Kulturë
Neki Lulaj: Rrëfim për ditëlindjen
E merkure, 13.01.2021, 10:41 AM
Neki Lulaj
Përulje
Rrëfim
për ditëlindjen
Lundrova
me vitet si në ca dallgë të thinjura
Nëse
nuk u bëra kapiten, nuk iu tremba së përpjetës.
Kisha
në vite urimin e bacës e lokeve fjalëflorinjta
Kisha
krenarinë që ma jepte plisi i bjeshkës.
Dikur
lozja me kapuca e me thyerjen e krahut
Mes
Broliqit jetova kujtimet e ëmbla rinore
Më
tej preka Evropën pa harruar ngjyrën e bajrakut
Gdhiva
netët në një libër në një varg e fletore.
Neë
ditën e lindjes i përulem brazdës, shkronjës, pragut
I
përulem kroit që më dha currilin e parë
Kudo
ku shkoj më vjen ngrohtësia e oxhakut
Një
besë të re ia jap ditës që në agim.
Në
ditën e nesërme jetoj lumturinë e ëndrrës
Ashtu
duarzgjatur eci drejt mirësisë së munguar.
Dhe
vëmë në buzë aromën erëmirë të këngës
Drejt
një jete me shresën e trëndafiliar
13 janar 2021, Speyer