E shtune, 12.10.2024, 07:46 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Rufjanët e partive politike

E shtune, 21.09.2019, 07:39 PM


RRUFJANËT E PARTIVE POLITIKE

             KURVA ME DY-TRE BURRA

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam ditur herët, para Lufte (2001), se: në gjirin e Partive Politike Shqiptare i kemi pasur edhe disa rrufjanë me kokën në grazhd partiak, e bythën në policinë e Shtetit të “përbashkët” (Xhadisë). Punë tjetër është ajo histori policore, se: I zgjodhëm vetë si popull, apo na i huazuan “vëllezërit e Njerkës” për “ndihmë” partiake politike. “Patriotë”, të shitur një krah kashtë kasolle mes fushe, ose një asht i hudhur për dritare në rrugë. Rrufjanë, që edhe sot e kësaj dite i ndërrojnë partitë politike, si kurva burrat. Tekefundit, kurvës i ka hije, por jo edhe këtyre “patriotëve” kuqezi. Partizanë partiak, që Sot e shterin zërin nëpër gazeta dhe portale elektronike të “pavarura” para syve të Popullit Shqiptar, se: akademikët, profesorët dhe intelektualët… nuk kanë bërë asgjë duke i shti të gjithë në thesin e tyre të grisur arnë përmbi arnë.

Ecë, e u beso këtyre rrufjanëve me diploma policore universitare, që e shitën Dje veten për pak para, dhe nuk e shesin Sot?? Nuk do ta shesin, as edhe Nesër?! Përsëri, mu si Dje me “vajtimet” e tyre policore dhe lotët e krokodilit rrëke fytyrës, ende ta fusin kokën në gjirin e Partive Politike Shqiptare, e bythën te shkërdhaçi i Shtëpisë Publike. Pavetëdije harrojnë, se: Populli Shqiptar i mban ende mend veprimet e tyre policore dhe gjurmët e thella ugareve në mjetet e informacionit, që nuk i fshin dot asnjë shi, stuhi, ose borë e madhe duke rënë pandërprerë me ditë, javë, muaj, vite dhe shekuj. E di se, cilës rruge kemi ecur si shqiptar: asaj fushore, apo asaj malore.

Edhe, kësaj radhe nuk do t’ua përmend emrat dhe mbiemrat, se: Frikë kam, mos ta përlyej Lapsin Kryengritës. Arsye, e thotë edhe vetë populli: Hë për hë, për Lapsin tim Kryengritës, jeni “trima pas lufte”. Dje, u lanë mandtë pas taxhisë të partive politike, dhe gjirit të Xhadisë. Sot, turreni me të katra pa kokë si dhelpra pas herdheve të Dashit, Nuses me pashterkë të kuqe. E shoh, se: Pak veta e keni lexuar fragmentin e Abetares. Dashit brirëpërdredhur, kurrë herdhet nuk do t’i bien udhës. Edhe pse. Dhelpra dinake, gjithë ditën e gjatë e ndjek përpbrapa hap pas hapi. Prandaj, ini të lumtur me grazhdin e partive politike Dje: poste politike, vende pune, honorare marramendëse… Fatkeqësisht, Sot janë zbrazur hambarët e Xhadisë. Edhe, grazhdi dhe gjiri i partive politike. E di, edhe atë, se do t’i thirrni në ndihmë vajtocat e Rekës t’ju këndojnë mbi varr me para këngë vajtimi, por nuk do të vij njeri i gjallë me lule mbi kokë, as edhe ndonjë parti politike me fjalime patetike. Shkaku, se: Rrugës deri në varrë si kurva politike, i keni ndërruarr disa burra mejdani me besë e pa besë. Mëkate bëtë, Dje: Punimet e autorëve, që ua dërgonin si redaski në besim për t’i publikuar në gazetat dhe portalet e juaja elektronike të “pavarura”, ju ia përcillnit me besnikëri shefit tuaj të partisë politike. Dhe, nuk i publikonit si një zë tjetër alternativ në mjetet e “pavarura” të informacionit. Shkak, që nuk mund t’u besojmë edhe Sot si parti politike me “Besë”.

Sot, gurë e dru hidhni mbi ish shefat e juaj partiak. Partive politike. Akademikëve. Profesorëve. Mësuesëve. Intelektualëve… Se,  nuk kanë bërë asgjë?! Jo, o rrufjanë: Me kapacitetet e bythëve të juaja “intelektuale” me hojdodole, që i keni pasur me vite në prehër të shkërdhaçve Njerkës, sipas meje kanë bërë mjaftë, të pamundshmen. Është dashur të bëjnë edhe më shumë, por me sojin e juaj të rrufjanëve duke bredhur burrë më burrë, politikanët shqiptar e kanë pasur në rrezik edhe kokën.

Kotnasikoti, Sot i fajsoni akademikët, profesorët, mësuesit, intelektualët, se nuk e kanë ngritur zërin… kur ju gjithë jetën si kalemxhi të shëtitur nëpër redaksi të varura e të “pavarura” me poste politike i kaluat netët kokëmëkokë në Shtëpinë Publike, në prehërin e Xhadisë, me: DoktorZiun, Patriotin e Vonuar, Tun-Batunin, Skizofrenin, Deledashin, Hojdodolen, Dudumin, Bozaxhiun dhe Hoxhën e Allahut. Dhe, shefat e juaj partiak, që nateditë ua fërkuat herdhet.

Ehu, rrufjanë “patriotë” të popullit shqiptar me brekët nëpër këmbë, që: Sot e ngrisni zërin deri në qiell për liri, kur Katundi digjet, e Kurva krihet?! Nuk e pyetni veten: Po, sikur ju të ishit në Çetën e Kryengritësve para Lufte (2001), Populli Shqiptar Sot, a do të ishte në këtë gjendje arsimore, kulturore dhe politike?! E di, nuk jeni në gjendje ta hapni as gojën. Përgjigjem, prapë Unë vetë, se: ju kutadi Unë me cilin e kaloni natën “patriotike”, kur neve si shqiptar na digjet zjarr mbi krye?!

Përsëri, përgjigjem Unë: Shqiptarët, nuk do të ishin në këtë gjendje politike, arsimore dhe kulturore për t’u vajtuar Sot me Gra Zajazi. Amani, “vëllezër” të Njerkës ua hudhni edhe një torbë taxhi, ose një asht në rrugë këtyre këlyshve të Popullit  Shqiptar, se: Me lehjet e tyre në iriq pas shpine, m’i qërruan edhe sytë, së paku të më pushojnë veshët! Gjithë jetën u zvarritën fushave, e sot u është tekur të hipin maleve, në Baba Tomorr.

Rrufjanë, që Dje: Nuk u hyri asnjë ferrë në këmbë?! Dhe, Sot: Kur u ka hyrë Kryengritësi për oxhaku, zëri për ndihmë u shkon për qielli…



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora