është në gjendje të sjellë transformime në një realitet, mendimi
apo veprimi përmes një frymezimi, krijimi dhe realizimi të një realiteti të ri,
krejt të ndryshëm nga i mëparshmi dhe që
u trashegohet brezave si vlerë . Sikur e thotë edhe vetë fjala transformues ky lider është në krye të
transformimit , por (dhe ky moment ka shumë rëndësi) ai bën shumë kujdes që ky
transformim të jetë i konsoliduar deri në fund. Lideri transformues pikë së pari flet me vlerat dhe aftesitë tij personale, vlerat e karakterit apo të
shkuares apo edhe të tashmes së pastër dhe janë pikërisht këto me të cilat ai
hidhet në betejën e transformimit. Ai i
kerkon këto vlera tek ndjekesit e tij dhe tek bashkepuntoret e tij.
2. A ka patur ndonjëherë
Shqiperia lider transformues?
Une
mendoj se pothuaj të gjithe lideret e Shqiperise në fillimet e tyre kanë fituar besimin e ndjekësve duke premtuar transfotmimin dhe ne të njejten kohë kanë qenë shumë të
zotë të percjellin një figurë bindese se
do të jenë lokomotiva e transformimit.
Transformues ka qenë Skenderbeu, Ismail Qemali, Nënë Teresa, të gjithë këta të
njohur për vlerat e tyre transformuese
shumë përtej kufijve shqiptare. Ashtu sikur mendoj se të gjithë lideret
e mevonshem shqiptarë kanë bërë një hap transformimi në realitetin shqiptar apo
kanë vënë një gur transformimi. Psh ne e dimë
që sejcili nga lideret e trazicionit vuri një gur në transformimin e Shqiperise nga
diktaturë komuniste në republikë
parlamentare pluraliste dhe këtu pa dyshim
roli i Dr. Berishes është më i spikaturi. Por nga ana tjeter të gjithë
lideret e tranzicionit pa perjashtim kanë dështuar në një pike, pikërisht në atë dramë që e krijuan po vetë , atë dramë ekonomike dhe sociale që është pjellë e grykësisë
së tyre:korrupsionin. Ironia më e
madhe është se ndjekësit shqiptarë kanë
qysh në vitin 2002 që votojnë atë lider që u premton se do u luftoje
korrupsionin, por fatkeqesisht pas çdo votimi kemi o më shumë korrupsion, o një
korrupsion me fytyrë tjetër por me thelb
të njëjtë. Kështu njëri pas tjetrit dështoi “Katarsisi” i Fatos Nanos, dështoi premtimi i Dr.Berishes me “Me duar të
pastra”, dhe po kështu deshtoi dhe “Rilindja” e Edi Rames. Unë mendoj thjesht
që edhe psikologjikisht për lideret e tranzicionit është shumë e vështirë të
luftojnë ate që kanë krijuar po vetë.
3. A e shikoni pjesën më
të sëmurë të realitetit aktual shqiptar
tek korrupsioni?
Po.
Unë mendoj se korrupsioni është metastaza që fillon me zgjedhjet që manipulohen
në një forme a tjeter dhe më pas vepron në çdo instance tjetër Se po u vodh e drejta e zgjedhjes të tjerat jane rrjedhojë . Kjo është shumë poshteruese
për çdo shoqëri. Nderkohe korrupisoni nuk po i le talentet dhe njerzit e
ndershem të evidentohen, të gjejnë punë
, të konfirmojnë veten , apo sigurojnë të ardhurat minimale për jeteseë kjo është arsyeja kryesore e emigrimit masiv
të shqiptareve. Fatkeqesisht, sipas
EUROSTAT vetëm në kohën e “Rilindjes”janë larguar 360.699 shqiptare prejt të
cileve 140.390 të rinj.Këto për
Shqiperine janë shifra tronditese dhe rrëfejnë se interesi për vendin ka shkuar
dhe po shkon në zero. Kjo është drama më e madhe që ka sjellë korrupsioni.
Ky
i fundit po edukon një gjenerate të tërë me antimoralin: “Po nuk bëre
korruspion nuk ke të ardhme, nuk mbijeton”. Në media bejne moral të
korruptuarit dhe këta propozohen si mendjet virtuale që japin leksione morali
kur e gjithe jeta e tyre ka qenë një korrupsion pasiv, pasi psh të mos jesh
ekspert dhe të dalësh në media dhe të
bësh ekspertin është korrupsion
intelektual , është korrupsion shpirtëror
dhe mbi të gjitha është korrupsion informativ. Shqiperia është një vend
i vogël. Gjithkush e njeh tjetrin, kështu që
kur moralin ta ben i korruptuari,ajo çka ka vdekur perfundimisht është
shpresa se vlera dhe puna do vleresohet.
