Kulturë
Blerim Rrecaj: Vranësi vjeshte
E diele, 27.09.2020, 10:50 AM
Blerim Rrecaj
STACION TRËNDAFILASH
Mundësisht
Për
askund mos u nis
Pa
një buqetë buzëqeshjesh
Dhe
ca trëndafila
E SHTUNË PARAVJESHTORE
I
shkruam një botueseje
U
takuam me një botues
E
para na u përgjigj në email
Ia
dërguam dorëshkrimet
Presim
përgjigjje
Me
të dytin u takuam në kafene
Pas
një bisede të gjatë
Na
tha që këtë vit për të botuar ne tek ai
Ne
nuk kemi gjasë
Na
përmendi librin e tij të sapo botuar
Dhe
foli edhe për një manifestim ku mori pjesë
E
në pragndarje
Ia
dhuruam librat tanë të parë
E (PA)NEVOJSHME
E
(pa) nevojshme
Të
kujtojmë
Se
ishim
Nën
sundim robërie
Pastaj
pas saj
Shumica
Nën
ethe euforie
E
tash të gjithë nën rrjeta kaosi të panevojshme
E
(pa) nevoshme
Të
deklarohemi
Se
do përpiqemi
T'i
shporrim
Këto
udhë të gabuara pa shtigje
Që
kanë hyrë në dekadën e tretë
PRAGVJESHTË
Pragvjeshtë
me diell
Sikur
të ishte pikëverë
Jashtë
si toka rreth diellit sillu
Eja
brenda mbyllu
Me
të marrë malli
Për
një ditë si kjo
VRANËSI VJESHTE
Fëmijët
i çoj dhe i marr nga shkolla
Dhe
ia mësyej andej kah fushat e arat
Për
një shëti nëpër këtë vranësi
Me
cicërima fillimvjeshte nga këta zogj të verdhmë në një pjesë të trupit
Që
enden arave me misër ende të pakorrura
Ulem
skaj një udhe
Qiellin
me vranësi të butë
E
kam mbi kokë si shtrat ëndrrash
Kjo
erë më gudulis
Dhe
mendoj
Për
rrjedhën e deritashme të pandemisë
Dhe
viruseve shumënumëta që lanë gjithë këto shenja si mëlmesa pengesash në
rrugëtimin tonë
Hedh
shikimin si grepin që e hedh peshkatari kah e ardhmja
Pëtej
kësaj rrethoje telash
Me
bar të paprerë ngjyrartë
Si
penj për të thurur xhemperë
Ku
rrijnë fidane mollësh buzëgjelbërverdha e buzëkuqe
Të
pavjelura
Mbi
të cilat kalojnë zogjtë si fëmijë fytyrëndritur për ta çukitur ndonjëren prej
tyre
Dhe
tufa pëllumbash si ushtarë të paqes
Ku
era përplaset për parzmoret e qëndisura të tyre
Fillojnë
ca pika shi që bien
Duke
qëlluar krahë fluturash
E
supe lulesh
Ti
mendo për rrugën e kthimit
E
nisu
Përderisa
në një pupël të përhimtë shpendi
Puthitur
me tokën
Është
shtrirë e po luhatet kjo ditë vjeshte e vranët
ERDHI KOHA
Erdhi
koha që kësaj kronike me vjersha
Që
më pëlqen
Ta
quaj poetike
Ta
nis për publikim
Të
më shihni në pasqyrë
Te
Zemra me zemër të dlirë
Po
s'di a bëra mirë që hoqa tri a katër sosh
Po
shnosh