Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shkarkimi i Sulejman Rexhepit…
E premte, 29.05.2020, 03:41 PM
SHKARKIMI SULEJMAN REXHEPIT
ZHOZEF FUSHES SHQIPTAR
NGA KALOSH
ÇELIKU
E kam ditur, se: Pas publikimeve të Memoareve të Hoxhë Mulla
Sulës në mjetet e informacionit, të cilat me guximin e parakohës, edhe i
përshendeta me një Ese letrar: Hoxhë Mulla
Sula si Zhozef Fushe. Porta e mbyllyr me dry e “Xhehnetit” (Parajsës), dhe
“Xhehenemit” (Ferrit), me këto Memoare u hap krah më krah. Hoxhallarët, dolën
haptas edhe në skenën politike. Pamarrë parasysh, se: Deri dje, ata kishin qenë
argatë partiak të Partive Politike. Sot, dolën nga prapaskena edhe si spiunë
shqiptar.
Haxhi Sulejman Rexhepi, në Memoaret e tij të publikuara e ka
thënë publikisht dhe haptas, se: Shumica e hoxhallarëve, kanë qenë dhe janë spiunë,
kundër popullit shqiptar. Punë tjetër, është ajo, sesa: Këto misionarë fetar,
kanë qenë në shërbim të “Allahut” dhe Atdheut?! Përmëtepër, se: Me ndihmën e
tyre si hoxhallarë, ato e kanë marrë edhe pushtetin fetar dhe partiak (Shtetin).
I përmend me emra e mbiemra. E. askushi deri më sot, nuk doli t’i demontojë
dezinformatat e Hoxhë Mulla Sulës. Memoaret e Haxhi Sulejman Rexhepit. Edhe,
pse: Ai në Memoaret e tij paralajmëron: Themelimin e një Partie Politike të Re
Shqiptare.
Haxhi Sulejman
Rexhepi, është: Patrioti më i madh shqiptar, nga ato “patriotët kuqezi” të
strukur në prehër të Partive Politike Shqiptare për Ditën e Nesërme. Që,
nateditë fotografohen para kamerave televizive. Haptas, doli kundër masave të
Qeverisë. I hapi dyert e xhamive për Bajram. E shpalli koronavirusin të vdekur.
Shkak, edhe pse: U shkarkua, nga “miqtë” e tij hoxhallarë nga posti i kryetarit
të BFI -së.
Gabim, historik! Haxhi Sulejman Rexhepi, ende është kryetar i
BFI -së. Shkaku, se: I ka realizuar me besnikëri të gjitha vendimet e BFI -së.
I kanë mbetur, pa realizuar edhe Dy shpallje: Xhamia Shqiptare. Flamuri
Shqiptar kuqezi me shqiponjën dykreanere të valojë, në minare të Xhamive
Shqiptare, në vend gjysëmhënës. Dhe, themelimi i një Partie Politike Shqiptare.
Shqiptarët “muslimanë”, siç duket: Nuk i kanë lexuar Memoaret
e Sulejman Rexhepit. E, në anën tjetër si “besimtarë besnik” të Allahut, dhe
Nënës Parti: E sulmojnë me komente dhe shkrime në Facebook, dhe portale
elektronike. Unë, i kam lexuar me shumë vëmendje. Edhe, e publikova një Ese për
ato Memoare si parashikim për Ditën e Nesërme Shqiptare.
Shkaku, se: Ai, në ato memoare e thoshte të vërtetën për
hoxhallarët me “Din e Iman”. Unë, e kam ditur atë të vërtetë, prandaj edhe
gjithë jetën e kam fshikulluar me shkrime publicistike. Po, nuk e kanë ditur
shqiptarët me këmbët dhe trutë në legen.
Sulejman Rexhepi, e pranoi në Memoaret e tij të publikuara,
se: Ka qenë spiun. Edhe, këtë e kam ditur si shkrimtar. Po, nuk e ka ditur populli shqiptar për hoxhallarët,
poetët, shkrimtarët dhe gazetarët, “turq e hamdurila” me emra dhe mbiemra, që i
publikoi Sulejman Rexhepi. Protestat qytetare “Monstra”. Që niseshin nga xhamia
“Jahja Pasha”. Qerbelaja, në xhaminë “Isa Beu”, ku para kamerave televizive u
grushtua ish deputeti i PPD -ës, Eshref Aliu, dhe Ministri i Kulturës në IRJ të
Maqedonisë.
Sulejman Rexhepi, është Profet Shqiptar. Edhe, ai vetë: E ka
shpallë veten në Memoaret e tij si Profet. Mëkot, e sulmojnë “bashkëpunëtorët”
e tij, dhe Sot: E shkarkojnë nga posti i kryetarit të BFI. Gjoja, se: Ai i
paska thyer normat dhe moralin e Fesë Islame:
E paska marrë për grua një vajzë 24 vjeçare, në moshën 74 vjeçare.
Qesharake. Qorra, hyjnë në jetën e tij private, kur e gjithë bota e di, se:
Muhemedi a. s. i pati në jetë disa gra plaka dhe të reja.
Sulejman Rexhepi, ndoqi rrugën e profetit Muhamedi a. s. I ka
kryer të gjitha lutjet dhe obligimet ndaj Zotit, dhe BFI në Maqedoninë e
Veriut. I kanë mbetur pa realizuar, vetëm edhe dy premtime: Shpallja e Xhamisë
Shqiptare, me valimin e Flamurit Shqiptar kuqezi në minare të xhamive Shqiptare.
Dhe, themelimit të një Partie të Re Politike Shqiptare…