Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Politikanët pa kokë në qafë
E shtune, 22.06.2019, 04:36 PM
POLITIKANËT E SOTSHËM
PA KOKË NË QAFË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Moti
kohë e kam pritur, që Shqipërinë e Sotshme ta godas një Tërmet i fuqishëm
politik. Shkundë me të dyja duart e Rilindasëve Shqiptar, zgjojë nga gjumi
shekullor. Edhe, atë pas “Ndryshimeve demokratike”, dhe rrënojë me themele
gjatë këtyre viteve, politikën e tyre “madhore”. Politikë e hazdisur dhe
dalldisur me hajdutë, vrasës dhe kriminelë anembanë Atdheut. E di, se Zgjimi
pas kaq viteve Sot, është pak si vonë, por Populli thotë: Më mirë vonë, se:
Kurrë. Ose, “Erdhën mendtë, por na ikën dhentë.”
Shenjat
e para nga moslargëpamësia i dha Partia Demokratike, kur me çadra doli në rrugë,
në vend ato “strehimore” politike t’i vëndosë në Kuvend. Fushën e mejdanit, aty
ku: Historikisht i kanë matur forcat politike e luftarake me shekuj burrat e
mejdanit. Partia Politike, që më së shumti ka mëkate për këtë gjendje në të
cilën ndodhet Sot Shqipëria. Sala, duke i pri turmës me dy gishta lartë për “fitore”
si një Don Kishot Shqiptar me një kope delesh maleve pa Çoban. Krahpërkrahu me Lulin
(Sanço Panço Shqiptar mbi gomar) i etshëm për pushtet dhe pasuri në emër të
popullit shqiptar, duke u çjerrë në kupë të qiellit nën çadra nga Sheshi
“Skënderbeu”: “Ua shponi gomat! I tërhiqni zvarrë! Betejë për jetë a vdekje...”
E rrenë mendja, Sot të hipë në Pushtet me këto parulla aspak “politike” me
thirrje demagogjike?!
Vetmevete,
thashë: Ky, mund të jetë gjithëçka, por jo edhe politikan shqiptar. Në një
shkrim timin publicistik edhe ia përmenda kalimthi këtë thirrje publike pakrye,
por kurrë nuk më shkoi mendja se ai politikën shqiptar do ta nxjerrë edhe në
rrugë, mes Tiranës: dorëzojë mandatet e deputetëve. Tërbohet rrugëve të
Tiranës: Përpara Kuvendit dhe Qeverisë. Kuvendin e Shqipërisë, që burrat e
Atdheut në kohën e Serbisë dhe Turqisë nga sytë e armikut, e kanë strukur nëpër
male, dhe Oda të burrave nëpër kulla shqiptare. Pavetëdije, Sanço ynë “paqësor”
në rolin e Don Kishotit Shqiptar, e strehon nën çadra në gjirin e Tiranës i
mbrojtur nga Policia Shqiptare, që sot i sulmon me gurë dhe bomba molotov.
Përmëtepër,
edhe u zemrova me zgjedhjen e rrugës tij politike “paqësore”, që në pushtet me
ndihmën e armiqëve të Shqipërisë donte të vij me dhunë, dhe jo përmes votës demokratike
të popullit shqiptar?! E kishte, zgjedhur rrugën e Zaevit (Shpëtimtarit të
shqiptarëve”, i cili me “bombat” e tia politike nga rruga i ndihmuar nga ndërkombëtarët
dhe shqiptarët, erdhi në pushtet. Dihet, vetëm për një përdorim. Aqsa, “e
kapërceva zallin, ta q… kalin!” Ose, rrugën e ndonjë shteti tjetër “demokratik”
afrikan, se: Përmes armëve rrëmbehet Pushteti. Përdallim, nga Zaevi i cili pati
guxim dhe doli në zgjedhje, edhe i humbi zgjedhjet. Megjithatë, nuk bëri
probleme politike, po falë shqiptarëve pa pikë djerse e fitoi Pushtetin. Sançoja
ynë shqiptar, hipur mbi gomar, pas Don Kishotit Shqiptar nëpër beteja për
“fitore”, nuk pati guxim të rroket fytas me mullinjtë e erës. I dorëzoi mandatet e deputetit të popullit,
doli nga Kuvendi në rrugë me çadra, protesta “paqësore” dhe bomba molotovi. Raste,
të rralla janë këto në politikë, që mund të ndodhin në Ditën e Sotshme me
partizanë të partive politike, dhe argatë antishqiptar pa ndihmën e votave
demokratike të një populli.
