Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Shteti me më shumë lypës sesa banorë në Shkup
E diele, 17.11.2019, 02:19 PM
SHTETI ME MË SHUMË LYPËS SESA BANORË NË SHKUP
NGA
KALOSH ÇELIKU
Përditë,
e përnatë udhëtoj këmbë nga “Çairi” në Shkup për të dalur matanë Vardarit
(“Urës Gurit”): Një birrë “hallall” ta pi tek “Parku i Grave”. Nuk përdor as
makinë, e as taxi. Shkaku se, matanë “Urës Gurit”, nga “Çairçanka” dal më parë
këmbë, sesa me makinë dhe taxi mes atyre sokaqeve të ngushta që nga koha e
Turqisë.
Nuk
është problemi kryesor i këtij shkrimi rasti publicistik gjatë rrugës time
krijuese për të dalë matanë Vardarit (Urës Gurit), që ta pi një birrë
“hallall”, mes Shkupit Shqiptar.
Kryeqytetin e “përbashkët”, tek “Parku i Grave”.
Problemi,
qëndron në një vend krejtësisht tjetër, thuajse të “padukshëm” politik
shtetëror - social të “vëllazërim-bashkimit”: Kalimit Kufirit të Shtetit
“përbashkët” juridik dhe ligjor. Unë për të dalë matanë Vardarit (“Urës
Gurit”), patjetër duhet t’i kaloj këmbë rrugës me qindra lypës me duart e
zgjatura për mëshirë! Ndihmë humanitare!
E,
matanë,”Urës Gurit”: Nuk e shoh as edhe një
lypës për mall?!…