Lideret
e tranzicionit kanë deshtuar në transformimin e premtuar pasi në realizmin
transformues e rendesishme është të mos
transformosh aty këtu , por në të gjithë strukturen, të krijosh vizionin
dhe platoformen transformuese në çdo qelize të shtetit dhe shoqerisë . Le të marrim një shembull
aktual. Ne të gjithë e dimë qe gjykatat
kane qenë të korruptuara, por ne
tegjithe e dime gjithashtu se te korruptuara nuk jane vetëm gjykatat, dhe nese
ndër vite perpiqesh të bësh reforma vetëm me disa institucione dhe le menjeane të tjerat ,psh fjala vjen
energjinë , arsimin apo mjekesinë , pra bëjmë
reforma transformuese në një kah dhe jo “hot stove” dmth menjeherë në të gjitha sistemet, transformimi mbetet
çalaman, pasi është njësoj si të shërosh një organ dhe të lesh të tjerat të vdesin pak
nga pak. Nëse ne mbyllim një media për
evasion dhe e leme të shijë një media tjetër kjo nuk është reforme
antikorruptive, përkundrazi ky është një
transaksion i rrezikshem dhe krijon premisat e vendosjes së një
forme diktature moderne ku pushteti
perkrah vetem ato që e
favorizojne. Kjo krijon atë që kemi quajtuar
oligarki, apo drejtimin preferencial. Ky realitet ka sjellë çoroditje
dhe apati totale tek ndjekesit. Kjo ka bërë që Shqiptaret të mos kenë më
besim as tek politika dhe lidershipi i saj , por edhe as tek media dhe në
pergjithesi në asnjë institucion shqiptar
4. Cili do të duhej të
ishte roli i lidershipit transformues përkundër këtij fenomeni në realitetin
shqiptar?
Aktualisht
ndjekësit shqiptare nuk kanë nevoje ti bindesh për dramen e korrupsionit
në vend, pasi ata janë të goditur deri në palcë prejt tij dhe kjo do
të thote se sot nuk ka nevojë për retorike politike. Të lodhur nga propaganda
antikorrupsion që ka mbetur më shume e tillë dhe të gjendur midis dy alternativave partiake që janë po njelloj ato që propozojnë
dy stacionet që kanë të njejtin
realitet, ndjekesit shqiptare deri më tani kanë
vendosur të mos zbresin fare nga treni.
Lideri transformers êshtë ai që
duhet t’i bindë për stacionin e ri, dhe kjo bëhet nëse ai u tregon harten e
stacionit të ri me të gjitha detajet si do luftohet korrupsioni dhe kur do
arrihet kjo me afate të qarta.
Ajo
që duhet të sjellë lideri transformues është
stimulimi intelektual që do të thotë përpara çdo vendimi apo platforme
antikorrupsion të marrë mendimet e paleve të involvulara dhe interesuara për
këto reforma. Këtu ka shumë rëndësi angazhimii i të gjitha grupeve sociale.
Lideri
transformues pike së pari duhet të jetë personalisht i përkryer dhe i pastër në
figuren e tij, së dyti të vijë me një platforme të qartë me pika transparente
dhe të qarta që shkatërrojnë statu
quo-në , dhe së treti që është më e
rendesishmja, të mbledhë rreth vetes të pakorruptuarit .
5.Si e mendoni ju të
ardhmen e lidershipit shqiptar duke parë historikun e deritanish?m ?
Në
pergjithesi në botën demokratike një lider protagonist pasi mbaron misionin që
i është besuar nga ndjekesit largohet, shumë premtime i arrin, shumë jo, pasi
nuk ka lider që të përmbushë 100 % nga
ato që premton, gjithkush le një gur e kështu vendoset demokracia dhe
respektohet e drejta e ndryshimit. Unë mendoj se e gjithe kasta e tranzicionit
në politikën shqiptare e ka mbaruar misionin e saj deri diku të
transformit të vendit nga një sistem
diktatorial në një sistem demokratik dhe pluralist. Duhet pranuar gjithashtu se
ne vinim nga një errësirë totale dhe lideret tanë modern nuk mund të
ishin vetem se amatore. Por tashme tranzicioni duhet e perfundojë dhe që kjo të
realizohet, lideret e saj duhet ti hapin rrugën
një brezi tjetër të ri.
Une
mendoj se në thelb në Shqiperi vazhdon mentaliteti i partisë amë .Dikur kishim nje Parti, tani kemi dy,
por edhe lidhjen me to e kemi pak a
shumë njëlloj. Lideret e rinj duhet pikë
së pari të transformojnë këtë
mendim të gabuar. Nëse partitë
tradicionale nuk e pranojnë dhe kjo po duket qartazi që nuk pranojnë
alternativa progressive, duhet parë për një forcë më vete. Në fakt një parti
nëse në ide nuk ndryshon, nuk modernizohet,nuk sjell ide dhe individë
progresive, ajo parti vdes. Unë mendoj se të dy partite e mëdha shqiptare si
dhe si motrat e lindura prej tyre po
shkojnë drejt ketij fundi.Operacionet” plastike” të tipit që kreu Rama kur u bë
kryetar partie, apo partitë e vogla që dolën nga partitë amë nuk sollen asnjë
ndryshim pasi imazhi i ri me njerez të njëjtë është pa efekt të gjatë .
6. A keni besim se
Shqiperia që kemi ëndërruar në vitet 90 do të bëhet ?
Po,
kam shumë besim. Kam besim tek rinia intelektuale atje, kam besim tek
vitaliteti i shqiptareve që e ruajten shqiptarizmën për 500 -vjet të gjallë,
kam besim tek mendjet intelektuale dhe të hapura shqiptare, kam besim tek hapja
globale e Shqipërisë që mbyt mentalitet e vjetra dhe formëson pak nga pak apo riparon ato pjesë të kultures
që na ka lënë prapa, kam besim se lideret që i
duhen Shqiperise pas -trazicionale do të vijnë.
7. Edhe sa do të duhet
të presim , apo…?
Kjo
është në dorë të të gjithe shqiptarëve progresistë. Siç na
këshillon Nënë Tereza “Jepi botes më të
mirën që ti ke”. Çdo transformim fillon pikë
së pari nga vullneti individual !