Shqiptarëve,
u përsëritet me shekuj Historia, që nga koha e Serbisë dhe Turqisë, edhe në
Ditën e Sotshme. Fan Noli, në mes të Ballkanit kur shpalli të vetmin shtet
demokratik shqiptar (1924), kur vetë Rusia asaj kohe nuk ishte shtet
demokratik?! U ngritë më këmbë e gjithë Rusia. Përmes Serbisë me vullnetarë
shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia Jugosllave e rrëzuan nga pushteti Qeverinë e
Fan Nolit. Pse, sot: Armiqtë e Shqipërisë të mos i përdorin po të njëtat metoda
strategjike politike - luftarake kundër Shtetit Shqiptar, që duam ne, apo nuk
duam: Nesër, sipas Ligjeve të Natyrës dhe vizionerëve Rilindas Shqiptar, do të
Rilindë Shqipëria Etnike. Përkundër, mashave shqiptare që me vite zvarriten si “politikanë
patriotë” mes popullit.
Vdiq,
ajo kohë! Sot, jemi shekulli XXI. Shqiptarët, i mësoi Historia: Veç, më kanë
vetëdije. Dhe, nuk janë dhenë pa Çoban, siç mendojnë politikanët e arratisur
dhe të dalldisur pas posteve politike: Që, nëse një dele e nënkryeme qafërjepur
kërcen në lumë, edhe të tjerat njëra pas tjetrës kërcejnë pas saj dhe mbyten në
hurdhë. Nuk ecin pas Gomarit, që e thirrin në Dasëm vetëm për t’u bartur ujë
krushqëve, e jo se është i mençur dhe i bukur.
Dëshmi
ilustrative e Ditës Sotshme Historike, edhe pse: I mallkuar si popull shqiptar nga
Baba Dovleti (Turqia), Shqipëria e Sotshme që lindi me penë e pushkë nëpër
shekuj e shpallur nga Rilindasët Shqiptar (1912), Sot pasardhësit e tyre “politikanë”
brenda një ditënate përpiqen ta rrënojnë me protesta “paqësore” dhe dhunë.
Luftë për pushtet. Pasuri personale, familjare, miqësore dhe klanore duke e
shitur veten për një torbë taxhi, post politik.
Ditën
e Sotshme, ta djegësh Shqipërinë, që e krijuan Rilindasët Shqiptar me shumë
mund, djersë, penë, pushkë dhe gjak: Për mua është çmenduri e Kohës Qorre.
Përmëtepër, i tërbuar ta shkatrrosh dhe vësh zjarrin pasurisë popullit, djegësh
edhe Shkollën Shqipe, për të cilën të parët tanë e kanë shkrirë edhe gjithë
pasurinë e patundshme brez pas brezi, kanë derdhur gjak, dhe e kanë dhënë edhe
jetën e tyre fytas me armikun shekullor, vërtetë sot, o burra: Është koha për
t’i rënë kokës me të dy grushtat, nëse ende e kemi në Qafë?!
Dhe,
Sot kur e shoh tërbimin dhe çmendurinë e tyre rrugëve të Shqipërisë, trembem,
se: Një pakicë e dalldisur “politike” dhe e manipuluar e popullit shqiptar, që i
ka mbuluar “harami” dhe me çdo kusht duan ta shtinë popullin shqiptar në
vëllavrasje edhe në Ditën e Sotshme, nuk e kanë kokën në Qafë, po tek Bytha,
për mua është vetëvrasje për Shqipërinë?! E them këtë, se: Po, ta kishin në
Qafë, Sot para syve të botës, nuk do ta shkatërronin dhe digjnin pamëshirë pasurinë
e tyre të fituar me shumë mund, djersë dhe gjak - Shqipërinë.
Shkak,
ky: Që, Sot e them me plotë gojën, se: Shqipërinë me 30 Qeshrshor 2019 do ta
godasë një Tërmet i fuqishëm politik. Edhe, rrënojë me themele parashikimet e
“politikanëve” të arratisur qorrsokakeve pas “Ndryshimeve demokratike”. Politikanët
e hazdisur dhe dalldisur pas posteve politike dhe pasurisë personale, do t’i
dëbojë me votën e lirë demokratike, nëse është nevoja edhe me shqelma nga jeta
politike, vetë populli shqiptar.
Shqipërisë,
Sot i duhet një gjak i ri politik, dhe jo një gjak i prishur që ende i
qarkullon nëpër damarë. Gjak i huaj, i marrur si infuzion nëpër shekuj nga
pushtuesit. Gjak, që Sot përpiqet t’ia paralizojë këmbët, duart dhe Kokën me
protesta “paqësore” në rrugë: çadra, bomba molotovi dhe brohoritje: “Rama ik!”
