Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rrufjanët e partive politike
E enjte, 21.11.2019, 09:00 PM
RRUFJANËT E PARTIVE POLITIKE
KURVA ME DY - TRE BURRA
NGA
KALOSH ÇELIKU
E
kam ditur herët, para Lufte të Kosovës
në Drenicë 1998 - 1999 dhe 2001, në IRJ të Maqedonisë, edhe i kam fshikulluar
në shkrimet e mia publicistike, se: në gjirin e Partive Politike Shqiptare i
kemi pasur edhe disa rrufjanë me kokën në grazhd partiak, e bythën në policinë
e Shtetit të “përbashkët” (Xhadisë). Shkaku kryesor, që edhe sot e kësaj dite,
nuk mund ta çojmë kokën si popull shqiptar.
Punë
tjetër është ajo histori policore, se: I zgjodhëm vetë si popull, apo na i
huazuan “vëllezërit” e Njerkës për “ndihmë” partiake politike. “Patriotë”, të
shitur një krah kashtë kasolle mes fushe, ose një asht qeni endacak i hudhur
për dritare në rrugë. Rrufjanë, që edhe sot e kësaj dite i ndërrojnë partitë
politike, si kurva burrat. Tekefundit, kurvës i ka hije t’i ndërrojë burrat në
shtrat, por jo edhe këtyre “patriotëve” kuqezi. Partizanë partiak, që Sot
çirren dhe e shterin zërin nëpër gazeta dhe portale elektronike të “pavarura” e
varura si “analistë” politik para syve të Popullit Shqiptar, se: “… akademikët,
profesorët dhe intelektualët…”, nuk kanë bërë asgjë duke i shti të gjithë në
thesin e tyre të grisur arnë përmbi arnë, në “Festat e Nëntorit” 2019.
Organizojnë “manifestime kulturore” me paratë e qytetarëve duke u fotografuar
me pushtetarët si “vlera artistike” patriotike shqiptare me “poetë” dhe
“këngëtarë” Facebooku, vetëm gjatë një muaji. E, gjithë vitin ia fusin gjumë
arushe. Ende, i mbajnë gjallë partizanët e partive tyre politike
gjysëmanalfabetë me çaj rusi, fanta e coca cola mbi tavolinat e tyre festive
“artistike”.
Ecë,
e u beso këtyre rrufjanëve me diploma policore universitare, që e shitën Dje
veten për pak para, dhe nuk e shesin Sot?! Nuk do ta shesin, as edhe Nesër?!
Përsëri, mu si Dje me “vajtimet” e tyre “patriotike” dhe lotët e krokodilit
rrëke fytyrës, ende ta fusin kokën në grazhdin e Partive Politike Shqiptare, e
bythën te Shkërdhaçi i Shtëpisë Publike. Pavetëdije harrojnë, se: Populli
Shqiptar i mban ende mend veprimet e tyre policore dhe gjurmët e thella ugareve
në mjetet e informacionit, që nuk i fshin dot asnjë shi, stuhi, ose borë e
madhe duke rënë pandërprerë me ditë, javë, muaj, vite dhe shekuj. E di se,
cilës rruge kemi ecur si shqiptarë: asaj fushore, apo asaj malore.
Edhe,
kësaj radhe nuk do t’ua përmend emrat dhe mbiemrat e partizanëve partiak, se:
Frikë kam, mos ta përlyej Lapsin tim Kryengritës. Arsye, e thotë edhe vetë
populli: Hë për hë, për Lapsin tim Kryengritës, jeni “trima pas lufte”. Dje, u
lanë mendtë pas taxhisë të partive politike, dhe gjirit (tambëlit) të Xhadisë.
Sot, turreni me të katra pa kokë si dhelpëra pas herdheve të Dashit. Nuses me
pashterkë të kuqe.
E
shoh, se: Pak veta e keni lexuar fragmentin e Abetares. Dashit brirëpërdredhur,
kur Dhelpëra dinake i shkonte përmbrapa, herdhet mos i bien udhës. Kurrë,
Dashit bripërdredhur herdhet nuk do t’i bien udhës, as edhe pasi ta kërcejë
gardhin! Edhe pse, Dhelpëra dinake, gjithë ditën e gjatë e ndjek përmbrapa hap
pas hapi. Prandaj, ini të lumtur me grazhdin e partive politike Dje dhe Sot:
poste politike, vende pune, honorare marramendëse pa asnjë ditë pune.