Ose, me përmendore të improvizuara duke e krahasuar Edi Ramën me Enver Hoxhën,
sesi e rrëzojnë shqiptarët dhe e tërheqin zvarrë para syve të botës.
Përmëtepër, duke e përcjellur në “varr” me “tallava”, Rep muzikë nga fundi
hurdhës ku kanë rënë vetë këmbekrye si “politikanë” me vargjet e Ali Asllanit:
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti
darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni
xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe,
lepe!
Pavetëdije
se, në atë sofër si “ politikanë demokratë” janë ulur edhe vetë me vite. Edhe,
kanë hëngër, edhe pirë, edhe e kanë përmirë dhe dhierë sofrën deri në Agim.
Por, atë natë “triumfale” i harruan vargjet e At Gjergj Fishtës;
Jo
pse ju Shqipninë doni.
Jo
pse ju ndo‘ send kuptoni
Shka
asht Atdheu e shka është Lirija.
Shka
asht Vllaznija e Parasija
Përpraimi
e Qytetnia.
Por,
veç pse ende der më sot
Një
tyran s’po e gjeni dot.
Nën
këmbë t’cilit ju me u shtrue.
Politika
“madhore” e Salës, e solli në krye të Partisë Demokratike Lulin (Sanço Pançon e
tij shqiptar mbi gomar), që përpiqet me çdo kusht të hipë në Kalin e
Donkishotit Shqiptar (Salës). Fatkeqsisht, sipas meje ende i mungojnë
stërvitjet politike kalorësiake të Kryezotit nga garat luftarake “demokratike”,
që kësaj radhe u ndesh edhe me Kopenë e deleve. Gomari tij me samarë e hodhi në
kokërr të shpinës, mes Sheshit “Skënderbeu”, në Tiranë. Mëkot, bërtiti për
ndihmë: “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa! Zoti, u bekoftë ju! Zoti e
bekoftë Shqipërinë! Rama ikë!”… Nuk e dëgjoi kush atë natë, as edhe vetë Zoti.
Përveçse, Kryezotit tij (Don Kishoti Shqiptar), por tashti më ishte vonë për
ndihmë. Rama, nuk ikë me publikimin e fotografive lakuriq në plazh, dorëzimin e
mandateve të deputetit popullit, çadra në Sheshin “Skënderbeu”, dhe as me
protesta të përditshme “paqsore” e bomba molotovi, por me dialog politik dhe me
votën e shenjtë të zgjedhjeve lira dmeokratike nga populli shqiptar.
E
parshoh edhe përfundimin e kësaj politike qorre pa kokë në Qafë! Dhe, i bindur
jam, se: Pas 30 Qershorit 2019, Shqipëria do të shpëtojë nga politikanët qorra
me dy sy në ballë: hajdutë dhe kriminelë. Tërmet politik, mëse i nevojshëm në
këtë Kohë Qorre, për “Jetë a Vdekje”. Rilindë Shqipëria Etnike. Ringjalli veten
ajo Zonjë e rëndë e Vaso Pashë Shkodranit nga themelet e Rilindasëve Shqiptar:
politike, arsimore dhe kulturore. Sotpërsot, që një turmë e shqiptarëve pa kokë
në qafë, përsëri duan ta “qesin me krye në hi.”
Dhe,
në fund: Tridhjetë Qershori 2019, nuk është larg! Gjithë Populli Shqiptar, që
ende e ka kokën në Qafë, duhet të dalë kryelartë në votime të “lira”! Edhe,
japin votën e tyre demokratike, jo për politikanët e sotshëm pa kokë në Qafë,
por për Shqipërinë. Vota e tyre e “lirë demokratike”, pas 30 Qershorit 2019, do
t’i përzë nga skena politike këto liderë partiak, dhe jo rruga, dhuna ose arma.
Vëllavrasja për poste politike. Që, nateditë Shqipërisë përpiqen t’ia bëjnë
varrin. Popull me vetëdije, është ai: Që, më 30 Qershor 2019 me votën e “lirë” demokratike
këto politikanë kukulla do t’i shti në varr. Edhe, shpëtojë Shqipërinë nga
pangopësia e tyre politike.
Tridhjet
Qershori 2019, nuk është larg! Shqipëria Etnike, për inatë të “politikanëve” të
sotshëm qorra jolargpamës, do të Rilindë në mes të Ballkanit…