Fatkeqësisht,
Sot janë zbrazur hambarët e Xhadisë. Edhe, grazhdi dhe gjiri i partive
politike, u ka shterë tambëli. E di, edhe atë, se do t’i thirrni në ndihmë
vajtocat e Rekës t’ju këndojnë mbi varr me para këngë vajtimi, por nuk do të
vij njeri i gjallë me lule mbi kokë, as edhe ndonjë parti politike me fjalime
patetike. Shkaku, se: Rrugës deri në varr si kurva politike, i keni ndërruarr
disa burra mejdani me “besë” e pa besë.
Mëkate
bëtë, Dje: Punimet e autorëve, që ua dërgonin si redaski në besim për t’i
publikuar në gazetat dhe portalet e juaja elektronike të “pavarura” e varura,
ju ia përcillnit me besnikëri “vojvodës” tuaj të partisë politike. Dhe, nuk i
publikonit si një zë tjetër alternativ në mjetet e “pavarura” të informacionit.
Fjalës lirë. Shkak, që nuk mund t’u besojmë edhe Sot si parti politike me
këmbët dhe trutë në legen.
Sot,
gurë e dru hudhni mbi ish shefat e juaj partiak. Partive Politike Shqiptare.
Akademikëve. Profesorëve. Mësuesëve. Intelektualëve… Se, nuk kanë bërë asgjë?! Jo, o rrufjanë
trusakatë: Me kapacitetet e bythëve juaja “intelektuale” dhe hojdodole, që i
keni pasur me vite në prehër të shkërdhaçve Njerkës, sipas meje kanë bërë
mjaftë të pamundshmen. Është dashur të bëjnë edhe më shumë, por me sojin e juaj
të rrufjanëve duke bredhur burrë më burrë, politikanët shqiptar e kanë pasur në
rrezik edhe kokën.
Kotnasikoti,
Sot i fajsoni politikanët, akademikët, profesorët, mësuesit, intelektualët, se
nuk e kanë ngritur zërin… Ndoshta, edhe keni të drejtë, por ju gjithë jetën si
kalemxhi të shëtitur nëpër redaksi të varura e të “pavarura” me poste politike
i kaluat netët kokëmëkokë në Shtëpinë Publike, në prehërin e Xhadisë, me:
DoktorZiun, Patriotin e Vonuar, Tun-Batunin, Skizofrenin, Deledashin,
Hojdodolen, Dudumin, Bozaxhiun dhe Hoxhën e Allahut. Dhe, shefat e juaj
partiak, që nateditë ua fërkuat herdhet.
Ehu,
rrufjanët e Sotshëm “patriotë” të popullit shqiptar ende me brekët nëpër këmbë,
që: Sot e ngrisni zërin deri në qiell për liri me pizi, valle e çifteli, kur
Katundi digjet, e Kurva krihet?! Nuk e pyetni veten: Po, sikur ju Dje të ishit
në Çetën e Kryengritësve Shqiptar para Lufte (1998 - 1999 dhe 2001), Populli
Shqiptar Sot, a do të ishte në këtë gjendje arsimore, kulturore dhe dalldisur
politike?!
E
di, nuk jeni në gjendje ta hapni as gojën. Përgjigjem, prapë Unë vetë, se: ju
kutadimë ne se, me cilin dudum shkërdheheni dhe e kaloni natën “patriotike”,
kur neve si shqiptarë na digjet zjarr nateditë mbi krye?!
Përsëri,
përgjigjem Unë: Shqiptarët, nuk do të ishin në këtë gjendje politike, arsimore
dhe kulturore për t’u vajtuar Sot me Gra Zajazi. Amani, “vëllezër” të Njerkës
ua hudhni edhe një torbë taxhi, ose një asht në rrugë këtyre këlyshve tërbuar
të Popullit Shqiptar, se: Me lehjet e
tyre në iriq pas shpine mes Kopështi, m’i qërruan edhe sytë, së paku të më
pushojnë veshët! Gjithë jetën u zvarritën fushave e livadheve, e sot u është
tekur të hipin maleve me piskama partiake e zhurma kulturore, në Baba Tomorr.
Rrufjanë,
që Dje: Nuk u hyri asnjë ferrë në këmbë?! Dhe, Sot: Kur u ka hyrë Kryengritësi
për oxhaku, zëri për ndihmë u shkon për qielli…